Author: tirana

Arben Ahmetaj është shfaqur për herë të parë në publik pas shkarkimit nga posti i zëvendëskryeministrit nga kreu i qeverisë, Edi Rama. Ai foli në konferencën me temë “OPEN BALKAN – Sfidat kryesore dhe zgjidhjet lehtësuese për Rajonin”. Një tjetër detaj që vihet re është dhe se ndryshe nga aktivitet e zhvilluara deri dje, fjalën e tij në aktivitetin e sotëm nuk e ka shpërndarë askush tjetër në rrjetet sociale, përveç tij. “Do ndaj me të ftuarit që janë prezent dhe për ata që na ndjekin online një prezantim të përgatitur nga ana ime për të ndarë situatën dhe disa…

Read More

Pastrimi dhe hidratimi i rregullt i lëkurës është një nga gjërat më të rëndësishme. Por, disa rituale të përditshme mund të shkatërrojnë lëkurën tuaj edhe pa qenë në dijeni të saj. Dushi ka një ndikim të madh në lëkurën tuaj, që nga koha kur kaloni në dush e deri tek mënyra e larjes së trupit tuaj. Prandaj, është e rëndësishme të gjeni rutinën e duhur që i përshtatet lëkurës tuaj. Gabimi që bëjnë shumica e grave pas dushit, i cili shkatërron lëkurën e tyre, është se presin shumë gjatë për të aplikuar një krem ​​hidratues ose nuk aplikojnë fare. Pas…

Read More

Bajram Begaj ka marrë postin e presidentit prej ditës së djeshme duke pasuar në krye të këtij institucioni Ilir Metën. Begaj do të qëndojë në këtë detyrë për 5 vitet e ardhshme. Menjëherë pas marrjes së detyrës, Begaj ka ndryshuar faqen e presidencës në uebsite duke vendosur një foto ku shfaqet krah bashkëshortes Armanda Begaj dhe djemve të tyre. Ai ka fshirë çdo material të presidentit të mëparshëm Ilir Meta duke nisur nga fjalimet, intervistat apo foto galeritë. Ndërkohë në një vëzhgim në rrjetet sociale, Begaj shprehet se faqen e tij në Instagram do ta menaxhojë vetë ai bashkë me…

Read More

Policia greke ka arrestuar dy emigrantë shqiptarë dhe një serb, pasi u kapën duke kultivuar bimë narkotike në një zonë periferike në Fokidha të Greqisë. Në pranga ranë dy shqiptarë të moshës 43 dhe 46-vjeç dhe një serbi 51-vjeç. Ata kishin mbjellë 750 fidanë kanabis, ndërsa kishin përshtatur vendin e rrethuar me gardh që të mos ishte i aksesueshëm, kishin krijuar dalje për zbulim të mundshëm, ndërsa kishin vendosur një pompë uji, të cilën e përdornin për t’u furnizuar me ujë nga një degë e afërt.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë. Një 37-vjeçar polak ka ndërruar jetë në spitaln e qytetit bregdetar, si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sarandë/Informacion paraprak: Sot rreth orës 17:50, në spitalin e Sarandës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi polak R. J., 37 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Asambletë e Shoqatave të Vetqeverisjes Vendore të Shqipërisë të përbëra nga kryebashkiakët e vendit, kanë bashkuar forcat përmes vendimmarrjes unanime për bashkimin e dy shoqatave që deri dje përfaqësonin të ndara bashkitë e vendit, në një të vetme.Ky vendim i hap rrugë përfaqësimit të pushtetit vendor nga një Shoqatë e vetme. Shoqata për Autonominë Vendore, do të jetë përfaqësuesja e vetme e të gjithë bashkive vendit, në një vendim të rëndësishëm për pushtetin vendor i cili do të përfaqësohet i unfikuar për të mbrojtur të drejtat e pushtetit lokal, interesat e komuniteteve dhe demokracinë vendore.Kjo lëvizje vjen në një moment…

Read More

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare aktori britanik, David Warner. BBC raporton se Warner humbi jetën nga kanceri dhe se lajmi i hidhur u konfirmua nga familja e të ndjerit. “Ai do të na mungojë jashtëzakonisht shumë. Të dashurit dhe miqtë e tij do ta kujtojnë si një person zemërmirë, bujar, partner dhe baba të dhembshur”, thuhet në mesazhin e botuar nga të afërmit e aktorit. Warner ka lindur në Mançester, në vitin 1941. Prindërit e tij ishin të divorcuar. Fëmijërinë e tij, ai e përshkruante “të trazuar” dhe “të çrregullt”. 

Read More

Ditën e sotme Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbajë Konventën Kombëtare, çka vjen fill pasi ish kryetari i saj Ilir Meta dorëzoi postin e presidentit të vendit. Pas 5 vitesh ish-presidenti Ilir Meta rikthehet në një nga organizimet e LSI, në Konventën Kombëtare.Sot veç Kryemadhit do të flasë edhe Meta. Meta pati edhe 2 komunikime në rrjetet sociale ku theksoi besëlidhjen kuqezi për sovranitetin dhe referendumin. Pritet edhe dorëheqja e Kryemadhit edhe pse Meta deklaroi sot se kreun e LSI e ka lënë në kohën kur u bë president.

Read More

Turqia akuzoi të hënën Greqinë se ka zmbrapsur një varkë që transportonte emigrantë nga ujërat territoriale greke në ato turke. Ministria e Mbrojtjes në Ankara tha se incidenti ndodhi të dielën pranë Rodosit [ishull grek] dhe postoi pamjet me dron në mediat sociale që tregonin rojet bregdetare duke tërhequr varkën në ujërat turke pranë vendpushimit jugperëndimor të Marmaris [port- qytet në Turqi]. Rojat bregdetare greke nuk kanë dhënë ndonjë komente për rastin. Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte menjëherë vërtetësinë e pamjeve, të cilat tregojnë se pasagjerët e një varke lidhin një litar nga pjesa e prapme e saj…

Read More

Pesë vjet e gjashtë muaj burg, si dhe i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike; ky është dënimi që do të vuajë profesori italian, Angelo Scala. Ai akuzohej se iu kishte kërkuar studentëve marrëdhënie seksuale në këmbim të një note kaluese. Sipas hetuesve, rezulton se Scala ka kërkuar favore seksuale në periudhën 2019-2020, kur ishte profesor në departamentin e Jurisprudencës në Universitetin Federico II të Napolit. Para datave të provimeve, ai realizonte takime paraprake me studentët jashtë Universitetit. Në disa raste të konstatuara, provimet janë kryer formalisht në ambientet e universitetit, e në disa raste të tjera, studentët nuk janë futur…

Read More

Vijojnë kontrollet në subjekte të ndryshme, përgjatë vijës bregdetare, për respektimin e aktit normativ që ndalon muzikën në mjediset e hapura. Mbrëmjen e djeshme kanë vijuar kontrollet në lokalet në vijën bregdetare në Vlorë, Sarandë, Ksamil, Himarë, Dhërmi dhe Borsh. Kontrollet do të vijojnë çdo ditë, për të garantuar respektimin e orarit të përcaktuar për vendosjen e muzikës, në subjektet përgjatë gjithë vijës bregdetare të qarkut Vlorë.

Read More