Saimir Jaku u qëllua nga vrasës me pagesë. Krimi ka ndodhur në 2016. Në pranga të policisë ka rënë Dorjan Keqi, 40-vjeç nga Kruja dhe sipas policisë dyshohet si vrasës me pagesë, i cili ka kryer ekzekutimin në bashkëpunim me persona të tjerë. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Vehbi Bushati, tha se si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe profesionale, bënë të mundur dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 9 shtator 2016, në Rrëshen, ku u vra me armë zjarri shtetasi Saimir Jaku dhe u plagos shtetasi Gjergj Prenga. Sipas bluve të Lezhës,…
Author: tirana
Dëmtimi i Paul Pogba doli më i rëndë se sa parashikimet e para dhe tani mesfushori francez ka gjasa të ndalet për 6-8 javë. Dukej si një dhimbje e thjeshtë në gjurin e djathtë, por ekzaminimet radiologjike, të cilave iu nënshtruan mesfushori bardhezi, treguan një dëmtim të meniskut lateral. Blerja e re e Juventusit do t’i nënshtrohet një konsulte ortopedike të specializuar në Shtetet e Bashkuara. Sipas të gjitha gjasave, ai mund të operohet drejtpërdrejt në Amerikë, në mënyrë që të përshpejtojë sa më shumë kohët e rikuperimit. Pogba nuk e ka ndjekur skuadrën në Teksas, ku Juve do të…
Për të gjithë ata turistë që duan të shohin magjinë që të ofron Venecia, duhet të paguajnë. Qyteti Italian i Venecias do të jetë i pari në botë që do të krijojë një regjistër për turistët e huaj që do të vizitojnë vendin dhe që do të paguajnë një tarifë hyrjeje për në qytet. Teksa qeveria lokale thotë se e sheh këtë si zgjidhjen e vetme për të frenuar turizmin e tepërt, vizitorët dhe pronarët e bizneseve thonë se ky sistem i ri është i padrejtë e madje i mbushur me sfida logjistike. Venecia është një nga qytetet më të…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takojnë Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, më vonë gjatë ditës së martë në Uashington. Në njoftimin e presidencës është thënë se palët do të diskutojnë për partneritetin bilateral mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, për mbështetjen ndaj Kosovës në sektorët strategjikë, duke përfshirë ekonominë dhe mbrojtjen. “Në takim, Presidentja Osmani do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes amerikane për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, duke përfshirë edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Ajo do ta informojë Sekretarin Blinken edhe për hapat të cilat i ka ndërmarrë Kosova…
Policia në bashkëpunim me prokurorinë e Lezhës kanë arritur që të zbardhin pas 6 vitesh, vrasjen e ish-drejtorit të OST-së, Saimir Jakut. Krimi ndodhi më 9 shtator të vitit 2016 në një lokal në qendër të Rrëshenit dhe me urdhër të prokurorisë së Lezhës është ndaluar një 40-vjeçar nga Kruja. Sipas policisë 40-vjeçari nga Kruja kreu vrasjen me pagesë, ndërsa në banesë iu sekuestruan 21 celularë.
Policia greke ka zbuluar dhe ka shkatërruar një grup kriminal, ku të përfshirë janë shqiptarët. Katër prej tyre kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se kanë kryer 45 vjedhje në periudhën tetor-nëntor të 2021-it si edhe gjatë muajit korrik të 2022-it. Mediat greke shkruajnë se pas muajsh hetimesh dhe kërkimesh efektivët arritën të identifikojnë dhe godasin bandën e hajdutëve shqiptarë të cilët kanë kryer 45 vjedhje në Janinë, kryesisht në banesa dhe magazina. Vlera e sendeve të plaçkitura arrin në 30 mijë euro, sipas autoriteteve greke. Po ashtu gjatë hetimeve të kryera, efektivët e policisë gjetën 1560 euro, 8.000 lekë,…
Rihanna është një nga emrat që prodhon lajme për mediat rozë çdo ditë, por fansat kanë vite që nuk dëgjojnë projekte të reja muzikore. Pas hiteve të njohura si “Umbrella” ose “Disturbia”, Rihanna nuk ka publikuar asnjë këngë të re që prej vitit 2016. Pse nuk po këndon më Rihanna? Rihanna u largua nga biznesi i muzikës duke u kthyer në një sipërmarrëse. Në vitin 2017, ajo themeloi një kompani kozmetike të quajtur “Fenty Beauty”. Pasi marka e saj fitoi emër, Rihanna erdhi me ”Fenty Skin”, një linjë për kujdesin e lëkurës për të plotësuar biznesin e saj. Pas kësaj,…
Numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e Bashkimit Europian ka vijuar të mbetet i lartë edhe në maj 2022, ndonëse me rënie në raport me muajt e fundit të 2021-t, ndërsa si pesë mujor është shumë më i lartë se e njëjta periudhë e 2021-it, kur lëvizjet ishin ende të kufizuara për shkak të pandemisë. Për periudhën janar-maj u shënuan gjithsej 3,850 aplikime dhe riaplikime, me një rritje prej 108% në krahasim me 5 muajt e parë të vitit të kaluar, kur lëvizjet ishin ende të kufizuara për shkak të pandemisë. Pas heqjes së kufizimeve për udhëtime,…
Ish-presidenti Ilir Meta i rikthyer në partinë e tij, e ku dje në Konventën Kombëtare e pagëzoi me emrin “Partia e Lirisë”, jep një tjetër mesazh. Sot përmes postimit të disa fotove nga takimi i djeshëm në rrjetin social facebook, Ilir Meta shkruan se tani është koha për veprim dhe se nuk duhet humbur asnjë sekond. “Me mirënjohje për të gjithë delegatët për vendimin historik të themelimit të Partisë së Lirisë. Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e Sovranitetit të plotë të popullit shqiptar nëpërmjet Referendumit. Tani është Koha për Veprim! Asnjë sekondë për…
Situata nga zjarret në vend, vijon që të jetë problematike. Në fshatin Lezhan në Vlorë është bërë e mundur fikja e zjarrit. Nga flakët u dogj një shtëpi në pronësi të Laver Aliaj, rreth 25 ha shkurre si dhe rreth 300 rrënjë ullinj. Në fikjen e zjarrit morën pjesë, grupi i Agjencisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) Selenice prej 12 personash me mjetin zjarrfikës. Gjithashtu mjeti I MZSH Vlore me 3 efektive.
Për herë të parë, nxënësit që nuk dëgjojnë do të kenë shkollën e tyre. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, ka dhënë një lajm të shumëpritur. Këtë vit shkollor për herë të parë do të ketë shkollë të mesme për këta nxënës që mbarojnë klasën e nëntë, duke i mbështetur ata që të bëhen më të aftë për jetën e tyre, që të fitojnë një profesion, që të integrohen më mirë në shoqëri dhe në tregun e punës, si dhe që të japin më shumë kontribut në shoqëri. “Në një nga vizitat që kam zhvilluar në Institutin e Fëmijëve…
Zjarrvënia e makinës në Korçë dyshohet të jetë e qëllimshme. Pronari i makinës është një emër i njohur për policinë e Korçës, pasi aktualisht ai vuan dënim në burgun e Drenovës për drogë. Nga policia po punohet për identifikimin e autorëve. “Më datë 25.07.2022, rreth orës 23:55, në lagjen nr. 17, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit A. Z., banues në Korçë, i cili ka qenë i parkuar në rrugë. Nga hetimet e kryera, dyshohet se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen…