Author: tirana

Komisioni i përbashkët Shqipëri-Itali ka nisur punën për njohjen e sistemit të pensioneve, sigurimeve shoqërore dhe arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve. Lajmin e bën të ditur Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa siç njoftohet, ky është një hap më pranë finalizimit të marrëveshjes që synon bashkimin e kontributeve shoqërore për qytetarët që kanë punuar në të dyja vendet. Kujtojmë se, siç ka bërë të ditur më herët gjatë këtij viti Bordi Drejtues i Shoqatës Kombëtare të Italianëve dhe Shqiptarëve për Pensionet, gjatë 2022 do të zhvillohen bisedime dypalëshe mes qeverive shqiptare dhe italiane për finalizimin e marrëveshjes…

Read More

Policia Kufitare ka gjobitur dy persona, të cilët rrezikuan jetën e pushuesve duke kryer manovra të rrezikshme me mjete lundruese. Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurt për pushuesit, kanë marrë njoftim për dy shtetas që kryenin manovra të rrezikshme me mjete lundruese, në det, duke rrezikuar pushuesit. Pas lokalizimit të mjeteve lundruese, ndëshkuan me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili, pronarët e mjeteve lundruese, shtetasit G. Zh., 35 vjeç dhe A. H., 45 vjeç, të dy banues në Sarandë. Gjithashtu u bë…

Read More

Në kuadër të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian dhe 100-vjetorit të marrëdhënieve me SHBA, në 28 korrik do të mbahet një koncert në sheshin “Skënderbej”. Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama po ndan në profilin e tij në “Facebook” emrat e këngëtarëve të njohur shqiptarë që do të marrin pjesë në koncertin e planifikuar. Në postimin e fundit të shefit të qeverisë, teksa njoftonte emrin e një tjetër artisti që do të performojë në 28 korrik, ra në sy komenti i Nard Ndokës. Me ironi, ai pyet Ramën: “Lulin do e marrësh me këndu himnin?”

Read More

Luzia Xhuvani, aktorja e njohur shqiptare, njëherësh ish-deputete e dorëhequr e zonës pak vite më parë, vijon ende aktivitetin skenik. Paçka disa goditjeve të rënda në jetën private, ku e fundit qe ndarja nga jeta e bashkëshortit të saj, regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani, ajo nuk e ka ndërprerë raportin e saj me skenën, që është në fakt më shumë se profesion për të, identiteti bazë i saj jetësor. Megjithatë, ajo u ka qëndruar larg mediave. Në një rrëfim, Xhuvani ka zbuluar se në fakt ajo sot do të ishte një mjeke ose inxhiniere, por për shkak të biografisë së…

Read More

Grupi hetimor ka rindërtuar dinamikën e atentatit në qendër të Milotit ku mbeti i vrarë 28 vjeçari Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Brahimi. Hetuesit kanë arritur në përfundimin se në atentat kanë marrë pjesë 4 vrasës me pagesë. Dy kanë pasur rolin e qitësit, ndërsa një vrasës i tretë ka pritur me makinë ndezur që të realizonte largimin e menjëhershëm të dy autorëve që qëlluan me armë zjarri drejt Klisman Preçit dhe Ylli Brahimit. Më pas një autor i katërt i ka pritur tre personat, për t’u larguar me një makinë tjetër pasi dogjën makinën që përdorën në attentat…

Read More

Trupi i pajetë i një 22-vjeçari është gjetur i pajetë në bregdetin e Durrësit, rreth orës 14:oo të ditës së sotme. Policia njofton se shtetasi me inicialet L. C., 22 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infarktit. Njoftimi: Rreth orës 14:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është gjetur i pajetë, në breg të detit, shtetasi L. C., 22 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infarktit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Vëmendja ndaj Shqipërisë në mediat polake lidhet me gjetjen të vdekur në këtë apartament tek pallatet “Agimi” të një-71 vjeçari polak, i cili në kulmin e pandemisë dy vite më parë ishte kryefjalë e medias dhe politikës polake. Andrzej Izdebski mesditën e 20 qershorit 2022 u gjet pajetë si pasojë e një ataku kardiak. Administratori i pallatit, policia dhe zjarrfikësit hynë me shkallë në banesë nga dritarja e këtij pallati. Një burim policor i tha TCH, se një ushtarak i rëndësishëm në kohën e qeverisë Berisha, telefonoi uniformat blu pasi miku i tij polak kishte dy ditë që nuk i…

Read More

Një minator mbeti i plagosur rëndë në një minierë private në zonën 1280, në Krastë të Martaneshit.Mësohet se 56 vjeçari M. Beça pësoi lëndime serioze gjatë punës në galeri.Kolegët mundësuan nxjerrjen e minatorit nga nëntoka ndërkohë mjekët e Bulqizës kërkuan ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë për transportimin e Beçës me helikopter drejt Tiranës për një kurim më të specializuar. Njoftimi i Policisë Rreth orës 14.00., në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar shtetasi M. B., rreth 56 vjeç, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës. Grupi hetimor…

Read More

Janë në rritje gjendjet e përkeqësimit gjatë këtyre ditëve nga temperaturat e larta. Një rëndësi të veçantë ka njohja e goditjes nga të nxehtit dhe dhënia e ndihmës së parë.Ja çfarë duhet të bëni për të reduktuar rreziqet.Vala e të nxehtit do të vazhdojë të insistojë në të gjithë territorin edhe në ditët në vazhdim. Nga goditja e të nxehtit deri tek arresti i papritur kardiak, sëmundjet e lidhura me nxehtësinë vetëm po përshkallëzohen. Vala e jashtëzakonshme e të nxehtit, për fat të keq, nuk është pa pasoja në shëndetin tonë, veçanërisht kur nuk respektojmë rregullat për të përballuar këto…

Read More

Stresi dhe Cllevio ishin miq të mirë me njëri-tjetrin, derisa ky i fundit u përfshi në një sherr fizik me Noizy-n më shumë se një muaj më parë. Cllevio ofendoi rëndë në rrjetet sociale reperin dhe shkoi në bizneset e tij në Durrës, i shoqëruar nga disa makina duke sharë e kërcënuar Noizy-n. Rigels Rajku së bashku me disa miq të tij dhunoi reperin dhe personat që e shoqëronin, ndërsa disa orë më pas reperi u vendos në prangat e policisë për tu liruar rreth një muaj më vonë nga qelia. Arkimed Lushaj vendosi të mbajë në atë kohë anën…

Read More

Ndërkohë që shifrat e vitit 2020 paraqiten pozitive sa i përket numrit të divorceve në Tiranë, krahasuar me vitin paraardhës, të dhënat për vitin 2021 tregojnë se numri i divorceve ka pësuar rritje me 39%, duke u afruar shumë pranë nivelit të vitit 2019-të. Janë 1,863 martesa të shkurorëzuara gjatë vitit 2021, ndërkohë që përgjatë vitit 2020 ky tregues ishte 1,340. Thënë ndryshe në shifra absolute, viti që lamë pas regjistron 523 divorce më shumë se viti i pandemisë. “Scan Intel” ka analizuar të dhënat e Bashkisë Tiranë për secilën njësi administrative për vitin 2021 duke dalë në përfundimin se…

Read More

Policia e Pogradecit po heton në gjendje të lirë një 34-vjeçar pasi është konfliktuar me dy vajza të reja në ambientet e një lokali, duke iu shkaktuar dëmtime të lehta fizike. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit E. Sh., 34 vjeç; K. B., 25 vjeçe dhe A. B., 27 vjeçe, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në ambientet e një lokali në qytetin e Pogradecit, 34-vjeçari është përfshirë në një konflikt me shtetaset e…

Read More