Author: tirana

Gazment Bardhi ka komentuar ditën e sotme në një emision televiziv rikthimin e ish-Presidentit Ilir Meta në politikën aktive. Sipas Bardhit, ndryshimi i emrit nga LSI në Partia e Lirisë nuk do të ketë ndikim në frymën opozitare që supozon Meta të sjellë pasi mungon në vend. “Nuk ka asnjë surprizë në rikthimin në politikën aktive të Metës. Vetë e kishte njoftuar se pas përfundimit të mandatit si President do ti kthehej jetës aktive politike. Nuk shikoj që të paktën sa i përket aksionit opozitar, të ketë ndonjë ndryshim thelbësor nga ndryshimi i emrit nga LSI në ‘Partia e Lirisë’”,…

Read More

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar pas deklaratës që bëri dje ish-presidenti Ilir Meta, i cili tha se është i gatshëm të vdesë për Shqipërinë. Në postimin e shpërndarë në “Facebook”, Zeka thekson se nuk është e nevojshme të vdesë njeri për Shqipërinë, por mjafton mos të grabitet “djersa e shqiptarëve”. Postimi: Ilir Meta: “Jam gati të vdes për Shqiperinë” Për Shqipërinë nuk ka nevojë me vdekë, po ka nevojë mos me vjedhë djersën e shqiptarëve. Hajde ma thoni se cili politikan nuk ka vjedhur, dhe nuk është pasuruar me paratë e taksapaguesve të qytetarëve shqipëtar? Në gishta i numëron! Betimi…

Read More

Pas sharjeve dhe kërcënimeve që drejtoi mbrëmjen e djeshme, duket se sot reperit Cllevio Serbiano i ka munguar shoku i tij Stresi dhe ka filluar të qajë duke ndjerë mungesën e tij. Gjatë një video-live, Cllevio, duke i rrjedhur lotët në faqe e ka konsideruar Stresin legen, duke thënë se e ka braktisur dhe rri me Noizyn, në momentin që ai ka më shumë nevojë për të. “O Arkimed o legen, se je legen ti. A e kupton ça dhimbjesh kaloj unë, i kemi kaluar dhe i kemi ndarë bashkë. Unë kam qenë ku ke qenë ti. E tani, kur…

Read More

Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut gjatë kontrolleve në kryeqytet gjeti 2.000 lodra për fëmijë duke përfshirë komerdare, topa, pistoleta uji, makina plastike, që shiteshin jashtë standardeve europiane. Artikujt e bllokuar janë të listuara në sistemet e shkëmbimit të shpejtë të informacionit të Komisionit Europian, si produkte të rrezikshme me ndikim në shëndetin e fëmijëve. Ato kanë përmbajtje kimike dhe mund të shkaktojnë mbytje, prerje apo dëmtime të tjera tek fëmijët. Markimi CE duhet të jetë i vendosur në mënyrë që të mos fshihet dhe me përmasa jo më të vogla se 5 mm. ISHMT u bën thirrje konsumatorëve të…

Read More

Një politikan i lartë shqiptar me iniciale I.M rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit thotë se ka arritur ta zbulojë këtë në një verifikim që ka bërë. Bordi I Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit, ka vendosur t’i kërkojë Kuvendit të Shqipërisë të ndryshojë ligjin mbi dosjet në vend, për shkak se favorizon politikanët e lartë dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të cilët nuk ndëshkohen nga të qenit bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe akoma më keq mbrohen me një klauzolë të veçantë, nëse…

Read More

Artisti me origjinë shqiptare, Ermal Meta ka shfaqur ditët e fundit probleme shëndetësore Në llogarinë e tij në “Instagram”, këngëtari ka publikuar disa foto, ku tregon se pjesë të ndryshme të fytyrës i janë ënjtur. Ai shkruan se fillimisht mendoi se ishte alergji, por nuk rezultoi e tillë. “Për disa ditë më janë fryrë pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës. Fillimisht mendova se mund të ishte një alergji, por nuk është ashtu. Dje në mëngjes u zgjova më keq se zakonisht dhe sot në mëngjes njësoj.” Meta shprehet se ndihet i detyruar të heqë dorë përkohësisht nga disa koncerte.…

Read More

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 1666 qytetarë të infektuar me koronavirus dhe tre të tjera kanë humbur jetën. Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 3,474 testime të kryera, pozitivë për Covid-19 rezultuan 634 qytetarë në Tiranë, 112 në Durrës, nga 60 qytetarë në Fier, Lushnje, 55 në Elbasan, 53 në Shkodër, nga 47 qytetarë në Vlorë, Sarandë, Kuçovë, 44 në Berat, 43 në Kamëz, 34 në Korçë, 29 në Gjirokastër, nga 27 qytetarë në Divjakë, Dimal, 25 në Himarë, 24 në Tepelenë, 23 në Krujë, 22 në Vorë, 21…

Read More

Partnerja e Shpat Kasapit, Selvije Jao iu është përgjigjur pyetjeve që ndjekësit e saj në “Instagram” kishin rezervuar për të. Një prej tyre e pyeti atë se çfarë mendimi ka për ish-të dashurat e Shpat Kasapit. Ajo jo vetëm nuk hezitoi të jepte një përgjigje, por i befasoi të gjithë me përgjigjen e saj. “Ish-at? Pse aq shumë ka pasur? (qesh) Ato që unë njoh janë yje. Ashtu si ju dhe unë lidhjet që ka pasur Shpati i kam parë nga televizori. Nuk kam qenë pjesë e të kaluarës së tij dhe nuk më takon mua të flas ose të…

Read More

Bashkia e Tiranës ka hapur garën për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Lajmin e mirë e dha Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, në të cilën theksoi se puna për ndërtimin e godinës së re moderne do të nisë shumë shpejt. “Me vendimin që marrim sot kalojmë fazën e fundit burokratike, hapjen e garës ndërkombëtare, e cila zgjat 60 ditë, dhe me të shpallur fituesin do të fillojmë ndërtimin e Teatri të ri sipas projektit danez të Bjarke Ingels. Do të kemi teatrin më modern në Ballkan! Viti 2025 do e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për njohjen e pensioneve nga Shqipëria dhe Italia. Shefi i qeverisë shkruan se tani do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje në mënyrë që 500 mijë shqiptarë të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi. “LAJM I MIRË. Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet. Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe më në fund, pas një përpjekje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi”, tha Rama. Duke…

Read More

Ndërsa një pjesë e Bashkimit Evropian po përballet me reduktime të furnizimeve me gaz nga Rusia, vendet anëtare të BE-së miratuan propozimin që vullnetarisht të ulin konsumin e gazit me 15 për qind nga gushti deri në mars të vitit të ardhshëm. Synimi i këtij projektligji është kursimi i gazit për sezonin e dimrit, nga frika se Rusia do ta ndërpresë plotësisht furnizimin si hakmarrje për sanksionet perëndimore që pasuan sulmin e Moskës kundër Kievit. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian arritën marrëveshje për kursim të gazit natyror, si masë mbrojtëse në rast të ndërprerjeve të furnizimeve nga Rusia gjatë sezonit…

Read More

Reperi nga Florida, Rollie Bands u ekzekutua me armë zjarri para apartamentit të tij në Tampa. Krimi ndodhi vetëm pak minuta pasi Bands sfidoi kundërshtarët e tij që t’i shkonin në banesë për t’u konfrontuar me të. “Shumë prej këtyre tipave e dinë se ku jetoj. Unë jam i qetë. Nëse ndonjë trim kërkon tym, do të jem në shtëpi për 5 minuta”, shkruante reperi në “Instagram” pak minuta para se të vritej. Ai u dërgua në spitalin e zonës, por nuk arriti të mbijetonte. Autorët, të cilët u larguan me një automjet, janë identifikuar, por ende nuk ka asnjë…

Read More