Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sot votohen ndryshimet në qeveri, PS refuzon debatet, PD: Edi Rama shihet para të vërtetave

08:05 / July 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KUVENDI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndryshimet në kabinetin qeveritar, do të votohen këtë të enjte pa asnjë debat në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Shqipërisë. Ishte dje Presidenti i ri Bajram Begaj që firmosi menjëherë këto ndryshime që kryeministri Rama i shpalli në Twitter. Seanca plenare do të mbahet në orën 17:00, ku do të votohet shkarkimi i Arben Ahmetaj nga posti i zv/kryeministrit dhe emërimi në këtë detyrë i Belinda Ballukut.

“Dekret i Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 13835, datë 26.7.2022 ‘Për shkarkim Zëvendëskryeministri dhe ministri’; Dekret i Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 13836, datë 26.7.2022 ‘Për emërim ministri’; Dekret i Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 13837, datë 26.7.2022 ‘Për emërim Zëvendëskryeministri’”, është rendi i ditës së seancës së jashtëzakonshme.

Po ashtu, në seancë do të miratohet edhe emërimi i ministres së Shtetit, Majlinda Dhuka, e cila do të jetë kryenegociatore e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Partia Demokratike, përmes kreut të Grupit Parlamentar i kërkoi Kryetares së Kuvendit që në seancë të kishte debat parlament për ndryshimet në qeveri, pasi ato janë të rëndësishme. Por kërkesa e opozitës nuk është marrë parasysh nga qeveria. Deputeti demokrat Lefter Gështenja ka deklaruar se qeveria ka rrëzuar kërkesën e deputetëve demokratë për debat në seancën e të enjtes pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në qeveri. Gështenja shprehet se Rama kërkon të ndryshojë ministrat në heshtje të plotë pasi nuk mund të lejojë të dalë zbuluar para disa të vërtetave.

kuvend
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zhduket celulari në burgun e Fierit, pezullohen 4 policë, e pësojnë dhe dy të paraburgosurit

18:41 / September 3, 2026

Klodiana Spahiun ministre e Shëndetësisë, mbërrin në Presidencë propozimi i Ramës, kreu i shtetit ka 7 ditë për dekretin

17:59 / September 3, 2026

Veliaj rimori kompetencat, nis pastrimi i zonave problematike të Tiranës, ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës

17:19 / September 3, 2026

Zjarr i përmasave të mëdha në Kalivaç të Lezhës, flakët rrezikojnë zonën e banuar!

16:58 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.