Author: tirana

Pas një betejë që zgjati plot 2 vite me procese gjyqësore të pafundme Petrit Baho më në fund do të gëzojë pronën e tij pasi e fitoi çështjen ndaj kryebashkiakes së Dimalit Juljana Memaj, të cilën e paditi për shkatërrim prone. Gjykata e Beratit e përcolli në SPAK vendimin për të hetuar zyrtaren Memaj për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”. Bashkëshortët Baho nga fshati Poshnje tregojnë se kalvari i padrejtësive dhe përpjekjeve nisi 2 vite më parë kur bashkia Dimal pronën e tyre, të cilën bashkëshortët thonë se e disponojnë me certifikata të rregullta, ia dha një shtetasi tjetër për…

Read More

Me një super aksion të udhëquar nga SPAK, për Anton Gjinajn sot u vendos sekuestrimi i 23 pasurive. Ai del të jetë rezulton të jetë pronar i kompanisë “Alesio-2014”, në aktivitetin e së cilës janë një numër i konsiderueshëm biznesesh që operojnë jo në Tiranë, Durrës dhe Kavajë. Ai njihet me emrin Pashk Rrapi, emër me të cilin u identifikua fillimisht në Mal të Zi. Po ashtu Gjinaj u arrestua në muajin prill të 2021-it, në Mal të Zi. Ai ka qenë në kërkim nga Interpol Madrid, i cili ngriti alarmin e kuq për këtë person. Ai pritet të ekstradohet…

Read More

Kryeministri Edi Rama duket se ka shkuar në Athinë për të takuar Princin e Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman bin Abdulaziz. Ky i fundit ndodhej në një vizitë zyrtare në vendin fqinj. MINISTRIA E JASHTME E ARABISË SAUDITE NË TWITTER “Princi i Kurorës Saudite dhe Kryeministër i Shqipëria rishikuan marrëdhëniet dhe aspektet miqësore të bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshmeLartësia e Tij Mbretërore Princi Mohammed bin Salman bin Abdulaziz, Princi i Kurorës dhe Zëvendëskryeministri saudit, dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar një takim të zgjeruar në Athinë, Greqi, të mërkurën, ku të dy palët diskutuan marrëdhëniet…

Read More

Meta, kompania amë e rrjetit social, Facebook, ka pësuar rënie të të ardhurave për herë të parë. Ky fakt shënon epokë të re për Facebook-un, që vazhdimisht ka raportuar për rritje prej vitit 2012. Parashikimet për muajt vijues nuk kanë treguar shenja të përmirësimit dhe themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckberberg, ka thënë se kompania planifikon të fokusohet në periudhën afatgjatë. Të ardhurat e Meta-s kanë rënë në çerekun e dytë për gati 1 për qind në 28.8 miliardë dollarë, ndërsa fitimet për 27 për qind në rreth 6.7 miliardë dollarë. Shefja operative, Sheryl Sandberg, ka thënë se forcimi i dollarit…

Read More

Memphis Depay i është ofruar juventusit në javët e fundit dhe këtë gjë e konfirmon “Corriere dello Sport”. Sulmuesi holandez, ndodhet jashtë planeve të Barcelonës dhe ka trokitur në dyert e bardhezinjve dhe disa klubeve të tjera për të kërkuar “strehim” për sezonin e ardhshëm. Edhe pse ai u transferua te Barcelona verën e kaluar, Depay është në listën e zezë të sakrifikimeve për arsye që klubi spanjoll të regjistrojë lojtarët e rinj që ka transferuar nga kjo merkato.

Read More

Nga: Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati 28 korriku i vitit 1922 shënon një datë të rëndësishme në historinë diplomatike të Shqipërisë, pasi u vendosën marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që në lindje të shtetit modern shqiptar, në vitin 1914, SHBA-të nisën një mision faktmbledhës në Shqipëri të drejtuar nga diplomati George Frederick Williams. Për fatin e mirë të kombit tonë, SHBA-të pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore kishin një peshë përcaktuese të fateve të botës. Në Konferencën e Paqes së Parisit në vitin 1919, SHBA-të mbështetën vizionin e lirisë së kombeve për të vendosur vetë për…

Read More

Lufta ruse në Ukrainë ende vijon. Kievi pretendon se Moska po braktis trupat e ushtarëve të rënë në luftë për të shmangur pagesat shpërblyese për familjarët e tyre. Administrata amerikane ka bërë një bilanc të luftës deri më tani dhe raporton se 75 mijë ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur në betejë. Për më tepër, më shumë se 80% e forcave tokësore të Moskës kanë “ngecur” në terren dhe janë të lodhur, ndërsa ushtria e Kievit po pret përforcime dhe po përgatitet të nisë një kundërofensivë në jug përpara dimrit.

Read More

Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e pasurisë së Anton Gjinajt. Sipas SPAK, pasuritë e Gjinajt dyshohet se janë vënë si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë. “Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit Anton (Pashuk) GJINAJ (Gjini) dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë”, thuhet në njoftimin e SPAK. Deklarata e…

Read More

Mbrëmjen e së mërkurës në Elbasan, disa adoleshentë u përfshinë në një sherr, në afërsi të pallatit të sportit. Pas sherrit ata kishin marrë në automjet, pa dëshirën e tij, një të mitur të përshirë në konflikt. Policia thotë se pengmarrja ka zgjatur disa minuta dhe ka arrestuar 4 të rinjtë e përfshirë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale kanë bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përshirë në konflikt. Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit: D.B,…

Read More

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë 16 vatra zjarri në territorin e Shqipërisë. Aktualisht janë aktive vetëm 3 vatra, në Fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë, në fshatin Vinjollë, bashkia Kurbin dhe në fshatin Qukës në Përrenjas. Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit ne zonën e Liqenit të Zi në Belsh. Terreni i thyer e ka bere te vështirë punën e zjarrfikësve. Zjarri nisi fillimisht 4 dite më parë. Të ndihmuar edhe nga zjarrfikëset e Elbasanit dhe Cërrikut shërbimet e emergjencave te Belshit arritën ta shuajnë zjarrin, por vatra u aktivizua serish pasditen…

Read More

Lideri i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë që e ka nisur duke hequr xhaketën dhe kollaren. “Koha për të përveshur mëngët”, nisi Meta fjalën e tij. Ai theksoi më tej se Shqipëria është në një drejtim të gabuar dhe shumë të gabuar, por nuk do të jetë më kështu duke u fokusuar te shpopullimi si një dramë dhe armik të së ardhmes së vendit. “Pas vendimit historik për krijimin e Partinë e Lirisë kisha kënaqësinë dhe kam kënaqësinë që një nga takimet e para ta zhvilloj me ju si përfaqësues të studentëve…

Read More

Gjatë kohës së Shqipëria ka qenë nën sulmin kibernetik, hackerat kanë mundur të shkarkojnë informacione nga sistemet tona rreth muxhahedinëve që janë të strehuar në Manzë. Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, thotë se kjo është një ngjarje shumë e rëndë që vë në rrezik jetën e atyre njerëzve të cilët shteti shqiptar i ka nën mbrojtje. “Çdo gjë është e dokumentuar, e faktuar e vjedhur nga serverat tanë. Askush nuk po flet. Druhen të thonë edhe nga vjen sulmi. Sulmi që ata kanë bërë ka të bëjë me interesa të regjimit iranian. Shteti i Iranit, ka të dhëna që hackerat…

Read More