Edhe pse i shpallur person “non grata”, Sali Berisha ka shpërndarë urimin e ish-presidentit amerikan George W. Bush për shqiptarët.
Këtë mesazh Berisha ka zgjedhur ta shpërndajë ditën e sotme, në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë.
“Mesazh i mikut të madh të kombit shqiptar, Presidentit George W. Bush me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve”, ka shkruar Berisha.