Author: tirana

Moderatorja Alketa Vejsiu ka qenë gjithmonë hermetike sa i përket jetës së saj private, por kohët e fundit, në skenë ka dalë vajza e saj, Nikol Nelo, e cila ka “rrëmbyer” goxha vëmendje. Kurioziteti i njerëzve për të ditur rreth jetës së saj është i lartë, ndaj ajo ka zgjedhur që t’iu përgjigjet pyetjeve të ndjekësve, duke zbuluar më shumë për veten. Nga përgjigjet që ka dhënë, Nikol tregon se nuk e sheh veten pjesë të botës së televizionit në të ardhmen, por në fushën e biznesit. E pyetur kujt i ka ngjarë më shumë, Nikol zbuloi se ka marrë…

Read More

Një hoxhë nga Kosova e quan mëkat të madh përdorimin e Wireless-it të fqinjëve, pa lejen e tyre. Në një video të bërë publike, ai dëgjohet teksa thotë se përdorimi i Wi-Fi-së së pa dijeninë e pronarit të pajisjes, konsiderohet një veprim që meriton dënim. “Përdorimi i Wi-Fi të kojshisë dhe jo vetëm të kojshisë po Wi-Fi të çdo njërit, pa leje të pronarit nuk lejohet. Sidomos Wi-Fi i kojshisë nuk lejohet, për arsye se dënimi dhe mëkati është më i madh”, deklaroi ai.

Read More

Shkencëtarët thonë se zjarret në Perëndimin amerikan janë më të mëdha dhe më shkatërruese se në të kaluarën. Zjarret kanë shkatërruar shtëpi dhe mijëra hektarë pyje. Deri të premten, flakët e zjarrit të ashtuquajtura “Oak Fire”, më i madhi këtë vit në Kaliforni, kishin djegur 8,000 hektarë sipërfaqe. Zjarret në Alaskë kanë djegur më shumë se një milion hektarë gjatë këtij sezoni zjarresh, sipas zyrtarëve shtetërorë. Ekspertja e ekologjisë Jennifer Balch me Universitetin e Kolorados thotë për Zërin e Amerikës se tendenca e përhapjes së zjarreve po zgjerohet. “Kemi vënë re dyfishimin djegies së sipërfaqeve pyjore amerikane që nga vitet…

Read More

Dashi Është shenjë e zjarrit me planet dominues Marsin. Të lindurit e kësaj shenje janë njerëz të guximshëm, plot iniciativë dhe në kërkim të gjërave dhe emocioneve të reja. Meqë janë të prirur për të qenë lider dhe jo të udhëhiqen nga të tjerë. Lulja e tyre është narcizi për të vlerësuar anën e tyre pak vanitoze. Demi Shumë pasionantë, posesivë dhe sensualë të lidhur me Tokën dhe me natyrën. Lulja e tyre është trëndafili që përfaqëson ëmbëlsinë rrethuar me gjemba, një bimë e vështirë për tu kuruar që të shpon nëse do ta këputësh por pikërisht prej kësaj vështirësie…

Read More

Pas 17 vitesh zbulohet historia e tmerrshme në një familje në Brazil. Luiz Antonio Santos Silva u kap nga autoritetet, pasi kishte mbajtur robër gruan dhe dy fëmijët për 17 vjet. Efektivët e policisë gjetën dy fëmijë, 19 dhe 22 vjeç, dhe nënën e tyre, të shtrirë në dysheme lidhur. Pasi u shpëtua, gruaja tha se burri i saj i kishte thënë se “vetëm të vdekur mund të dalim nga shtëpia”. Ajo tha se së bashku me fëmijët e saj kishin tre ditë pa ushqim dhe se Silva i dhunonte fizikisht pothuajse çdo ditë.

Read More

Ish-presidenti Ilir Meta akuzon kryeministrin Edi Rama se i ka shërbyer propagandës komuniste. Ai ka publikuar një foto nga revista “Në shërbim të popullit”, botuar në 10 tetor të vitit 1983, në të cilën shihet edhe një karikaturë, autor i të cilit, sipas Metës, është kreu i qeverisë. “Partia e Punës e kishte Edi Ramën karikaturistin e preferuar të shkrimeve propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit. Ndërsa Partia Socialiste e ka Edi Ramën, Kryetarin e bandës së inceneratorëve. Pikërisht këtu do të fokusohemi dhe ne për të zbardhur grabitjet e tij galopante dhe për t’i dhënë ndëshkimin e merituar. Në foto:…

Read More

Policia e Fierit ka vënë në pranga babë e bir, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Në kërkim është shpallur djali tjetër, Damirel Hoxhaj. Uniformat blu ushtruan kontroll në banesën e Arshi dhe Eltjon Hoxhajt, ku gjetën dhe sekuestruan rreth 8 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, 2 armë gjahu pa leje, 2 automjete dhe 40.800 euro e 3000 dollarë, të dyshuara të përfituara nga aktivitetet kriminale. Gjithashtu, në vijim të kontrolleve, në një sipërfaqe toke në pronësi të këtyre shtetasve, u gjetën të kultivuara 163 bimë kanabis.

Read More

Ajo është këngëtare e këngëve popullore në Shqipëri. Në një nga intervistat e saj, tha se i përlqejnë sfidat dhe se i merr parasysh edhe pasojat. Por E.S., nuk e kishte parashikuar se deri ku do të shkonte i dashuri i saj, një burrë i martuar dhe me katër fëmijë. Ai e dhunoi këngëtaren shqiptare për shkak të xhelozisë që nuk mundi dot ta frenojë. Deri aty sa ai u kthye në një përndjekës dhe i fiksuar pas bukurisë së artistes popullore në Shqipëri. Në dosjen që policia i tregoi ekskluzivisht Gazetasi.al, shpjegohet se si këngëtarja E.S., me banim në…

Read More

Nga Astrit Patozi Po të jetë për mua, dëshirën e kam qê Ilir Meta të mos ketë qenë bashkëpunëtor i Sigirimit të Shtetit, por i gjithë ky debat të jetë fryt i një gabimi të qëllimshëm ose jo me dosjen e tij. Jo se më dhimbset ai, pasi mendoj se ka pasur mundësi të bëjë plot gjëma të tjera gjatë këtyre 30 vjetëve, për të cilat, jo vetëm nuk është ndëshkuar kurrë, por përkundrazi është graduar dhe lartësuar në vijimësi. Por mendoj se do të ishte shumë e rëndë për shoqërinë shqiptare të mësonte papritur se njeriun, të cilin në…

Read More

Futbolli latin dhuron gjithmonë beteja sportive dhe emocione të veçanta. Pasioni është shumë i madh, saqë edhe trajnerët me raste e humbasin fare dhe bëhen protagonistë negativë. Godoy Cruz-Velez Sarsfield përfundoi në barazim 1-1. Dueli i javës së 11-të në Argjentinë nisi me gafën e portierit mik. Ishte minuta e tretë kur Lucas Hoyos u dhuroi avantazhin vendasve.

Read More

Julian Alvarez është një nga përforcimet e Manchester City për sezonin e ri. Kampionët e Anglisë paguan 17 milionë euro te River Plate në shkurt, ndërkohë që e lanë në huazim deri në fund të sezonit në Argjentinë. 22-vjeçari luan si qendërsulmues, por mund të mbulojë edhe pozicione të tjera në repartin ofensiv. Pep Guardiola e ndjek prej kohësh, teksa tani po e shijon nga afër talentin e lojtarit latin. Trajneri i Manchester City ka mbetur i mahnitur nga kualiteti i Alvarez, për të cilin nuk i kursen elozhet, duke theksuar se i mjaftuan dy pasdite për t’u përshtatur me…

Read More