Me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, Policia e Shtetit po zhvillon kontrolle “surpizë”. Gjatë një jave, policia thekson se janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 410 shtetas, nga këta: 115 janë arrestuar, 270 janë proceduar penalisht dhe 25 janë shpallur në kërkim. “Janë kapur në total 38 persona në kërkim, nga të cilët: 36 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar. Kontrollet do të intensifikohen edhe gjatë vijës bregdetare dhe në zonat e tjera turistike, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për pushuesit dhe turistët”,…
Author: tirana
Larja e tepërt mund të bëhet e dëmshme, duke dobësuar sistemin tonë imunitar, duke eliminuar disa baktere të nevojshme për trupin dhe duke shumëfishuar praninë e mikrobeve dhe mikroorganizmave që sulmojnë lëkurën, përveç tharjes dhe plasaritjes së saj. Një studim i publikuar nga revista “Time” doli në përfundimin se në rastet kur nuk ka djersitje të shtuar, mund të mjaftojë bërja e dushit një ose dy herë në javë. Shtresa më e jashtme e lëkurës sonë, e cila luan një rol mbrojtës vendimtar, mund të ndikohet negativisht nga përdorimi i shumtë i sapunëve dhe ujit të tepërt. Ekspertët rekomandojnë që…
Kosova do të fillojë zbatimin e reciprocitetit për letërnjoftime me Serbinë dhe fillimin e regjistrimit me targa RKS për automjetet me “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”. Kryeministri Albin Kurti, ka ftuar këtë të dielë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë. Këtë e konfirmoi vetë Kurti gjatë konferencës të së shtunës, ku tha se në këtë mbledhje do të diskutohet nëse janë marrë të gjitha masat që të dy vendimet qeveritare te zbatohen. Nga ana tjetër, Kurti thekson se ka qytetarë që nuk u pëlqen ligjshmëria dhe kushtetutshmëria e Kosovës, prandaj i duhen për të kuptuar nëse…
Dashnor Kaloçi- Memorie.al Nga Visar Zhiti Kartela të Realizmit të Dënuar dhe Panteoni i Nëndheshëm Sprovë pas burgut për të tjerë dhe veten 2020 Tim eti, që fitimtarët i hodhën prangat dhe vëllanë e madh ia vranë, edhe pse vëllai më i vogël i tyre kishte luftuar për fitoren. Donin atdheun dhe poezinë. “Trimërin’ e një Ak(c)ili” shkruajti im atë. Nga ata mësova: “na ishte një herë nesër”… Nënës time, jetimes që u rrit në një familje të pasur me toka dhe nder, por që fitimtarët e persekutuan… Stoike, ajo iu përkushtua bashkëshortit dhe fëmijëve, bëri për ta bukën e…
Teska lufta ruse ka shkruar në ditën e 158, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar që të largohen të gjithë qytetarëve që jetojnë ende në pjesët lindore të rajonit të Donetskut. Në një fjalim në mbrëmje vonë, Zelensky theksoi se në atë zonë po zhvillohen luftime intensive. “Sa më shumë njerëz të largohen nga Donetsku, aq më pak njerëz do të ketë mundësi të vrasë ushtria ruse. Ne do të bëjmë gjithçka për të shpëtuar sa më shumë njerëz të jetë e mundur dhe të limitojmë terrorin rus”, tha Presidenti ukrainas.
Dashi Dita e diel shoqërohet nga diçka më shumë. Shfrytëzojeni rastin për të organizuar diçka të këndshme me partnerin tuaj, mund ta rizbuloni veten duke kuptuat se jeni më bashkëpunëtorë se kurrë. Demi Ky qiell është i bukur për ndjenjat, nëse jeni në çift prej një kohe të gjatë nuk përjashtoj disa ngjarje të lumtura nga tani dhe në muajt e ardhshëm. Binjakët Këtë të diel mund të zemëroheni për ca marrëzi, përpiquni t’i shikoni gjërat nga një këndvështrim tjetër. Java e ardhshme do të jetë shumë më mirë. Gaforrja Nëse thjesht shikoni përreth, kjo e diel do të jetë…
Zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane nuk është shprehur aspak optimist për presidentin rus Vladimir Putin. “Putini ka ndryshuar, nuk ka dyshim për këtë dhe është kthyer në një problem real politik për ne.”, ka thënë ai. Që nga marrja e presidencës në vitin 1999, Putini ka qenë mjaft i hapur për atë që dëshiron; të qëndrojë në detyrë për aq kohë sa dëshiron dhe që Rusia të njihet si një fuqi e madhe. Ideja e tij se çfarë do të thotë kjo dhe çfarë ai është i gatshëm të bëjë për të arritur qëllimet e tij ka ndryshuar me…
E kishte kallëzuar në polici, por kjo nuk e shpëtoi nga duart e bashkëshortit vrasës. Ramis Mici, goditi disa herë me thikë Jetlira Elezin, e cila humbi jetën në shtëpinë e marrë me qira në Elbasan. Vëllai i Jetlirës, Sokol Elezi, ka kërcënuar Ramis Micin. Në një postim në rrjetet sociale, ai i drejtohet autorit të krimit që është në arrati se “katër njollat e gjakut të motrës së tij në banesë, kërkojnë katër koka nga familja jote”.
Mëngjesi i sotëm nga kryeministri Edi Rama ka nisur me Himarën, ku thekson se çdo vit është e dalluar për pastërtinë shembullore. Po ashtu kreu i qeverisë thekson se Himara ofron plazhe publike të pastra për kudo. “MIRËMËNGJES dhe me Himarën që ka hyrë tashmë në pikun e sezonit më të mbarë se çdo vit e me pastërti shembullore, duke ofruar edhe plazhe të pastra publike për këdo, ju uroj të diel të bukur”,-shkruan Rama.
Kjo e dielë deri në orët e mesditës, parashikohet që pjesa më e madhe e Shqipërisë të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore. Por në vijim, parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat malore duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara në veri dhe verilindje. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16 gradë celsius deri në 39 gradë celsius.
Në veri të Kosovës, dy ditë para nisjes së zbatimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa me emra të qyteteve të Kosovës dhe lëshimit të një dokumenti për hyrje-dalje për shtetasit serb, u shfaqën disa pankarta dhe fletushka me mesazhin: “Nuk ka dorëzim, letërnjoftimet serbe do të mbeten”. Po ashtu, harta e Kosovës, e ngjyrosur me ngjyrat e flamurit serb është parë në veri të Kosovës dhe mbi të është shkruar “jo dorëzim”, për të kundërshtuar vendimin e 29 qershorit të Qeverisë së Kosovës për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje, për shtetasit e Serbisë, që hyjnë…
Vijojnë replikat mbi debatin për dosjet e bashkëpunëtorit të ish-Sigurimit të Shtetit me inicialet I.M, për të cilin Autoriteti i Dosjeve pretendon se është ish-presidenti Ilir Meta. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me disa pyetje, duke e akuzuar atë se i ka shërbyer Sigurimit të Shtetit. “PESË PYETJE PËR EDI.K.R APO EDVIN KRISTAQ RAMËN DHE NJË SQARIM. – Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama, a ke marrë rrogë apo honorare nga Sigurimi i Shtetit për punën që kryeje në revistën e këtij organi “Në shërbim të popullit”? – Kush të gjeti…