Zyra e Meteorologjisë ka lëshuar për herë të parë një paralajmërim të kuq për nxehtësinë ekstreme, një nivel që sipas saj korrespondon me një emergjencë kombëtare dhe një rrezik për njerëzit e shëndetshëm. Me temperaturat që parashikohen t’i afrohen një rekord prej 40 gradë Celsius të martën, do të ketë rrezik edhe për jetën. Penny Endersby, shefi ekzekutiv i Met Office, tha se nxehtësia ishte e paprecedentë, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të qëndronin larg diellit. “Kemi parë kur ndryshimet klimatike kanë shkaktuar ngjarje të rënda të motit të paprecedentë në të gjithë botën, mund të jetë e vështirë…
Author: tirana
Gjykata e Apelit të Napolit ka dënuar me 10 vjet burg shqiptarin Erjon Bixi, i cili akuzohej për trafik droge së bashku me pjesëtarë të tjerë të klanit të frikshëm mafioz italian, “Camorra”. Në vitin 2019 policia italiane ka ekzekutoi 10 urdhër arreste në qytetin e Calenas, si dhe fshatrat Bellona, Vitulazio dhe Camigliano, ku midis personave të arrestuarve ishte edhe shqiptari Bixi, shkruajnë mediat italiane. Grupi mafioz bashkëpunonte me një klan kriminal në Shqipëri për trafik droge. Përveç trafikut të drogës, Bixi dyshohet edhe për trafik armësh nga Shqipëria. 40-vjeçari shqiptar kërkohej edhe nga Greqia për një vrasje të…
Një tjetër projekt shtohet në listën e dueteve të suksesshme të kësaj vere. Ashtu siç kishin paralajmëruar, Xhensila Myrtezaj dhe Noizy kanë publikuar duetin e tyre të parë. Kënga mban titullin “Edhe një natë”, dhe siç vihet re nga reagimet e para, duket se është pëlqyer shumë. “Jam e sigurt që do të jetë një super hit. Një këngëtare si Xhensila nuk të zhgënjen kurrë”, “Normal që do të jetë një super hit, çfarë mund të presësh tjetër nga Noizy”, “Një duet që nuk e prisnim kurrë dhe do të jetë super hitt sepse si Noizy ashtu dhe Xhensila nuk…
Fertiliteti i femrës bie me kalimin e viteve dhe gratë duhet të jenë të vetëdijshme për këtë. Kapacitetet riprodhuese janë të larta deri në moshën 35-37 vjeçare. Kur fillon të bjerë fertiliteti femëror? Nga mosha 37 vjeçare, fertiliteti femëror bie ndjeshëm. Në moshën 40-vjeçare, ju keni shumë më pak gjasa të mbeteni shtatzënë sesa kur jeni në të 30-at. Trupi femëror ka kohën e tij, e cila fatkeqësisht nuk pret që një femër të jetë e qëndrueshme ekonomikisht apo të ketë takuar partnerin e duhur. Është gjithashtu një mënyrë për të mbrojtur shëndetin e grave. Një burrë merr pjesë pak…
tre futbollistë të përfaqësueses kuqezi janë pjesë e kampionatit më të fortë të kontinentit. Prej kohësh, Armando Broja është pjesë e Çelsit, me të cilët ka një marrëveshje deri në vitin 2026. Sulmuesi do të tentojë deri në fund për të siguruar një vend në formacionin e ‘Bluve të Londrës’. Emri i tij është i lidhur ngushtë me një largim, por ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për 20-vjeçarin. Për herë të parë, në Premier League angleze mund të ketë edhe një përballje mes dy futbollistëve të kombëtares shqiptare. Në duelin e 18 tetorit mes Brentford dhe Çelsit, shpresojmë…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të shpallë Rusinë një shtet terrorist. Kjo kërkesë vjen pasi në sulmet me raketa në qytetin qendror të Vinnytsia mbetën të vrarë të paktën 23 persona, përfshirë 3 fëmijë. “Kjo ditë tregoi edhe një herë se Rusia duhet të njihet zyrtarisht si shtet terrorist. Asnjë shtet tjetër në botë nuk përbën një kërcënim të tillë terrorist sa Rusia. Asnjë shtet tjetër në botë nuk i lejon vetes të shkatërrojë qytete paqësore dhe jetët e njerëzve të thjeshtë me raketa “cruise” dhe zjarr artilerie”. Tre raketat “cruise” të lëshuara nga nëndetëset…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi, ku një 60-vjeçar shqiptar është dënuar me katër muaj e dhjetë ditë burg për vjedhjen e shtatë byrekëve të ngrirë në një supermarket. Ngjarja ndodhi të premten e kaluar në një supermarket në Lagadas, Selanik. Vlera e produktit që shqiptari kishte marrë shkonte në total 15.26 euro. Një punonjës i biznesit njoftoi policinë, teksa 60-vjeçari nuk po pranonte ta kontrollonin. Mbrojtja e 60-vjeçarit argumentoi se aktet janë kryer me atribut të reduktuar dhe përmendi problemet e tij me shëndetin mendor kohët e fundit, për shkak të të cilit ai ka dëmtuar perceptimin.…
Ndotja e mjedisit, me një sjellje të paprecedentë i ka kushtuar një shtetasi në Fier. Në një video, ai duket teksa hedh mbeturina nga makina me të cilën po udhëtonte në Fier. Policia e ka gjobitur me 25.000 lekë. Sipas nenit 15, gërma “i” të Kodit Rrugor, ndalohet të hidhen sende të çdo lloji nga mjeti në lëvizje. Shkelja e këtij neni, dënohet me gjobë 25.000-100.000 lekë.
Një 4-vjeçare e quajtur Liza është një nga tre fëmijët e vegjël të vrarë të enjten nga raketat ruse, të cilat goditën qendrën e Vinnytsia në Ukrainë. Nëna e saj, Irina Dmitrieva, u plagos rëndë gjatë sulmit. Pak para se të godasin raketat, Irina kishte postuar një video në rrjetet sociale. Ishte një ditë e bukur me diell dhe Liza e vogël ishte duke buzëqeshur, duke shtyrë karrocën e saj rozë, ndërsa bisedonin për të shkuar tek logopedi i saj. “Liza ishte shumë e gëzuar, i pëlqente të vinte tek ne. Ajo ishte një fëmijë shumë i sjellshëm. Për nënën…
Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fier thotë se Sali Berisha po mban peng partinë dhe nga ana tjetër po favorizon Edi Ramën në krye të qeverisë. Në një intervistë për emisionin “Top Talk”, Kapllanaj tregon disa arsye që çuan në krizën brenda demokratëve. “Përplasja ose krisja midis nesh dhe shumë demokratëve të tjerë me Berishën, ka ndodhur pas 9 shtatorit (Kur Lulzim Basha njoftoi përjashtimin nga Grupi Parlamentar të Sali Berishës). Ata që menduan ndryshe nga Berisha, u shpallën armiq dhe kundërshtarë të Sali Berishës dhe bashkëpunëtorë të Edi Ramës. Vetë Berisha, në një studio televizive ka folur…
Pavarësisht nëse jeni një person i ftohtë, ose mendoni shumë gjithë kohës dhe planifikoni të ardhmen tuaj, do t’ju duhet të përballeni me problemet dhe me stresin shumë herë në jetën tuaj. Për disa njerëz, mund të duket sikur bota e tyre po shpërbëhet. Të tjerët mund të mos i marrin aq seriozisht situatat e ndërlikuara. Mënyra se si i përgjigjemi stresit gjithashtu ndryshon, disa mund të bëhen serioze për një kohë të shkurtër, të tjerët mund të kalojnë në gjendje të plotë paniku. Kjo ndryshon edhe në varësi të shenjës së horoskopit. Më poshtë ju tregojmë shenjat e zodiakut…
Policia e Lezhës ka arrestuar 48-vjeçarin e identifikuar si Paris Deda, pasi ishte shpallur në kërkim për shkak të një konflikti që ka pasur për motive pronësie. Gati një muaj më parë, ai plagosi me lopatë Armando Markun, 45 vjeç, pas një sherri për shezloget në plazhin e Shëngjinit. Mbi të rëndojnë veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” si dhe “Vetëgjyqësia”. Ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.