Author: tirana

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Portugali, ku një avion zjarrfikës në përpjekje për shuarjen e zjarreve u rrëzua duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të pilotit, ka njoftuar shërbimi i Mbrojtjes Civile të vendit. Mësohet se aksidenti ndodhi në orët e vona të natës pranë Vila Nova de Foz Coa, në rajonin Guarda të Portugalisë veriore. ” Deri tani nuk e dimë ” se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit, u tha gazetarëve kreu i agjencisë, Andre Fernandez.

Read More

Ivana Trump, gruaja e parë e ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe nëna e tre fëmijëve të tij, ndërroi jetë nga një traumë e fortë, thuhet në raportin e ekspertizës mjeko-logjore. Vdekja e Trump u njoftua të enjten, por nuk kishte asnjë fjalë për shkakun e humbjes së jetës së 73-vjeçares, e cila u gjet pa ndjenja brenda banesës së saj. Në deklaratën e mjekut ligjor nuk thuhej se çfarë i shkaktoi goditjet fatale në trupin e Trump, por përjashtoi se ato ishin të qëllimshme. Mediat raportuan se Trump u gjet pajetë te shkallët në shtëpinë e saj në Manhattan, ndaj…

Read More

Rusia nuk ndalet në sulmet e saj ndaj Ukrainës. Të paktën tre persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në një sulm me raketa në qytetin ukrainas të Dnipro të premten, ka bërë me dije guvernatori rajonal Valentin Reznichenko. “Raketat goditën një uzinë dhe një rrugë të populluar”, tha guvernatori në faqen e tij në Facebook. “Sulmi rus vrau tre persona dhe plagosi 15 të tjerë . Po shohim shkallën e demit”, shtoi ai.

Read More

WASHINGTON (AP) – Ndërsa plumbat dhe bombat bien mbi Ukrainë, Rusia po zhvillon një luftë të zgjeruar informacioni në të gjithë Evropën Lindore, duke përdorur llogari të rreme dhe propagandë për të përhapur frikën për refugjatët dhe rritjen e çmimeve të karburantit, ndërsa e quan Perëndimin një aleat të pabesueshëm. Në Bullgari, një zyrtar i lartë zbuloi këtë muaj se Kremlini pagoi gazetarë, analistë politikë dhe qytetarë të tjerë me ndikim 2,000 euro në muaj për të postuar përmbajtje pro-ruse në internet. Studiuesit kanë zbuluar gjithashtu rrjete të sofistikuara të llogarive të rreme, në një përhapje të përshkallëzuar të dezinformatave…

Read More

Memorie.al/ Krimet e komunizmit në regjimin diktatorial të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alisë. Dëshmon Spiro Rexho, ish-i dënuar politik dhe vuajtës në burgun e Vlorës e në Rubik, i cili është me origjinë nga minoriteti grek dhe ka lindur në vitin 1943 në Nivicë të Sarandës. U arrestua kur ishte ushtar në Vlorë dhe u dënua 1 vit e gjysmë me akuzë të rreme, se: “kur kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak, planifikonte të arratisej dhe se kishte folur keq për Partinë dhe Enver Hoxhën”.E transferuan në Rubik, ku punoi si i burgosur në minierën e bakrit. U…

Read More

Parlamenti i Sri Lankës pritet të mblidhet sot për të filluar procesin e zgjedhjes së një presidenti të ri. Ndrëkohë, një ngarkesë karburanti ka mbërritur në vendin e përfshirë nga kriza që pritet t’u japë pak lehtësi qytetarëve. Dorëheqja e ish-presidentit Gotabaya Rajapaksa u pranua nga Parlamenti dje, pasi ai u arratis në Singapor për t’u shpëtuar protestuesve antiqeveritarë që kishin marrë rezidencën dhe zyrën e tij zyrtare. Më shumë se 100 policë dhe anëtarë të shërbimeve të sigurisë u vendosën sot në rrugën që të çon në Parlament, duke ngritur barrikada për të parandaluar trazirat e mundshme. Ligjvënësit pritet…

Read More

Orët e para të ditës do të jenë në ndikimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin. Por pas mesdites vranësirat kalimtare të behën më të dukshme në zonat malore, ku në Veri do të krijojnë mundësi për momente të pakta me pika shiu. Ndërsa pjesa me e madhe e ultësirës perëndimore do të jetë me kthjellime. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 37°C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar në orët e vona se sirenat e sulmit ajror po dëgjohen në të gjithë vendin. “Okupatorët po e kuptojnë se ne gradualisht po bëhemi më të fortë dhe qëllimi i terrorit të tyre është shumë i thjeshtë, të bëjnë presion mbi ne, të bëjnë presion mbi shoqërinë tonë, të frikësojnë njerëzit, të shkaktojnë dëm maksimal në qytetet e Ukrainës, të paktën ndërsa terroristët rusë janë ende të aftë ta bëjnë këtë”, tha ai në fjalimin e tij drejtuar kombit. Ai u bëri thirrje ukrainasve që t’u kushtojnë vëmendje sirenave të sulmit ajror dhe të kërkojnë…

Read More

Horoskopi i të lindurve në shenjën Dashi nga Paolo Fox, përkthyer ekskluzivisht nga noa.al: Këto kanë qenë ditë mjaft të vështira, për këtë arsye duhet të mendoni për një pushim. Fundjava mund t’ju sjellë surpriza të reja. Hiqni mendjen nga puna, kaosi rifillon të hënën. Horoskopi Paolo Fox Demi: Më në fund e keni hënën në favorin tuaj. Kjo do të thotë që duhet të përfitoni prej saj dhe të shkoni drejt gjërave që doni. Telefononi personin që dëshironi të dëgjoni dhe propozoni projektin tuaj tek eprorët. Horoskopi Paolo Fox Binjakët: Pas javësh stresi intensiv, fundjava që prisnit më në…

Read More

Nga Arsen Rusta-Gazetar Plazhi Bosh!!!Ja pra erdhi dita.Abuzuat nga Jugu në veri me çmimet. Tani mbajeni shezlonget për vete.Shtrihuni aty, ju pronarët që nga kufiri shqipërisë nuk dilni dot se jeni në kërkim nga europol e interpol. Ndërsa këtu jeni biznesmena falë aferave.Plazhet në shqipëri i ka braktisur shtresa e mesme.Sepse shezlonget janë super ngjiturTë rastis ti me familjen e ngjit ke një tufë “laskarash” hashash drogë kokainë e heroinë dhe zhurma sikur janë lëshuar nga burgu e direkt në plazhTë rastis ndonjë “bundërr” instagrami që të bën shfaqe nudo në kufijtë e poronografis.Të rastis tabela nuk lejohet termusTë rastis…

Read More

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka folur në lidhje me draftin që është hedhur për kosnsultim për uljen e moshës së nxënësve të klasës së parë nga 6 në 5 vjeç. Ministrja sqaroi se në asnjë rast ky propozim nuk është bërë të vendoset si detyrim por i jep mundësinë prindërve të zgjedhin nëse duan të regjistrojnë femijën e tyre 5-vjeç ose të presin deri në vitin e ardhshëm. Madje, Kushi theksoi se kjo ka qenë edhe kërkesë e vetë prindërve apo edhe e arsimit parashkollor. “Ky propozim po interpretohet gabim. Ne asnjëherë nuk kemi përmendur moshën, 5-vjeç.…

Read More

Presidenti amerikan Joe Biden është vënë sërish në qendër të vëmendjes së mediave për veprimet e tij. Këtë herë, gjatë vizitës së tij në Izrael, ai është ‘takuar’ me ajrin. Në pamjet e transmetuara nga mediat e huaja, shihet se Biden pasi mbaron konferencën e tij për mediat, me homologun izraelit Isaac Herzog, kthehet anash dhe drejton dorën për të takuar dikë, edhe pse në fakt pas tij nuk kishte asnjë njeri. Në ndihmë i ka shkuar menjëherë homologu i tij, i cili e ka ftuar që ulen të dy në karrige.

Read More