Kryeministri Rama dhe zv.kryeministri Arben Ahmetaj ishin sot në Kamzë për të parë përfundimin e punimeve për ndërtesat që do t’u jepen banorëve që janë prekur nga tërmeti. Gjatë vizitës ata u shoqëruan edhe nga kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, i cili krahas prezantimit të punës që është bërë, i tha Ramës që kishin mbjellë edhe domate e speca në tokën përreth bllokut të pallateve, “ashtu siç e kishte lënë porosi kryeministri”. “Këto shtëpi janë nga 3+1. Siç kemi ndërtuar këtu nuk është ndërtuar as në Tiranë. Te kopështi siç na e ke lënë porosi kemi filluar të mbjellim domate,…
Author: tirana
Pasojat e luftës në Ukrainë po i ndjen tashmë thuajse e gjithë bota. Çmimet janë rritur si tek karburantet ashtu edhe në ushqimet e shportës. Por siç edhe është paralajmëruar, në fillim të vitit që vjen do të shohim edhe rritje të çmimeve të shërbimeve. Kriza ekonomike por edhe çmimet që tradicionalisht kanë qenë relativisht të larta kanë zbrazur nga turistët si duket Jugun e vendit. E kemi kaluar mesin e korrikut tashmë dhe plazhet në një prej vendeve më të lakmuara të rivierës shqiptare Dhërmi, janë thuajse të boshatisura. Shezlongët dhe vija bregdetare kanë mbetur thuajse “të braktisura.” Mungesën…
Dy shkollat e reja, “John F. Kennedy” dhe “Nënë Tereza” në Kodër Kamëz, do të hapin dyert në shtator. Ato janë pjesë e një sërë investimesh, që kanë transformuar zonën dhe rrisin vlerën e pronave përreth. Kryetari i Bashkisë së tiranës, Erion Veliaj inspektoi detajet e fundit të punës, kur tha se ata që sot kundërshtojnë çdo punë publike të bashkisë, dinë vetëm të shkatërrojnë. “Jemi shumë të lumtur si është transformuar e gjithë zona e Kodër Kamzës. Nuk është vetëm ky kompleks shkollor, por e kemi filluar pak më poshtë, me godinat e reja të studentëve, të zaptuara që…
Ashtu si pothuajse në çdo puntatë, Bora Zemani ka qenë e përsëri pranishme (edhe pse jo fizikisht), në puntatën e fundit të emisionit të vëllezërve Veshaj. Kjo sigurisht përmes deklaratave të Donald Veshaj. Që në puntatën e parë aktori i humorit nuk ka ngurruar të flasë, për moderatoren dhe historinë e tyre të shumë komentuar. Megjithëse nuk ka folur asnjëherë konkretisht në lidhje me zërat për ribashkim, ai ka lënë gjithnjë të kuptohet që tashmë ata janë bashkë. Dhe kështu ka ndodhur edhe së fundmi gjatë puntatës së emisionit të tij ku kishte të ftuar moderatoren Dojna Mema dhe partnerin…
Nga data 1 deri në 4 shtator, muzeu më i famshëm në botë do të flaës shqip. Artisti shqiptar Amarildo Ruçi do të ekspozojë veprat e tij në muzeun e Luvrit në Paris. Amarildo, ky artisti kontravers, i cili pikturon më duar, ka arritur që të jetë shqiptari i parë që merr pjesë me veprat e tij në muzeun e Luvrit, duke u bërë kështu një ambasador i Shqipërisë me talentin e tij dhe duke dhënë kështu një shembull të mirë se si të rinjtë shqiptarë kapin majat në çdo fushë. Ruçi, i riu që para 6 vitesh hodhi tutje…
Tre persona janë lënduar pasi janë goditur nga një gomone në plazhin e Jalës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, teksa mjeti lundrues po dilte nga deti. Tre personat që kanë marrë lëndime janë pushues.Ata janë dërguar për të marrë mjekim në spital, ndërsa raportohet se një prej tyre është në gjendje të rëndë.
Zbardhen mesazhet e anëtarëve të celulës terroriste, që po planifikonte të kryente një sulm në Shqipëri ndaj anëtarëve të MEK, të vendosur në Manëz. Sipas të dhënave të Antiterrorit dhe SPAK, ish-anëtarë të MEK dhe anëtarë të celulës terroriste, të cilët bashkëpunonin për kryerjen e sulmit, janë dërguar në Shqipëri për të planifikuar sulme terroriste ndaj anëtarëve të MEK, raporton BW. Në dosje thuhet se disa individë që flasin gjuhën turke, rezultojnë se kanë mbërritur në Tiranë, ku janë takuar me dy makina dhe kanë pasur si qëllim përgatitjen e sulmit. Referuar të dhënave të dosjes, rezulton se takimet e…
Kontrolle të shtuara në pikat e kalimit kufitar, me qëllim kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shërbimet e PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit më Interpol Tirana, kanë vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: A. K. 32 vjeç, lindur në Kazakistan dhe banues në Gjermani. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme bënë ndalimin e këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij në…
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla, ka prezantuar kryetarët e rinj të PS për Bashkinë e Lushnjes. Në fjalën e tij Balla tha se procesi i ri-organizimit të partisë, synon përfshirje sa më të madhe te të rinjve dhe rritjen e peshës së grave e të vajzave në drejtimin e strukturës bazë të Partisë Socialiste. “Jemi partia e vetme në Shqipëri që kemi bashkëdrejtim mes grave dhe burrave në nivel bashkie, por edhe në organizatat tona në çdo lagje qyteti apo në cdo fshat. Duhet të vijojmë të ftojmë sa më shumë vajza dhe gra…
Janë rritur ndjeshëm rastet e reja me koronavirus në Berat. Gjatë kësaj jave që po mbyllim janë konstatuar 25 raste koronavirusi vetëm te fëmijët, të cilët kanë patur temperaturë të lartë për katër ditë me radhë. Situata ka qenë më e vështirë për 3 prej tyre, të moshës 0-4 muajsh, të cilët janë nisur me urgjencë drejt Tiranës për shkak të komplikacioneve me frymëmarrjen. Të dhënat bëhen të ditura nga Shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit,mjeku pediatër Vladimir Kumaraku. Ai pohon se rastet kanë qënë të shumta dhe në rritje nga dita në ditë, megjithatë sipas tij…
Një 43-vjeçar shqiptar është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata greke, nën akuzën e përdhunimit të vajzës së tij të mitur. Referuar mediave greke, shqiptari, baba i një djali dhe dy vajzave, ishte i divorcuar nga bashkëshortja dhe jetonte me fëmijët, ndërsa gjatë këtyre viteve kishte abuzuar sistematikisht me të bijën 14 vjeçe. Po si u zbulua drama e të miturës?! Sipas autoriteteve helene, shqiptari fillimisht ishte denoncuar nga fëmijët për dhunë në familje, por pas kontrollit mjekësor, ka rezultuar se ai kishte abuzuar seksualisht me 14-vjeçare, gjë që dhe vetë e mitura e ka pranuar. Në dëshminë e dhënë në…
Aeroporti i San Franciskos është evakuuar mbremjën e djeshme, pasi policia gjeti një objekt të dyshimtë pas një kërcënimi me bombë. Këtë e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimit në Twitter. “Për shkak të aksionit të vazhdueshëm policor, Terminali Ndërkombëtar është duke u evakuuar”, tha gjithashtu kompania e menaxhimit të aeroportit përmes Twitter. Sipas të njëjtit burim, pas kërcënimit, trenat në shërbim të aeroportit janë pezulluar gjithashtu. Gjithashtu policia ka arrestuar një burrë.