Ricky Martin mund të dënohet me 50 vjet burg, pasi është akuzuar për incest nga nipi i tij 21-vjeçar. Në fillim të muajit, këngëtari i famshëm mori një urdhër-ndalimi për dhunë në familje, por nuk u zbulua identiteti i viktimës. Por, sipas “Marca”, vëllai i tij, Eric Martin, ka zbuluar se viktima është nipi i Ricky Martin, Dennis Yadiel Sanchez. Këngëtari akuzohet se ka “ushtruar ngacmime fizike dhe psikologjike” ndaj Sanchez gjatë lidhjes së tyre shtatëmujore, e cila përfundoi rreth dy muaj më parë. Martin pritet të dalë para gjykatës portorikane më 21 korrik për t’u gjykuar. Një përfaqësues i…
Author: tirana
Modelja nga Kosova, Arta Nitaj është kthyer ditët e fundit në qendër të vëmendjes për shkak të disa mesazheve të publikuara nga YouTuberi Teddy Grey, sipas të cilit ajo merr 5 mijë euro në këmbim të kalimit të një nate me të. Së fundmi, Nita ka publikuar një “story” në “Instagram”, ku thekson se “nuk i intereson më asgjë”, duke zgjedhur të mos japë asnjë reagim të drejtpërdrejtë në lidhje me vërtetësinë e fotove apo bisedave që blogeri britanik ka shpërndarë. “Fakti që nuk më plas më për asgjë është e rrezikshme”, shkruan ajo. YouTube-ri britanik ka postuar fillimisht një…
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona për vjedhjen e qytetarëve në stacionet e autobusëve në kryeqytet. Në pranga janë vënë A. S., 45 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë për vjedhje si dhe D. Gj., 45 vjeç, banues në Tiranë. Denoncimet kanë zbuluar hajdutët, duke i çuar ata pas hekurave. “Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kanë vjedhur portofolat shtetasve të ndryshëm, në afërsi të stacioneve të autobusëve, në zona të ndryshme të Tiranës. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit D. Gj. dhe A. S., janë autorë të ngjarjeve si më poshtë: * Më…
1326 qytetarë kanë dalë pozitivë me COVID gjatë 24 orëve të fundit nga kryerja e 3149 testimeve. Ministria e Shëndetësisë raporton se nuk është shënuar asnjë humbje jete, dhe se aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë.Sakaq, janë shëruar 986 qytetarë, duke e çuar numrin e të rikuperuarve në 282,456 që nga fillimi i epidemisë.
Një 12-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti regjistruar këtë të shtunë në aksin Haizaj–Spille. I mituri është përplasur nga një automjet që drejtohej nga një 38-vjeçar. Shoferi ka përfunduar në pranga, ndërsa 12-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Një turist ka ndërruar jetë në majat e thepisura të Valbonës. Gjatë paradites, policia e Tropojës njofton se ka marrë njoftim nga një turiste serbe, se në vendin e quajtur “Maja e grykave të hapura”, Valbonë, duke eksploruar zonën me një grup turistësh, njëri prej tyre, me inicialet G. S., kishte ndërruar jetë. Dyshohet se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e infarktit. Për shkak të terrenit të thepisur, policia bën të ditur se ulja e helikopterit është e pamundur, teksa në vendngjarje kanë shkuar forcat e kërkim-shpëtimit.
Një djalë i ri, 23 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa e tij dhe nuk është kthyer më, duke humbur kështu kontaktet me familjarët, të cilët po e kërkojnë. Denoncimi në polici është bërë nga e ëma e të riut, Gj. L., 55 vjeçe, e cila ka kërkuar ndihmën e autoriteteve për gjetjen e djalit të saj. “Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja Gj. L., 55 vjeçe, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i saj, shtetasi R. K., 23 vjeç, i…
Policia ka arrestuar drejtuesin e gomones, i cili humbi kontrollin e saj dhe mori përpara një çift pushuesish shqiptar në bregdetin e Jalës. Ata ishin ulur buzë detit dhe po merrnin rreze dielli, kur u plagosën nga një gomone. Nga përplasja e fortë, dy të rinjtë u dërguan për mjekim në spitalin e Himarës.
Gruaja e parë e ish-Presidentit Donald Trump, Ivana Trump, ka humbur jetën nga plagët e shkaktuara pas rrëzimit nga shkallët, dhe jo nga arresti kardiak, siç u dyshua më herët. Këto janë rezultatet e fundit të autopsisë. Ivana Trump u gjet e pajetë më 14 korrik në fund të shkallëve të banesës së saj në Upper East Side të New York. Siç raportojnë mediat amerikane, vdekjen e Ivana Trump e konstatuan mjekët ndihmës së shpejtë në Manhattan, të cilët ndërhynë në përgjigje të thirrjes së urgjencës për një arrest kardiak të dyshuar. Nuk dihet ende nëse rënia ka qenë aksidentale…
Ish-kryeministri Sali Berisha, në emër të Partisë Demokratike, përgëzon Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, i cili miratoi propozimin e Francës, duke zhbllokuar hapjen e negociatave me BE. Në reagimin e tij, lideri historik i demokratëve thekson se me këtë rast PD garanton shqiptarët dhe BE, Komisionin Europian dhe vendet anëtare të BE se “nesër në pushtet, do të marrë e miratojë çdo ligj, akt e vendim për plotësimin, kapitull për kapitull, e kërkesave të negociatave me BE, dhe për të bërë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, si të ardhmen më të shkëlqyer për Shqipërinë dhe shqiptarët”. Deklarata: Lidhur me…
Të martën mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare. Maqedonia e Veriut ka votuar pro propozimit francez, vendim që i hap rrugë çeljes së negociatave për Shqipërinë. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka cilësuar një moment historik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai ka shpërndarë edhe videon e deklaratës së tij dhënë tre ditë më parë me deputetin e Bundestagut gjerman, Adis Ahmetovic, teksa bëri me dije se Konferenca e Parë Ndërqeveritare e Shqipërisë dhe Maqedonisës së Veriut me Bashkimi Europian do të mbahet me datë 18 Korrik. “U kry! Gëzuar Shqipëria jonë e dashur këtë moment historik!…
Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur votimin pro të propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, duke hapur rrugën e integrimit edhe për Shqipërinë. Kreu i Shtetit nënvizon se vendimmarrësit shqiptarë tani duhet të kthjellohen mirë për përgjegjësitë që kanë në ndjekjen e politikave. “Përshëndes votimin pro-formulës Makron nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, që çel rrugën e negociatave të anëtarësimit në BE javën e ardhshme për të dy vendet tona. Përgëzoj faktorin politik shqiptar, që gjithmonë mbetet besnik i orientimit europian, vendimtar për paqen, sigurinë dhe bashkëjetesën ndëretnike. Vendimi i Këshillit Europian që do të merret pas disa ditësh…