Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Maliq, në afërsi të fshatit Kolanec. Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë lëndime dy persona, drejtuesi dhe pasagjeri. Dy të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Nga pamjet shihet teksa makina është kthyer përmbys. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Author: tirana
Reagimeve të shumta pas miratimit të propozimit francez nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut iu është bashkuar edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. Borrell shkruan se ky është “një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Diplomanti europian thekson se ky vendim vjen në momentet kur ne duhet të qëndrojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta. “Në Maqedoninë e Veriut, Parlamenti ka votuar. Në favor të hapjes së negociatave për anëtarësim, në favor të së ardhmes sonë të përbashkët evropiane. Një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë…
Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, ka reaguar pas votimit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të propozimit francez që i hap rrugë procesit të integrimit. Varhelyi thekson se mezi pret hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut të martën ndërsa shton se do të takohen në Bruksel. “E mirëpres rezultatin e votimit të sotëm pas ditëve të fundit të diskutimeve të qëllimshme në Parlament duke dhënë mandat të qartë për Qeverinë për të filluar IGC-në e parë bazuar në propozimin e FR. Mezi presim hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut të martën…
Pas miratimit të propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Në një postim në llogarinë e saj në Tëitter, shefja e KE-së uron RMV-në për votimin, që siç shprehet ajo, tashmë do të hapë rrugën për nisjen e negociatave sa më shpejt. “Ishte një mundësi historike, dhe ju e përqafuat,” shkruan më tej von der Leyen. “Është një hap i madh drejt të ardhmes evropiane. Të ardhmes tuaj.” 🇲🇰 Congratulations to North Macedonia on the vote that now paves the way for opening the accession…
Finalizohet operacioni policor i koduar “Premtuesi”. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Përvetësoi, nëpërmjet mashtrimit, dokumenteve të falsifikuara dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, shuma të konsiderueshme parash, vihet në pranga 29-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor…
Kryeministri Edi Rama reagon pas miratimit të propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, duke thënë se më në fund nuk ka më asnjë pengesë për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE Në një mesazh të gjatë në “Facebook”, kryeministri Rama shkruan se “U deshën plot 3 vite të stërmundimshme nga vendimmarrja e Këshillit Europian për t’i hapur rrugë negociatave, që vargmali i pengesave artificiale të ngritura përpara Shqipërisë të rrafshohet tërësisht”. Mes të tjerash dhe teksa falënderon aleatët strategjikë, Rama thekson se “Delegacioni shqiptar do të niset të hënën në Bruksel për ta filluar këtë pjesë të…
Dy shqiptarë, njëri 32 vjeç dhe tjetri 30 menduan të kalonin një mbrëmje të nxehtë me një eskortë në Cremona të Italisë. Mediat lokale bëjnë me dije se shqiptarët kishin parë një reklamë online dhe telefonuan duke “porositur” një eskortë, e cila kishte pranuar që të kryente seks me të dy ata. Por, gjithçka u shkatërrua kur eskorta, e quajtur “Miranda” mbërriti në adresën e dhënë duke i rënë ziles. Pasi kanë hapur derën, dy të rinjtë kanë parë se eskorta në fakt ishte një transgjinor, gjë që ka acaruar shumë të rinjtë. Ata e kanë sulmuar Mirandën me sende të forta…
Pas tre ditësh debate, me 68 vota “pro” dhe asnjë “kundër”, pasi deputetët e opozitës u larguan, Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez që u hap rrugën negociatave, jo vetëm për Shkupin, por edhe Tiranën, pasi dy vendet po ecin paralelisht drejt BE-së. Tashmë pritet mbledhja e liderëve të BE-së, ndërsa Presidencën e ka Çekia për të dhënë zyrtarisht miratimin për hapjen e negociatave dhe zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare. Vitin e fundit, negociatat u mbajtën peng nga vetoja bullgare për Shkupin, që tashmë u zhbllokua, pasi Maqedonia pranoi propozimin francez që i hap rrugë integrimit
Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli ka publikuar disa foto të rejat të saj që nuk mund të kalonin pa tërhequr vëmendjen. Ismajli postoi në llogarinë e saj në Instagram një set të ri fotografish, në të cilat nuk mund të mos bien bien në sy format e saj joshëse. E veshur me një fustan të shkurtër dhe të hapur në pjesën e shpinës dhe nga njëra këmbë, Arbenita dukej në më formë se asnjëherë më parë. Pamja e saj u kompletua me një palë sandale me taka teksa shihet edhe me makijazh të theksuar në fytyrë. Kujtojmë që Arbenita…
Një çift turistësh shqiptarë, po pushonin këtë fundjavë në bregdetin e Jalës. Ata ishin ulur buzë detit dhe po merrnin rreze dielli, kur u përplasën dhe u plagosën nga një gomone. Drejtuesi i gomones, Gjergji Priftuli, 37 vjeç, nuk ka mundur ta ndaloi mjetin në kohë dhe ka marrë para dy pushuesit, duke u shkaktuar fraktura të rënda. Ai është shoqëruar në polici. Dy të rinjtë po marrin mjekimin e nevojshëm në spitalin e Himarës, nga ku mësohet se djali ka pësuar dëmtime në brinjë dhe në kokë.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një postimi në “Facebook” shkruan se shqiptarët po vaksinohen me doza të skaduara të “Pfizer”. Teksa publikon denoncimin e një mjeku, Berisha shkruan se, pavarësisht që vaksinat janë të skaduara, procesi i imunizimit të qytetarëve vijon normalisht. Postimi i plotë “Të dashur miq, në një akt të papërgjegjshëm dhe me rrezik për jetën e njerëzve, Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar përdorimin e vaksinave anti-Covid të skaduara, duke rrezikuar kështu jo vetëm mbrojtjen e të vaksinuarve nga virusi, por duke sjellë dhe pasoja të tjera të rrezikshme nga substancat e skaduara. Dënoj me ashpërsinë…
Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar një letër 11 institucioneve në vend mes të cilëve edhe kryeministria, Kuvendi i Shqipërisë dhe SPAK në lidhje me një shqetësim për rastet vendimeve jo transparente nga institucionet financiare jo banka për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura prej konsumatorëve. Meta shprehet se mungon transparenca për vënien në dijeni të qytetarëve të konsideruar debitor për detyrime financiare, gjë që sipas tij po shkakton tronditje të rëndë ekonomike, sociale dhe psikologjike, duke cenuar cilësinë e jetës së shumë familjeve shqiptare. Ai thotë se ka të dhëna për një situatë alarmante për lejimin e një…