Monika Krymadhi ka reaguar pasi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez, duke i hapur rrugën kështu integrimit në BE. Kryetarja e LSI e cilëson javën tjetër historike për të ardhmen e Shqipërisë evropiane, ndërsa shton se mënyra se si do të qasen ndaj këtij shansi mund ta përshpejtojë apo ngadalësojë procesin për vite me radhë. Postimi i Kryemadhit: Një kapitull i ri për të ardhmen europiane të Shqipërisë është shkruar sot, me votimin në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut në favor të formulës franceze për zgjidhjen e mosmarrëveshjes RMV-BE. Falë këtij vendimi, por edhe shumë sakrificave që RMV…
Author: tirana
Bayern Munich ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk është i interesuar për të bërë Cristiano Ronaldon pjesë të skuadrës bavareze këtë verë. Gjigantët gjermanë ia kanë bërë të ditur prej kohësh këtë edhe yllit të larguar të United, teksa portugezi kërkon një rrugëdalje nga “Old Trafford” në kërkim të një skuadre që luan në Champions League. Refuzimi i fundit është një goditje e mëtejshme për Ronaldon dhe dëshirën e tij për t’u larguar nga Manchester United në afatin kalimtar të verës.
Rafael Caro Quintero, një prej bosëve më të mëdhenj të drogës në Meksikë, ka rënë në prangat e policisë. Drejtuesi i kartelit famëkeq në Sinaloa pritet të ekstradohet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi akuzohet për vrasjen e një agjenti amerikan të antidrogës në vitin 1985. Rafael Caro Quintero dhe të pandehurit e tjerë u paditën në maj të vitit 1987 në gjykatën federale të Los Anxhelosit me akuzat për rrëmbim, torturimin dhe vrasjen në Meksikë të agjentit të Anti- drogës, Enrique “Kiki” Camarena. Caro Quintero u kap pranë qytetit të San Simón në shtetin meksikan të Sinaloas. Ai…
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se të hënën do të nisë skema në mbështetje të qytetarëve, ku do të synohet që në çdo familje të Kosovës të ketë së paku një anëtar të punësuar. Në video të postuar në Facebook, ai ka sqaruar se nëpërmjet kësaj skeme, qeveria do të subvencionojë deri në 70 % të pagës bruto të punëtorit, maksimumi deri në 300 euro për 6 muaj me radhë. “Kushti kryesor për të përfituar nga kjo skemë, është që punëkërkuesi nuk ka të punësuar asnjë anëtar të familjes. Nga e hëna, krejt çka duhet të bëni ju si punëkërkues…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar pas miratimit të propozimit francez nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, që i hap rrugën anëtarësimit në BE. Përmes një postimi në “Facebook”, ministrja shkruan se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën kthimin në shtëpinë e tyre të natyrshme, në Bashkimin Evropian. Postimi: Do kthehemi në shtëpi! Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën kthimin në shtëpinë e tyre të natyrshme, në Bashkimin Evropian. Ata që klithin por s’dëgjohen, shpifin por nuk turpërohen, ata që në këtë moment historik të kombit nuk gjejnë arsye të gëzohen, do harrohen shpejt bashkë…
Policia greke ka vendosur në pranga tre persona, midis tyre edhe një shtetas shqiptar, pasi akuzohen për kultivim kanabisi në Larisa. Në pranga kanë përfunduar një 62-vjeçar, së bashku me djalin e tij 24 vjeç, si dhe një shtetas shqiptar 53 vjeç. Sakaq, është shpallur në kërkim një 29-vjeçar nga Larisa. Sasia e kanabisit e konfiskuar u gjet e fshehur në bodrumin e një shtëpie në fshatin Sotiricë.
Pasi publikoi foto nudo të Arta Nitajt dhe biseda që pretendon se ajo kryen marrëdhënie seksuale për 5 mijë euro, YouTube-ri britanik Teddy Grey ka hedhur akuza edhe ndaj një tjetër modeleje nga Kosova. Bëhet fjalë për Arta Elezajn. Grey ka publikuar sot foto dhe video të Elezajt, teksa shihet në shtrat krah një mashkulli misterioz. “Me sa duket, të gjitha këto ‘figura publike’ janë në të njëjtin kategori prostitutash. Arta, ja si i bën lekët”, shkruan ai. iFrame is not supported!
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti e ka festuar me këngë miratimin e propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, duke hapur rrugën e integrimit me BE-në. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Ahmeti, së bashku me zëvendësministrin e Brendshëm, Nazim Bushi, shfaqen të gëzuar, e ku në sfond dëgjohet një këngë me çifteli. “Na u bënë patare o u plaçin sytë, po i ndez serbët e po shkon çetnikë”, janë disa prej vargjeve të këngës. “Kryetari Ali Ahmeti vulosi orientimin ideologjik të Maqedonisë së Veriut drejt integrimit në Bashkimin Europian. Bashkë PËR Maqedoni Europiane”,…
Nga Spartak Ngjela: Adolf Hitler, pasi mori pushtetin në Gjermani në një mënyrë tepër enigmatike; pasi u bë udhwheqws ushtarak absolut, duke qenë edhe kreu i Partisë Naziste, erdhi një çast dhe ai e shpalli veten edhe kryegjyqtar të Gjermanisë. Një tiran aq mizor sa ai nuk e kish’ parë ndonjëherë njerëzimi. Por, ja që, befas sot, Saliu na tha se, “kur unë të vij në pushtet nuk do ta fal Edi Ramën”, domethënë kryeministrin aktual. Domethënë Saliu, kur të vijë në pushtet, do ta shpallë veten kryegjyqtar absolut. Është për të qeshur. Por, ja që, ca rrangalla të tillë…
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duke folur për situatën epidemiologjike në vend, u pyet nëse do të ketë shtim të masave nëse konfirmohen variante të reja me Covid. Në përgjigjen e saj, ministrja theksoi se është Komiteti i Ekspertëve ai që do të marrë masa në bazë të dinamikës së situatës. “Deri më tani janë 89 vende që kanë ngritur alertin e BA5 dhe po ashtu kanë rritur ndërgjegjësimin sa i përket masave. Edhe OBSh si fjalë kyçe kundër COVID-19 kanë shtuar edhe distancimin, por edhe maskën aty ku ka grumbullime, sidomos tek ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese apo janë…
Një polic në Parana të Brazilit ka vrarë 6 anëtarë të familjes së tij dhe dy të panjohur, e më pas i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armën e shërbimit. 37-vjeçari Fabiano Garcia qëlloi për vdekje bashkëshorten, 28-vjeçaren Kassiele Mendes, thjeshtrën e tij 12-vjeçare, nënën e tij 78-vjeçare dhe vëllanë e tij. Më pas, shkoi në shtëpinë e vjehrrës, ku vrau fëmijët e tij, 4 dhe 9 vjeç. Dy të rinj, kalimtarë të rastit, mbetën gjithashtu viktimë. Në fund, Fabiano Garcia vrau veten në makinën e tij.
Shtetet e Bashkuara thanë se mirëpresin vendimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, që miratoi propozimin francez për t’i hapur rrugën integrimit evropian. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se votimi i 16 korrikut është hap i radhës në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. “Ne i dimë kompromiset e vështira të bëra për këtë kompromis, i cili njeh dhe respekton identitetin kulturor të Maqedonisë së Veriut dhe gjuhën maqedonase. Ky vendim vjen në një moment kritik për Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor dhe Evropën. Një Bashkim Evropian që përfshin të gjithë Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë…