Kroacia i ka mohuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, vizitën private që ai kishte planifikuar të mbante këtë të dielë. Sipas “Jutarnji list”, Vuçiç kishte planifikuar të vizitonte sot rajonet e Jasenovac dhe Pakrac, por autoritetet kroate nuk do ta lejojnë atë të hyjë në vend. Qeveria ka deklaruar jozyrtarisht se Vuçiç nuk respektoi asnjë protokoll dhe se donte të bënte gjithçka jashtë procedurave dhe rregullave të marrëdhënieve diplomatike dhe se donte të kalonte kufirin kroat me ekipet e tij televizive.
Author: tirana
Edhe pse Kuvendi vijon punën, deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj ka marrë pushimet, dhe ndodhet në një nga zonat më luksoze të Italisë. Këtë e ka treguar përmes disa postimeve këtë të dielë në facebook. Po ashtu zv.kryetarja e Kuvendit është shfaqur si kurrë më parë, me pantallona të shkurta dhe me bluze që i tregon edhe format e trupit.
Gjetja e bashkëpunimeve të reja ishte fokusi i vizitës së fundit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në Hanover dhe Bremen të Gjermanisë. Në këtë vizitë të shkurtër, Veliaj u takua me zyrtarë të lartë të Rajonit të Hanoverit dhe anëtarë të Landtag-ut. Pas takimeve me Maximilian Schmidt, anëtar i Landtagut të Hanoverit, dhe Presidentin e Rajonit të Hanoverit, Steffen Krach, Veliaj shkruan në Twitter se qëndrimi i tyre është i qartë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në BE. “Faleminderit për mikpritjen miku im, Max Schmidt, anëtar i Landtagut të Hanoverit dhe një europian i palëkundur! Qëndrimi…
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, thotë se është detyruar të mbylli përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare për shkak se po përballemi me një sulm kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë. “Për t’u bërë ballë këtyre goditjeve të paprecedenta dhe të rrezikshme, jemi detyruar të mbyllim sistemet qeveritare deri në neutralizimin e sulmeve armike. Ftojmë qytetarët, mediat, bizneset dhe gjithë aktorët e tjerë të sensibilizohen për të thyer këtë sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare dhe të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike”, thuhet në një njoftim.…
A e shesin trupin vajzat e njohura të ekranit në vend? Teddy Grey një YouTube-r mjaft i njohur britanik, ka hedhur akuza ndaj dy figurave publike në Kosovë, modeleve Arta Nitaj dhe Arta Elezaj. Grey ka publikuar foto nudo të Arta Nitajt dhe biseda që pretendon se ajo kryen marrëdhënie seksuale për 5 mijë euro. “Njohja ime me Artën erdhi përmes një shoqeje të përbashkët, mirëpo nuk dolëm bashkë kurrë. Ajo ishte e paguar për një takim, i cili nuk u realizua kurrë. Nga aty ajo shprehu qartë pëlqimin për mua, por unë nuk tregova aspak interes, gjë që e…
Qeveria greke ka nisur aplikimin e një programi të ri për të ndihmuar qytetarët e saj për të bërë pushime vere gjatë këtij sezoni veror. Programi i quajtur “Turizëm për të gjithë” ofron 150 euro për person, për të subvencionuar kostot e akomodimit, duke qenë se këtë vit çmimet kanë qenë disi më të larta. Kjo tarifë është pak më e lartë për kategori të ndryshme dhe do të përdoret vetëm për të paguar dhomat e hotelit. Qytetarët grekë mund ta marrin atë duke aplikuar në një faqe qeveritare, e cila është vënë në funksion vetëm për këtë çështje.
Këtë të dielë, Policia e Shtetit thotë se 20 persona janë arrestuar nga uniformat blu në Portin e Durrësit. Të gjithë ata janë punonjës nga siguria e portit dhe punonjës te terminalit. Shkaku i shoqërimeve në masë është konstatimi i hapjes së një kontenieri bananesh, prej të cilit mungojnë disa arka. Mësohet se hapja e kontenierit është bërë para se të kalonte në filtrin e policisë dhe skanerit. Policia dyshon se brenda kontenierit mund të ketë pasur lëndë narkotike. Për këtë arsye u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë…
Një avion mallrash ukrainas që po fluturonte nga Serbia dhe kishte destinacion Jordaninë, është rrëzuar pranë qytetit të Kavala në Greqinë veriore në mbrëmjen e së shtunës. Dyshohet se avioni kishte ngarkesë me rreth 12 tonë municione. Ende mbetet e paqartë sesa persona kishte në bord dhe nëse ka të mbijetuar. Mediat greke thonë se në bordin e avionit, mund të kenë qenë 8 persona të cilët kanë vdekur. 14 anëtarë do të hetojnë zonën ku ndodhi aksidenti. Askush nuk i afrohet zonës ku është rrëzuar avioni pasi është bllokuar në një rreze prej të paktën 500 metrash. Shërbimi Zjarrfikës…
Anëtarë të një celule terroriste po planifikonin të kryenin një sulm në Shqipëri ndaj anëtarëve të MEK, të vendosur në Manëz. Ish-anëtarë të MEK dhe anëtarë të celulës terroriste, të cilët bashkëpunonin për kryerjen e sulmit, janë dërguar në Shqipëri për të planifikuar sulme terroriste ndaj anëtarëve të MEK. Disa individë që flasin gjuhën turke, rezultojnë se kanë mbërritur në Tiranë, ku janë takuar me dy makina dhe kanë pasur si qëllim përgatitjen e sulmit. Referuar të dhënave të dosjes, rezulton se takimet e tyre kryheshin në dy hotele të njohura në Tiranë. Një ndër mesazhet e shkëmbyera mes tyre…
Një duzinë njerëzish po qëndrojnë në oborrin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në pritje të mjekut i cili do të dalë të njoftojë mbi shëndetin e pacientëve aktualë. COVID-i nuk na la vetëm pasoja shëndetësore, por edhe formale si vendosja e rregullave strikte për hyrje-daljet në pavijonin e kardiologjisë. Një mesoburrë me tipare karakteristike me shqiptarët tipikë, e folura e tij “e tradhton”. Një shqipe e këndshme, pak nga letrarja, pak nga gegërishtja e Shijakut, zona nga ku është bashkëshortja. Emini, një sirian prej disa vitesh i cili jeton në Shqipëri, është ndër mjekët më të respektuar në Tiranë.…
Ish-zv/kryeministri dhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është përjashtuar nga takimet me strukturat e kësaj partie në bashkinë e Lushnjes. Sipas “Syri Tv”, Braçe ka dërguar një mesazh në grupin e “WhattsApp-it” të Asamblesë së PS në Lushnje, ku tregon se është përjashtuar nga takimi me anëtarët, ku është bërë prezantimi i kreut të ri të socialistëve të Lushnjes. Sipas Erion Braçes, ky përjashtim ka ndodhur pasi ka kundërshtuar emërimin e Ergest Krakullit në krye të PS Lushnje, pasi Karkulli është me diplomë false. Erion Braçe: Askush nuk më njoftoi për mbledhjen ku qenka prezantuar kryetari i PS. E…
Mëngjesin e kësaj të diele, kryeministrin Edi Rama e ka nisur ditën me një promovim të një vepre arti, teksa ju ka uruar ndjekësve një ditë të mbarë. Në rrethrrotullimin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit, artisti koçar Arjol Pepi ka realizuar një vepër arti. “MIRËMËNGJES dhe me këtë vepër arti në hapësirë publike të artistit të talentuar korçar Arjol Pepi dhe ekipit të tij fantastik në rrethrrotullimin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit, Tiranë, ju uroj një të diel të paqtë”,-shkruan Rama në facebook.