Author: tirana

Këtë të dielë, kryeministria ka reaguar për sulmin kibernetik ndaj shërbimeve publike online dhe faqeve qeveritare duke thënë se nuk ka ndodhur kurrë më parë, por po punohet për të penguar cënimin e sistemit të informacionit. “Shqipëria është gjendur ditën e sotme nën një sulm masiv kibernetik, të pandodhur kurrë më parë. Sulmi kriminal kibernetik rezulton të jetë i sinkronizuar dhe i sofistikuar nga jashtë Shqipërisë. Për të mos lejuar që kjo goditje të dëmtojë sistemin tonë të informacionit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare. Sistemet qeveritare…

Read More

Prej sezonit të kaluar, futbollistët, sidomos ata të Premier League janë këshilluar që t’i kryejnë të dyja dozat e vaksinës për të siguruar një mbrojtje të plotë nga virusi. Ka nga ata që rregullat nuk i kanë zbatuar plotësisht dhe së fundmi dy të penalizuarit janë N’Golo Kante dhe Loftus-Cheek. Mesfushorët e Chelsea e kishin të pamundur t’i bashkoheshin skuadrës në turin amerikan, pasi Shtetet e Bashkuara nuk lejojnë që personat e pavaksinuar me të paktën dy doza të shkelin në tokën e tyre. Rikthimi në vëmendje i çështjes së vaksinës ka bërë që edhe trajneri i Bluve të Londrës,…

Read More

Platforma e vetme e shërbime online, e-albania dhe disa faqe të tjera zyrtare dhe qeveritare kanë pezulluar shërbimet si pasojë e një sulmi kibernetik. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili teksa ka renditur 7 pyetje ndaj qeverisë për këtë situatë, thotë se ditët e fundit është parë që ka një “flakë” te hipotekat dhe prokuroritë atje ku ka dokumente përvëluese për qeverinë. Postimi i plotë Bllokimi i sherbimin publik on line, si zjarret ne hipoteka te qeverise ne “hall te madh”! Sot Qeveria ka mbyllur sherbimin publik on line per ” sulme kibernetike” sic po thote vete. Ka disa pyetje qe…

Read More

Policia e Shtetit ka zbardhur një ngjarje të rëndë, ku një 38-vjeçar në Selenicë, ka mbajtur peng për disa orë një familje, kjo duke i kërcënuar me armë. Ngjarja ka ndodhur më 16 korrik në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Koria e Rigonit”, në fshatin Brataj të Seleënicës. Au tori ka hyrë me dhunë në banesën e shtetases Y.F, 41 vjeçe, e cila jetonte së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin F.F, 47 vjeç invalid dhe 6 fëmijë të mitur. 38-vjeçari ka mbajtur peng për rreth 4 orë familjarët e kësaj familjeje duke lidhur me litarë…

Read More

Polcia e shtetit ka bërë bilancin javor ku në 7 ditë janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 430 shtetas, nga këta: 108 janë arrestuar, 308 janë proceduar penalisht dhe 14 janë shpallur në kërkim. Sipas njoftimit të policisë janë zhvilluar gjithsej 35 operacione policore me anë të së cilave janë goditur disa raste të kultivimit të lëndëve narkotike si dhe disa për armëmbajtje pa leje. Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit, në një javë! Angazhim, përkushtim, vendosmëri dhe profesionalizëm nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, në çdo skaj të vendit, për të parandaluar dhe luftuar krimin. 10…

Read More

Pas votimit në Kuvend, ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, kanë nënshkruar ditën e sotme në Sofje protokollin dypalësh pas mbledhjes së komisionit të përbashkët ndërqeveritar. Nënshkrimi i protokollit dhe mbajtja e mbledhjes së komisionit ndërqeveritar vjen një ditë pasi Kuvendi i Maqedonisë se Veriut miratoi propozimin francez, duke zgjidhur kështu ngërçin me Bullgarinë. Në një seancë të jashtëzakonshme tre ditore, Kuvendi miratoi propozimin francez me 68 vota pro të maxhorancës. Kjo marrëveshje çel rrugën e Shqipërsë dhe Maqedonisë së Veriut drejt rrugës në BE.

Read More

Platforma e vetme e shërbime online, e-albania dhe disa faqe të tjera zyrtare dhe qeveritare kanë pezulluar shërbimet si pasojë e një sulmi kibernetik. Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nuk i ka kursyer ironitë, ku përmes një postimi në facebook, shkruan se në këtë kohë do të hapej dhe “akademia e mbjelljeve online”. Për të nevojitet urgjent një tender sekret të kapen kibernetistin. Postimi i plotë Sulm kibernetik AKSH-it?! Uau!Ku na e gjeti tani që po hapnim akademinë e mbjelljeve online…!Urgjent një tender sekret të kapim kibernetistin, që qenka edhe jashtë shteti. Ka kosto dmth… Ups! Na ikën dritat. Hajde…

Read More

Platforma e vetme e shërbime online, e-albania dhe disa faqe të tjera zyrtare dhe qeveritare kanë pezulluar shërbimet si pasojë e një sulmi kibernetik. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit thotë se pezullimi i shërbimeve është vendosur si masë për të shmangur që sulmi kibernetik të marrë përmasa më të mëdha.

Read More

Anëtarët e ekuipazhit të avionit që u rrëzua një natë më parë në Greqi, janë të gjithë ukrainas. Avioni është pronë e një kompanie ukrainase e quajtur “Meridian”. Ka ende dyshim për destinacionin final të ngarkesës. Prokuroria greke hapi një hetim lidhur me rastin, ndërsa mbeten dyshimet e ngritura lidhur me llojin ngarkesës. Dyshohet se ka pasur materiale tepër delikate dhe sekrete. Serbia thotë se armët do të shkonin në Bangladesh. Zona është izoluar dhe një ekip i posaçëm i luftës biologjike të ministrisë së mbrojtjes së Greqisë po mbledh materialet dhe t’i ekzaminojnë.

Read More

Kreu i bashkisë së Matit, Agron Malaj ka promovuar përmes një postimi në facebook, aventurën e disa të rinjëve në Majën e Dejës. “Maja e Dejës ka një vlerë të jashtëzakonshme historike për Matin. Në lindje të Dejës gjendet vendi i kishës së Shën Trinisë, ku është zbuluar dokumenti më i vjetër i shkruar në gjuhën shqipe, formula e pagëzimit (8 Nëntor 1462) e gjithashtu dhe kalaja e Skënderbeut (Stelushit)”. Postimi i plotë Të rinjtë eksplorues të Matit në Majën e Dejës. Kjo mrekulli natyrore që ndodhet në Bashkinë e Matit, është përfshirë së fundmi në fondin e zonave të…

Read More

Policia e Tiranës njofton se gjatë 24 orëve të fundit finalizoi me sukses 3 operacione kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit, gjatë të cilit u arrestuan në kushtet e flagrancës 6 persona. Gjatë operacioneve u sekuestruan sasi të konsiderueshme lënde narkotike kokainë dhe kanabis si dhe një sasi parash që dyshohet se ishte përfituar nga ky trafik i paligjshëm. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Cooper” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. K., 24 vjeç, K. V., 32 vjeç, dhe R. K., 34 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.…

Read More

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit lundrues Gjergji Priftuli, pasi të shtunën humbi kontrollin dhe gomonia plagosi dy pushues. 37-vjeçari po kryente manovra të rrezikshme disa qindra metra larg bregut dhe më pas ai u rrëzua në ujë. Në këto momente gomonia u nis me shpejtësi dhe përplasi çiftin e të rinjve në breg të detit. Djali ka pësuar dëmtime në brinjë dhe në fytyrë ndërsa vajza është lënduar në disa pjesë të trupit. “Humbi kontrollin e mjetit lundrues dhe për pasojë dëmtoi dy pushues që ishin në breg të detit, vihet në pranga 37-vjeçari. Sekuestrohet mjeti lundrues…

Read More