Author: tirana

Pak kohë më parë i ftuar në “Më lër të flas” Sabiani u shpreh se Iliri kishte përfituar nga ai dhe kjo u mor si prishje e miqësisë së tyre. “Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë”, tha këngëtari. Mirëpo, Sabiani ishte sot në “E diell” ku sqaroi dhe deklaratën e bujshme. “E keni marrë në kontekstin e gabuar këtë gjë, kemi përfituar nga njëri-tjetri dhe realisht kemi qenë të dy së bashku aty dhe luftonim për njëri-tjetrin”, tha ai.

Read More

Për atentatin e Fushë Krujës ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha i cili e cilësoi si krim horror në mes të Fushë Krujës “Rendi dhe siguria në duart e mafies. Krim horror, ekzekutim mafioz ditën për drekë i tre personave në mes të Fushë Krujës, dy prej të cilëve janë djegur në makinë. Policia ndiqte nga afër ngjarjen, duke vendosur gjoba disa metra më tutje. Sipas policisë, vrasësit largohen si gjithnjë në drejtim të paditur, me ose pa ndihmën e saj”, deklaron Berisha.

Read More

Më 14 gusht në Tiranë Noizy do të zhvillojë koncerin më të madh të karrierës së tij. Noizy do të interpretojë hitet e tij më të mira ndër vite, por jo vetëm kaq. Ka të ftuar specialë, shqiptarë dhe të huaj. Emrat u lakuan për një kohë të gjatë, ndërsa më vonë edhe u konfirmuan. Duda. Elgit Doda, Ledri Vula, Dhurata Dora, Mc Kresha, Lyrical Son, Duda, Ardian Bujupi, “BM, SAVA, MINI kanë qenë të parët që kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në koncert.

Read More

Një djalë rreth moshës 15 vjeç ka rrezikuar të mbytet mesditën e sotme në plazhin e Talës. I mituri ka patur probleme shëndetësore dhe i ka rënë të fikët në ujë, duke rrezikuar jetën. Kanë qenë pushuesit dhe banorët e zonës ata të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë, deri në momentin që ka mbërritur ambulanca. 15-vjeçari është shoqëruar për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Brilant Martinaj ishte mik me këngëtarin Arkimed Lushaj, njohur si Stresi. Shoqëria konfirmohet edhe nga postimet në rrjetet sociale, ku viktima e atentatit në mbikalimin e Fushë Krujës, Brilant Martinaj shfaqet ulur në kolltukun, në dukje të një salloni estetik në praninë e Stresit. Gjithashtu, Brilant Martinaj ka edhe një restorant në Lagunën e Patokut, ndërsa emri i tij është përfolur edhe për kontrollin e tregut të zi të lojërave të fatit në zonën e Fushë Krujës, Lezhës e Laçit.

Read More

Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 2115 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1062 qytetarë, në këto bashki: 520 në Tiranë, 99 në Fier, 82 në Durrës, 40 në Lushnje, 34 në Sarandë, 33 në Shkodër, 29 në Vlorë, 24 në Kamëz, nga 23 qytetarë në Divjakë, Berat, 19 në Kavajë, 12 në Gramsh, nga 10 qytetarë në Vorë, Mallakastër, nga 9 qytetarë në Tepelenë, Dimal, nga 8 qytetarë në Roskovec, Patos, Gjirokastër, 7 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Himarë, nga 5 qytetarë në Mirditë, Shijak, Krujë,…

Read More

Ditën e sotme mbarë opinioni është tronditur nga ngjarja horror që ndodhi në fshatin Brataj të Selenicës, ku 37-vjeçari Vitrin Çobaj hyri në banesën e një familje me 8 anëtarë për të vjedhur, mirëpo përdhunoi dhe vajzën e shtëpisë. Kryeplaku i fshatit Qemal Malaj ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja tronditëse. Ndërsa, sa i përket dyshimeve se autori kishte abuzuar seksualisht me vajzën e madhe të familjes, kryeplaku bëri me dije se vajza filimisht e mohoi një gjë të tillë, mirëpo më pas para policisë e pohoi dhe tregoi gjithçka. Më vonë ajo i tregoi të atit se 37-vjeçari…

Read More

Tirana është qyteti ku janë regjistruar me shumë krime seksuale për vitin 2021 ndërsa pas saj vijnë rrethet Elbasan, Berat, Durrës dhe Fier. Ndërsa rrethet që nuk kanë pasur asnjë procedim për veprat e kësaj natyre janë Përmeti dhe Tropoja.Sipas raportit vjetor të prokurorisë së Përgjithshme gjatë vitit 2021 krimet seksuale kanë pësuar një rritje, në masën 16,18 % krahasuar me vitin 2020. Koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë për këtë grup veprash në vitin 2021 është 5,58 ndërsa në vitin 2020 ka qenë 4,78. 96,7 % e të pandehurve që kanë kryer këto krime janë meshkuj dhe 3,3 %…

Read More

Ngjarja e rëndë kriminale me Fushë-Krujë, ku deri më tani janë konfirmuar se janë ekzkutuar 3 persona në autostradën kombetare, ka ngjallur reagimin e pare te politikës. Deputeti i PD-së, Ervin Salianji deklaroi se krimi po godet brutalisht kudo pa patur frikë. Sipas tij në mes të ditës në një prej rrugëve kombëtare u realizua një vrasje kriminale që për deputetin e PD është e përsëritur dhe po krijon panik dhe ankth te qytetarët. “Krimi po godet brutalisht dhe kudo, pa pasur frikë, duke dhënë mesazhe dhe duke eleminuar cilindo që vendosin si target! Në mes të ditës, në një…

Read More