Author: tirana

Diklen Vata është 1 nga tre personat që u vra në atentatin e sotëm në mbikalimin e Fushë-Krujës. Viktima është kapur në shtator të 2017-ës me kokainë në Tiranë. Vata është 30 vjeç, me origjinë nga Laçi. Nga targat e mjetit rezulton se mjeti është në pronësi të një personi me banim në Fushë Kuqe. Njoftimi i policisë për arrestimin e Vatës: Policia e Tiranës ka arrestuar një shpërndarësh drogash të forta në Tiranë. Diklen Vata, 25 vjeç, nga Laçi, u arrestua pasi policia i gjeti disa doza kokainë fshehur në çorape dhe në çelësat e makinës. Policia njoftoi se…

Read More

Është identifikuar një prej viktimave të atentatit me tre të vrarë në mbikalimin e Fushë Krujës. Një prej viktimave që është gjetur i pajetë rreth 10 metra larg makinës me të cilën udhëtonte, është identifikuar si shtetasi Diklen Vata nga Fushë-Kuqe. Nga video duket se rruga në mbikalimin e Fushë-Krujës është bllokuar, duke krijuar trafik në zonë. Ndërsa tym i zi del nga makina ku është bërë atentati me automatik. Trupat e pajetë të shoferit dhe të pasagjerit në vendin e parë janë shkrumbuar për shkak se makina ka shpërthyer në flakë pasi është qëllua me mbi 60 plumba.

Read More

Një makinë është djegur në zonën e Arramerasit në zonën që lidh Niklën me Fushë Krujën. Kjo makinë e llojit ‘Volkswagen’ është djegur nga autorët e masakrës me 3 të vravë në zonën e mbikalimit të Fushë Krujës. Autorët zbrazën ndaj viktimave rreth 60 plumba. Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë për hakmarrje ndaj grupeve kriminale. Automjeti në të cilin ndodheshin viktimat është djegur plotësisht.

Read More

Shqipëria gjendet përballë një sulmi të paprecedent kibernetik duke bërë që Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) të mbyllë përkohësisht shërbimet publike online dhe faqeve të tjera qeveritare me qëllim mbrojtjen e tyre nga dëmtimet e mëtejshme të sistemit të informacionit. Vendi ka investuar në shërbimet online gjatë viteve të fundit duke kaluar thuajse çdo shërbim përmes e-Albania duke e bërë mjaft të ndjeshëm ndaj sulmeve të tilla. Pak orë më vonë reagoi edhe vetë kryeministria duke theksuar se sulmi është i paprecedent dhe buron nga jashtë vendit. Dyshohet për një sulm mjaft të avancuar, të tipit Ransomware përmes…

Read More

Detaje të reja mësohen nga atentati me tre të vrarë në Fushë-Krujë. Viktima kanë mbetur shoferi i një automjeti dhe dy pasagjerë. Autorët i kanë dalë para automjetit dhe kanë zbrazur armët. Si pasojë e plumbave, kanë mbetur të vrarë tre persona, shoferi, pasagjeri në vendin e parë si dhe një pasagjer që ndodhej në sediljen e pasme të automjetit. Në momentin e atentatit, personi që ishte në sediljen e pasme ka dalë nga automjeti dhe tentoi të largohej me vrap. Por autorët janë kthyer dhe e kanë qëlluar edhe atë. Menjëherë pas ngjarjes, makina ka shpërthyer në flakë. Tre…

Read More

Të shtëna me armë janë regjistruar në drejtim të një makine në zonën e Fushë-Krujës. Sipas të dhënave paraprake ngjarja ka ndodhur pranë Urës së Tapizës, ndërkohë që raportohet për 3 të vdekur. Mjeti ndaj të cilit është qëlluar me armë zjarri ka dalë jashtë rrugë dhe më pas ka shpërthyer në flakë. Në zonë ka shkuar Policia e cila ka rrethuar vendngjarjen dhe po punon për gjetjen e autorëve.

Read More

Pushues nga vende të ndryshme janë besnikë të vendit tonë dhe per ta pavarësisht rritjes së çmimeve si kudo në bot Shqipëria është nga nga vendet me çmime më të përballueshme për çdo lloj “xhepi”. Turistët në bregdetin e Vlorës i gjejmë nga Kina, Maqedonia e Veriut, Gjermania por dhe Kosovarët që nuk e tradhtojnë Shqipërinë. “Jam Bela nga Kina por jetoj në Gjermani. Për mua hera e parë që vij në Shqipëri dhe dita e dyte në Vlorë. Çmimet në Shqipëri janë shumë me lirë se vendet në Europë, madje kam ftuar dhe një shoqen time të vijë në…

Read More

Ngjarja në Selenicë është e rëndë dhe familja po përjeton dramën më të madhe. 38-vjeçari Vitrin Çobaj hyri në banesën e një familje me 8 anëtarë për të vjedhur para, por nuk hezitoi të kryente abuzime seksuale. Ai guxoi të përdhunonte vajzën 17-vjeçare që kishte probleme me shikimin dhe e kërcënoi se do e vriste nëse do bërtiste. “Mbasi ka ikur motra më mori prej bluze dhe më çoi në kasolle bagëtish dhe më tha fillo zhvishu. Po u ndjeve më tha do të vras me armë. Më abuzoi. Kërkoj që ai të mos lirohet më nga burgu. Është hera…

Read More

Luis Suárez është ende në kërkim të një klubi të ri, pas largimit të tij nga klubi spanjol Atlético Madrid. Klubi i La Ligës nuk e zgjati kontratën me sulmuesin e njohur. Sipas agjentit Marco Kirdemir, i cili është ngarkuar t’i gjejë Suarezit një klub të ri, 35-vjeçari dëshiron të luajë në Serie A të Italisë sezonin e ardhshëm. Megjithatë, ai tani ka marrë një refuzim nga një klub italian. Milan është jashtë garës për sulmuesin. Ku po shkon Suarez? Koha aktualisht është kundër tij. Sepse sulmuesi dëshiron të jetë pjesë e Uruguajit në Kupën e Botës në Katar në…

Read More

Për mediat ka folur kryefamiljari që u lidh për katër orë nga 38-vjeçari Vitrin Çobaj, i cili u fut në banesë duke i kërcënuar me çifte. Në dëshminë e tij, ai tregon se si ndodhi ngjarja e rëndë, ndërsa pranon se tentoi të përdhunojë gruan para syve të tij, por më pas abuzoi me të bijën. “Rreth orës 6 të mëngjesit, kanë lehur qentë dhe kam dalë së bashku me bashkëshorten e djalin e madh. Bashkëshortja pa personin me maskë dhe më thirri. Kur kemi shkuar në banesë, personi me maskë të kuqe në kokë ishte futur në dhomën e…

Read More

Një raport mujor i publikuar të shtunën nga Konfederata e Përgjithshme e Industrisë Italiane, Confindustria, tregon se ekonomia e Italisë po shkon drejt “një skenari shumë të pasigurt” në mes të rënies globale pas konfliktit të intensifikuar Rusi-Ukrainë. Sipas raportit, rritja ekonomike kombëtare e vendit u pengua nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, kostot e larta të korporatave me marzhe fitimi në rënie, inflacionin, fuqinë e kufizuar blerëse të familjeve, normat më të larta të interesit dhe tregtinë e dobët ndërkombëtare. Prodhimi industrial i vendit ka treguar njëfarë elasticiteti pasi turizmi është rimëkëmbur…

Read More