Author: tirana

Pas mbylljes së detyrueshme të shërbimeve publike të platformës e-Albania nga ana e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për shkak të sulmit kibernetik, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të shtyjë afatin e regjistrimeve në klasa të para dhe të dhjeta për një afat të pacaktuar. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi nëpërmjet një statusi në rrjete sociale thotë edhe se kjo ndërprerje nuk do të ndikojë aspak në procesin e regjistrimit. “Për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, e cila ndikon edhe procesin e regjistrimit për nxënësit në klasa…

Read More

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për të përditshmen gjermane “Frankfurter Rundschau”, ku ka folur për procesin e integrimit pas votimit të miratimit francez, marrëdhvniet me Vuçiç si dhe krizën ekonomike në vend. Rama thotë se populli shqiptar është europian dhe duan të anëtarësohen në BE sepse janë pjesë e kontinentit dhe po i përmbahen këtij qëllimi. I pyetur se çfarë do të dëshironte të bënte pas karrierës suaj politike, Rama thotë se “ndoshta dizajnoj rrobat e mia si stilist”. Intervista e plotë: Zoti Rama, si shumë politikanë gjermanë, edhe kancelari Scholz është jurist. Ata janë artistë, piktorë dhe kanë…

Read More

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht teksa është blerë këtë të hënë me 115.4 lekë dhe është shitur me 116.4 lekë krahasuar me javën e kaluar sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane sakaq është dobësuar gjatë fundjavës, teksa në raport me javën e shkruar blihet këtë filli jave me 116.7 lekë dhe shitet me 117.4 lekë, duke pësuar një rritje të lehtë me 0.9 lekë nga dita e djeshme. Edhe Paundi britanik ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me javën që lamë pas blihet sot me 136.6 lekë dhe…

Read More

Këtë të hënë deputeti I PD-së, Ervin Salianji do të paraqitet në gjykatën e Apelit ku do të zhvillohet seanca gjyqësore për çështjen “Babale”. Salianji u shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen “Babale” dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. Në apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun.

Read More

Ikona e muzikës POP, Jennifer Lopez është duke përjetuar momentet më të bukura të jetës krah partnerit të saj Ben Affleck. Kohë pas fejesës së tyre në prill të 2020, çifti u kurorëzua dje në një ceremoni modeste. Burimet e mediave të huaja rozë, PEOPLE thanë se ata donin thjesht të martoheshin pa u marrë me dasmë mondane. “Ishte super, super i vogël. Nëna dhe fëmijët e [Jenniferit] ishin aty. Ata thjesht donin të martoheshin, kështu që u martuan”,-thotë një burim i brendshëm. Në një intervistë të pak muajve më parë, Lopez rrëfeu se çfarë e bënte lidhjen e tyre…

Read More

Pesë netë festivali “Gjon Mili, Jazz&Blues” mbajti mbërthyer adhuruesit e kësaj rryme në Tiranë dhe Korçë. Nën moderimin e Stenaldo Mëhillit dhe Elona Islamajt, në datat 12, 13, 14 korrik festivali u zhvillua te Reja në Tiranë, si dhe në pedonalen e Korçës në datat 15-16 Korrik. Ishin të shumtë ata që shijuan magjinë e muzikës Jazz & Blues nga artistët shqiptarë dhe të huaj si, grupi finlandez “Pylkkanen Nu Botega, grupi “Kejdi Barbullushi Trio, grupi “Just Trio”, grupi Austriak “TechRider – Julie Island guitar-trio”, grupi “Ermal Rodi Quartet”, grupi “Philippos Nakas Big Band Selanik” si dhe grupi “Ivanov Quartet”.“Gjon…

Read More

Masakra në Fushë-Krujë me tre viktima u bë nga vrasës me pagesë, të cilët për të arritur qëllimin, ata kanë përdorur teknika ushtarake. Autorët kanë vendosur lëndë djegëse në makinën ku ndodheshin tre viktimat. Dyshohet se kjo është teknikë ushtarake që përdoret në ushtri. Kjo ngre dyshime që autorët e masakrës kanë qenë të mirëpërgatitur dhe me pagesë. Brilant Martinaj, Diklen Vataj dhe Besmir Hoxhaj viktimat e kësaj masakra, janë emra të njohur të botës kriminale. Mbi 10 persona janë shoqëruar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit. Edhe sot me dhjetëra forca të FNSH-së kanë mbërritur në Fushë Krujë,…

Read More

Këtë të hënë do të mblidhet Komisionin për Reformën Territoriale, ku pritet që të miratohet procesverbali i datës 29 qershor. Në seancë dëgjimore do të ketë përfaqësues nga Ministria e Brendshme, ku do të jetë zv.ministrja Romina Kuko si dhe Enea Hoti, Drejtor i Përgjithshëm Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV). Po ashtu gjatë mbledhjes do të jenë të pranishëm përfaqësues nga organizata e shoqërisë civile.

Read More

Mekanizmi i përdorur nga vrasësit e masakrës me tre viktima në Fushë-Krujë, është i njëjti me atë të përdorur në vrasjen e Erigers Mihasit 13 nëntorin e vitit të kaluar në zonën e Astirit në Tiranë. Sipas ekspertit të sigurisë, Artan Rexhepi tregon se ka një mundësi të madhe që vrasjet të jenë kryer nga e njëjta dorë. Rivalët e Ervis Martinajt po eliminojnë miqtë e tij një nga një. Në masakrën e së dielës u vra Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt, i njohur më parë për precedentët penalë. Ai dyshohet se ka qenë autor i vrasjes së efektivit…

Read More

Marina Ovsyannikova e cila njihet për protestën e saj kundër luftës në Ukrainë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv, është ndaluar nga policia pranë shtëpisë së saj në rajonin e Moskës, njoftoi avokati i saj më 17 korrik. Gazetarja ruse publikoi një postim në Instagram, ku tha se është dërguar në stacionin policor në qarkun Krasnoselski të Moskës. Ovsyannikova javën e kaluar mbajti një protestë e vetme në afërsi të Kremlinit, duke shfaqur një pano ku shkruhej “Putin është vrasës, ushtarët e tij janë fashistë” dhe po ashtu shfaqi fotografi të fëmijëve të vrarë në Ukrainë. Për këtë protestë, ajo…

Read More

Këtë të hënë, për ti uruar ndjekësve një ditë të mbarë, kryeministri Edi Rama ka promovuar dy shkollat e reja, “Nënë Tereza” & “J. F. Kennedy”, për të cilat thotë, se në shtator do të presin 1630 nxënës. “MIRËMËNGJES dhe me dy shkollat, “Nënë Tereza” & “J. F. Kennedy”, të cilat në shtator do të hapin dyert për 1630 nxënës në zonën pranë Universitetit Bujqësor, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Dashi Kjo e hënë do të jetë një ditë vërtet boshe. Mundohuni të shijoni këto orë relaksi absolut. Do të shihni që të gjitha sakrificat do të shpërblehen. Hëna, edhe nëse nuk ju duket, është në anën tuaj. Në punë do keni shumë kënaqësi. Demi Mos e humbisni mundësinë për të jetuar një përvojë të rëndësishme sepse keni frikë të zhgënjeni dikë. Filloni të bëni atë që ndjeni dhe përpiquni të ndiqni zemrën tuaj, pavarësisht se çfarë nënkupton kjo. Nuk do të pendoheni. Binjakët Më në fund fillon java e relaksit. Kohët e fundit keni pasur kaq shumë përgjegjësi dhe…

Read More