Një operacion antidrogë është ndërmarrë nga policia italiane mëngjesin e sotëm në Val di Susa dhe Torino. Kërkime janë kryer edhe në provincën e Bergamos. Karabinierët kanë ekzekutuar 8 masa sigurie, gjashtë “arrest me burg”, një “detyrim paraqitje” dhe një “arrest shtëpie” me akuzën e trafikut të drogës. Mediet italiane bëjnë me dije se janë arrestuar 6 italianë dhe 2 shqiptarë, të cilët sipas hetuesve janë vëllezër dhe menaxhonin tregtinë e kokainës mes luginës së Suzës dhe zonës perëndimore të Torinos. Hetimet Hetimi filloi në qershor 2020, të arrestuarit luanin role të ndryshme brenda grupit. sipas medieve italiane, kishte shitës me…
Author: tirana
Sërish Kryeministria ka reaguar për çështjet e sulmit kibernetik që çoi në mbylljen e përkohshme të platformës qeveritare e-Albania, si dhe të faqeve të tjera zyrtare. Në njoftim theksohet se të dhënat e sistemeve të informacionit të shërbimeve qeveritare janë të sigurta dhe të paprekura. “Mesditën e së premtes, nëpërmjet platformave të monitorimit për sigurinë kibernetike të ngritura për sistemet dhe infrastrukturat qeveritare, u vu re një sulm kibernetik kompleks dhe në shkallë të gjerë. Menjëherë, duke ndjekur protokollet e reagimit, u krye izolimi i infrastrukturave dhe sistemeve qeveritare për të garantuar mbrojtjen e të dhënave. Metodat mbi të cilat…
“Mrizi i Zanave” është një nga restorantet më të famshme shqiptare, i kthyer tanimë në një markë të njohur edhe për të huajt. ‘Mrizi i Zanave’ apo thjesht ‘Mrizi’ është edhe qendër agroturizmi në Fishtë, pranë Lezhës. Një vend i mahnitshëm, por mbi të gjitha me gatime nga më të mirat, me një kulturë shërbimi jashtëzakonisht cilësore. Tek “Mrizi i Zanave”, i cili ka marrë emrin e veprës poetike të Gjergj Fishtës, mblidhen qytetarë shqiptarë nga të gjitha viset, e të huaj që vijnë për të shijuar kuzhinën tradicionale me produkte ekskluzivisht të zonës. BBC, Rai Uno, Al Jazera,, Zdf,…
Këtë të hënë kanë dalë në një protestë para Bashkisë së Durrësit, personat me aftësi të kufizuara, të cilët po përballen me një situatë të rënduar ekonomiko-sociale veçanërisht gjatë këtij viti, kur kriza ekonomike ka prekur më shumë se këdo këtë kategori sociale që ndihet e diskriminuar dhe pa mbështetje. Të organizuar në shoqatën ”Shpresë për të verbrit”, ata protestuan para bashkisë së Durrësit për të denoncuar mungesën e mbështetjes financiare nga kjo bashki në këtë kohë të vështirë. “Protestojmë para bashkisë Durrës për të denoncuar këtë bashki për mospagesën e kompensimit të energjisë elektrike që nga janari 2022. Janë…
Një situatë e pazakontë gati në gjendje emergjence është në Britani, për shkak të të nxehtit që mund të jetë edhe vdekjeprurës. Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të përmbahen nga përpjekjet për të shijuar rrezet e diellit, ndërsa për herë të parë parashikohet që temperaturat të rriten mbi 40 celsius. Parashikuesit e motit në Britani, javën e kaluar, lëshuan paralajmërimin e parë të kuq” të të nxehtit ekstrem” për disa pjesë të Anglisë, të hënën dhe të martën. Zyrtarët janë të shqetësuar për efektet në shëndetin e njerëzve dhe në sistemin e kujdesit shëndetësor. Kurse në Francën jugperëndimore flakët detyruan…
Maskara me 3 të vrarë në Fushë-Krujë, ka përplasur këtë të hënë deputetët në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, ku secila palë e përdori në interes të politikës së tyre. Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia kërkoi nga demokratët që të mos bëjnë politikë me ngjarje të tilla, duke e konsideruar si mjaft të rëndë atentatin mafioz. “Është e rëndë, kërkon kohën e vet. Nuk mund të jetë policia ku ndodh ngjarja, se ashtu do e quanim bashkëpunëtore. Ti lëmë kohën e duhur organeve përkatëse. Nuk mund të kryejmë veprime për të inkurajuar krimin, një ngjarje e rëndë për të…
Shqipëria po përballet me një sulm kibernetik. Ndaj dhe shërbimet online dhe sistemet qeveritare janë të mbyllura deri në neutralizimin e këtyre akteve kriminale. Sipas Agjencisë Kombëtare të Informacionit, sulmi i sofistikuar drejt sistemit të informacionit vjen nga jashtë Shqipërisë. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se janë ndërprerë edhe shërbimet konsullore online, kjo deri në një njoftim të dytë. “Sulmi kibernetik ka dëmtuar sistemin online, i cili mundëson aksesin e qytetarëve dhe strukturave përgjegjëse për aplikimin dhe dhënien e dokumenteve biometrike për të gjitha konsullatat shqiptare në botë”. Po ashtu MEPJ thekson edhe se “është në kontakt…
Kontenjeri me banane, në të cilin mungonin 59 kuti dhe që dyshohet se fshihej kokainë, erdhi nga Kolumbia, kaloi në Spanjë, më pas në Itali dhe si përfundim zbarkoi në portin e Durrësit. Por në këtë port, e gjithë ngarkesa nuk u vendos në zonën e riskut. Çdo kontejner i cili vjen nga Amerika Latine duhet të kalojë për kontroll në zonën e riskut. Kamioni i cili mbërriti në terminalin e kontenjerëve më 7 korrik, u vendos në katin e dytë.
Lufta ruse në Ukrainë, ka vrarë të paktën 353 fëmijë dhe më shumë se 665 janë plagosur, bën me dije Zyra e Prokurorisë për të Mitur të Ukrainës. Po ashtu shumica e viktimave u raportuan në Donetsk, Kharkiv dhe Kiev. Të paktën 2,138 institucione arsimore janë dëmtuar, nga të cilat 221 janë shkatërruar plotësisht.
Drejtori i Përgjithshëm Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, Enea Hoti i pranishëm në seancën dëgjimore këtë të hënë në Komisionin e Ligjeve për Reformën Territoriale, ka thënë se reforma e vitit 2015 rriti numrin e të punësuarve në bashki dhe uli borxhin e tyre. “Para reformës ka pasur diku tek 20000 punonjës. Flas këtu me shifrat e vitit 2015. Sot 31 000 punonjës të bashkive. Punonjës administrate, dhe janë ato që ofrojnë shërbime. Ky është numri më i madh sot i të punësuarve në bashki. 7% është rritur numri i punonjësve, falë dhe decentralizimit. Pra, shtimit të shërbimeve. 8000…
Pasi në Kuvendin e Maqedoniasë së Veriut u votua propozimi francez, dhe të dielën u firmos marrëveshja me Bullgarinë e cila heq veton, drita jeshile për negociatat është ndezur edhe për Shqipërinë. Ndaj dhe kryeministri Edi Rama dhe një delegacion shqiptar do të udhëtojnë sot drejt Brukselit, pasi nesër (e martë) do të mbahet Konferenca e parë ndërqeveritare për hapjen zyrtare të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Delegacioni përbehet nga 25 figura të qeverisë duke nisur nga kreu i qeverisë, Edi Rama; shefja e diplomacisë Olta Xhaçka; kryenegociatori Zef Mazi, zv.ministrja e drejtorë që merren me çështjen e…
Ami dhe Ermali së bashku me fëmijët ndodhen me pushime në Turqi. Çifti ka qëndruar aktiv në rrjete sociale duke postuar foto e video nga ditët e tyre, por një prej momenteve më gazmore që i ka shkrirë të gjithë së qeshuri është kur Ermali “konfliktohet” me Amin. Producenti dhe artisti ka publikuar një video ku shfaqet duke hedhur Amin në pishinë teksa shkruan me humor: “Pamje të rënda”. View this post on Instagram A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)