Ministri i Jashtëm i Ukrainës i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të dërgojë më shumë armë në vendin e tij dhe të vendosë sanksione shtesë kudër Rusisë, shkruan CNN. “Sot, iu drejtova ministrave të BE-së në Këshillin e Punëve të Jashtme”, shkroi Dmytro Kuleba në Twitter. “Mesazhi im kryesor janë armët për Ukrainën, sanksionet kundër Rusisë dhe dënimi i Rusisë. Këto janë tre mënyrat për të rivendosur paqen, për të rritur sigurinë dhe për të mbrojtur stabilitetin në Europë. “Gjithashtu u jam mirënjohës BE-së për miratimin e paketës me ndihma ushtarake me vlerë prej 500 milionë eurosh,” theksoi Kuleba. Duke…
Author: tirana
Dy histori vrasjesh, më shumë në kuadër dyshimesh se të faktuara nga Policia dhe Prokuroria, një përfshirje në trafik droge dhe një mori me të dhëna për përfshirje në krime të ndryshme është gjithçka që grupi hetimor ka në duar pas asaj masakre që tronditi vendin në mbikalimin e Fushë-Krujës. Policia e zënë “gafil” në atë orë, në atë rrugë gjendeshin vetëm efektiv të Policisë Rrugore, të cilët patrullojnë për të ndëshkuar shoferët e pabindur, por të pamundur për të qenë efecientë në atë pritë fatale që solli pamjet e një akti terrorist në mes të ditës dhe në mes…
Deputeti socialist, Erion Braçe, vijon sulmet ndaj Ministrisë së Bujqësisë, vetëm dy ditë më parë ka refuzuar ftesën e ministres Frida Krifca, për takimin me ministrat socialistë në zyrë, për të diskutuar për problemet e bujqësisë. Në një postim në “Facebook”, deputeti ka reaguar me ironi sërish, ku shprehet se nuk e pi kafen, dhe se është problem që deputetët takohen pas 11 muajsh. Postimi i deputetit Braçe:
Gjilani u eliminua nga letonezët e Liepaja në raundin e parë të Conference League. “Skifterat” kanë mbetur edhe pa president, pasi Florim Zuka ka dhënë dorëheqjen. Ky i fundit mori drejtimin e klubit dardan pesë vite më parë. Zuka investoi shumë te Gjilani. Vetëm njëherë nënkampion, dy kualifikime europiane, por asnjë titull, trofe që Gjilani nuk e ka fituar kurrë. Zuka ka dhënë lajmin e keq për tifozët e ekipit të BKT Superligës nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Postimi i plotë Te nderuar qytetar te Gjilanit, adhrues te futbollit ne Kosove dhe me gjërë. Ne fillim te vitit 2017…
Për masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, gazetari Artan Hoxha thotë se kemi të bëjmë me autorë jo të thjeshtë pasi nuk tërhiqen derisa e kryejnë deri në fund goditjen e tyre. Për të në zonën nga Lezha dhe në drejtim të Fushë-Krujës, po kryhet një luftë e ashpër mesa organizatave kriminale. Sipas gazetarit masakra e djeshme ishte një sinjal se tashmë nuk ka më asnjë tolerim. “Nuk do të ketë më kursim dhe tolerim. Fakti që njëri ka dalë jashtë dhe autorët u kthyen, dëshmon për ashpërsinë e betejës që po zhvillohet në atë zonë”. Gazetari Artan Hoxha…
Shqipëria po përballet me një sulm kibernetik. Ndaj dhe shërbimet online dhe sistemet qeveritare janë të mbyllura deri në neutralizimin e këtyre akteve kriminale. Sipas Agjencisë Kombëtare të Informacionit, sulmi i sofistikuar drejt sistemit të informacionit vjen nga jashtë Shqipërisë. Eksperti i IT-së, Besmir Semanaj, thotë se kemi të bëjmë me një sulm të mirëkordinuar dhe shumë të mirësponsorizuar nga shtete dashakeqe. Për të nuk kemi të bëjmë me një sulm, por me një akt terrorist, duke vënë në dukje se shteti ynë duhet të ketë një strategji për të ardhmen, pasi target mund të jenë edhe kompanitë private dhe…
Është shtyrë sërish seanca gjyqësore e planifikuar për këtë të hënë ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Avokatët mbrojtës të të pandehurve kanë depozituar sërish kërkesa për shtyrjen e seancës. Po ashtu, një nga anëtarët e trupit gjykues nuk do të jetë i pranishëm. Në kushtet e mësipërme, seanca gjyqësore nuk do të mund të zhvillohet. Të pandehurit e dosjes “Babalja”, Ervin Salianji, Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi u fajësuan nga Shkalla e Parë e Tiranës në dhjetor 2019 për “kallëzim të rremë”. Sipas gjykatës, ata inskenuan një audiopërgjim, ku pretendojnë se Geron Xhafa, vëllai i ish-ministrit…
Si kurrë më parë, në një deklaratë për mediat nga selia blu, këtë të hënë doli vetë kryetari Sali Berisha. Pasi i shprehu mirënjohjen vendeve anëtare të Bashkimit Europian për vendimin e tyre miqësor ndaj Shqipërisë për nisjen e negociatave, i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos guxojë të provokojë partnerët tanë, por të heqë dorë përfundimisht nga ligji i amnistisë fiskale. “Shpreh mirënjohjen më të thellë për Komisionin Europian dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian për vendimin e tyre miqësor ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Gjithashtu, siguroj BE-në se PD-ja sot në opozitë, do të mbështesë dhe do…
Derrat do të lyhen me krem kundër diellit në shfaqjen më të madhe bujqësore në Mbretërinë e Bashkuar në atë që pritet të jetë dita më e nxehtë e Uellsit. Disa fermerë kanë lyer kafshët e tyre me krem kundër diellit për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme, sipas BBC. “Derrat nuk e lëshojnë nxehtësinë ashtu si kafshët e tjera, kështu që është e vështirë t’i mbash të freskët”, tha fermeri i derrave, fitues i çmimeve, Ela Mair për BBC. Ndërkohë, në shfaqjen Royal Welsh Show, një nga ngjarjet më të mëdha bujqësore të Europës që po ndodh gjatë katër ditëve të…
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim shtetasin Sh. Z., 28 vjeç, banues në Shijak, pasi është futur në dyqanin e një kompanie celulare dhe i ka marrë me forcë shitëses, 45.000 lekë. Po punohet për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë vendosur të bashkojnë jetën e tyre përgjithmonë dhe u martuan në fshehtësi të plotë në Las Vegas të shtunën. Çifti u fejua pak kohë më parë dhe Ben Affleck i dhuroi të dashurës së tij një unazë mahnitëse. Për dasmën e tyre në Las Vegas, të dy u veshën në të bardha, Ben Affleck zgjodhi një smoking të bardhë dhe Jennifer Lopez një fustan nuseje mahnitëse Zuhair Murad. Fustani i nusërisë që zgjodhi Jennifer Lopez ishte prej dantelle, jashtë supit, me mëngë të gjata dhe bust korse. Këngëtarja e njohur e ka kompletuar look-un e saj të…
Sali Berisha prezanton Enri Çenon si Sekretar të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të PD. Edhe pse në opinionin publik nuk është shumë i njohur, tirananews.al mëson se Çeno ka qenë kandidat i Lulzim Bashës në Durrës në 2017-n, ndërsa aktualisht është kryetar i Departamentit për të Drejtat e Njeriut në PD. Por më i njohur është babai i tij , ish gjyqtari i shkarkuar Petrit Çeno. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i renditi babait të tij një listë problemesh në kriterin e pasurisë, të cilat sipas KPK çuan në shkarkimin e gjyqtarit të Apelit Durrës. Tirananews.al mëson se Çeno sipas Komisionit veç…