Author: tirana

Mihrije Braha dhe Naim Abazi janë ndër çiftet më të dashura shqiptare. Këngëtarët kanë fituar zemrat e publikut me thjeshtësinë që i karakterizon dhe gjithmonë flasin hapur për marrëdhënien e tyre, duke treguar se janë shumë të dashuruar. Gjithashtu ato komentohen shumë për pamjen e tyre dhe paraqitjen shumë të bukur e të rregullt. Por a i njohët në këtë foto para gati 30 vitesh. Të dy duken shumë ndryshe. Mihrija me flokë të errët dhe Naimi me flokë të gjatë. Prindërit e Platorit duket se kanë ndryshuar shumë pamjen, por jo rininë që i karakterizon.

Read More

Shqipëria po përballet me një sulm kibernetik. Ndaj dhe shërbimet online dhe sistemet qeveritare janë të mbyllura deri në neutralizimin e këtyre akteve kriminale. Sipas Agjencisë Kombëtare të Informacionit, sulmi i sofistikuar drejt sistemit të informacionit vjen nga jashtë Shqipërisë. Gentian Progni, ekspert i IT, thotë se sulmet kibernetike janë ndër sulmet më të vështira për t’u zbuluar. “Sulmi DDOS, teknikisht është pothuajse e pamundur ta zbulosh, për shkak se ai që sulmon, komandon disa kompjuterë të virusuar nëpër botë që të bëjnë këtë sulm dhe asnjëherë IP e tij nuk është e zbuluar”. Ai sqaron edhe pse është e…

Read More

Gjatë këtyre ditëve të nxehta, Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka vijuar me kontrollin intensiv me ekipet Task Forcë në zonën e Dajtit në njësitë 6,4 dhe 2 mbi abuzimet me ujin e pijshëm. Gjatë kontrollit u konstatuan subjekte të cilat abuzonin me ujin e rrjetit, për të cilët u morën masa administrative me gjobë për 4 (katër) subjekte në këtë zone, si dhe u bë ndërprerja e linjave abuzive në origjinë në linjat e transmetimit. Fushata “Mos shpërdoro ujin” e nisur nga UKT ka qëllim të ndërgjegjësojë qytetarët se abuzimi me ujin e pijshëm është një problem, i cili ndikon drejtpërdrejtë…

Read More

Reperi shqiptar Stresi, ka pasur lidhje me dy prej viktimave të masakrës në Fushë-Krujës. Ai mbrëmjen e djeshme ka publikuar foto ku shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të Brilant Martinajt. Ndërsa sot ai ka postuar në instastory një video të mikut të tij, teksa këndon një këngë me tekst “Mos u mërzit së kështu e ka jeta”. 23-vjeçari u ekzekutua të dielën në një atentat së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Read More

Në Peshkopi u nënshkrua marrëveshja për krijimin e dy shoqërive të reja të Ujësjellës-Kanalizimeve, Dibër dhe Kukës, në kuadër të reformës së ndërmarrë nga qeveria në sektorin e ujit. Është ministrja Balluku ajo që ka shpërndarë fotot teksa thotë se reforma e re do të rrisë cilësinë e furnizimit me ujë të pijshëm të qytetarëve. “ Faleminderit kryebashkiakëve të këtyre dy qarqeve për mbështetjen dhe gatishmërinë e treguar ndaj këtij procesi i cili përmes bashkimit synon një transformim rrënjësor të shërbimit duke përmirësuar cilësinë e  furnizimit për qytetarët”, thekson Balluku.

Read More

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy nga autorët e dyshuar të plagosjes me thikë të një 33-vjeçari ditën e djeshme. Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, u arrestuan shtetasit K.P, 41-vjeç dhe G.R, 32-vjeç, banues në Gjirokastër. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi P.K, 30-vjeç. Ngjarja ndodhi ditën e diel, në lagjen “11 Janari” të Gjirokastër, ku pas një konflikti të çastit, shtetasit K.Pdhe P.K, kanë goditur me mjet prerës dhe sende të forta shtetasin 33-vjeçarin, i cili u transportua në spitalin e Traumës, Tiranë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.…

Read More

Një sherr me sende të forta ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm mes dy familjeve në Tiranë. Policia bën me dije se pas ndërhyrjes së forcave “Shqiponja” në pranga janë vënë dy persona A. Sh., 37 vjeç dhe S. J., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë. Policia ka sekuestruar edhe një pistoletë zhurmuese në vendin e ngjarjes, e cila dyshohet se i përket 22-vjeçarit të arrestuar. Njoftimi i policisë Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 2 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti…

Read More

Në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Rundschau”, kryeministri Edi Rama komentoi marrëdhënien e tij me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç sidomos për çështjen e Kosovës. “Ne kemi një marrëdhënie të mirë personale edhe pse herë pas here nuk pajtohemi. Për shembull, ai thotë “e ashtuquajtura Kosovë”. Unë them “shteti i pavarur i Kosovës”. Ne tani i zgjidhim mosmarrëveshjet tona në një mënyrë të civilizuar”, tha Rama. Kur u pyet nëse është i shqetësuar nga fakti që Beogradi kohët e fundit është kthyer drejt Rusisë, Rama u përgjigj: “Historia bën diferencën. Kemi vuajtur shumë nga Bashkimi Sovjetik dhe Kina. Kjo…

Read More

Një 43-vjecar humbi jetën mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Vlorë-Orikum. Kamioni i përmbysur ka qënë i ngarkuar me materiale ndërtimi, ndërkohë qe mjeti ka ngjitur një malore në pjesën e Jonufrës. Malorja ka qënë e forte dhe për pasojë ka ecur prapa, ndërkohë që 53-vjeçari me iniciale me iniciale K.M., ka qënë pas kamionit. Ai është goditur nga pjesa e rimorkios së kamionit, pasi ky i fundit u përmbys.

Read More

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Beqja do të merret në pyetje nga prokurorët e SPAK në lidhje me koncesionin e sterilizimit. Pak ditë më parë në lidhje me këtë çështje në SPAK dëshmoi ish-vartësi i tij, Klodian Rrjepaj i cili ka mbajtur postin e ish-zv-ministrit të Shëndetësisë në kohën kur ky dikaster drejtohej nga Beqja.

Read More

Merkato është e gjatë dhe skuadra e radhës për Armando Brojën pritet të jetë West Ham. Ekipi londinez është fuqizuar shumë vitet e fundit nën drejtimin e David Moyes, duke dhuruar paraqitje pozitive në Premier League dhe Europë. Trajneri skocez u ka kërkuar drejtuesve të klubit sulmuesin shqiptar, i cili ndodhet nën kontratë me Chelsea. “Blutë e Londrës” e kanë të qartë që zotërojnë një lojtar me potencial të madh, por Broja dëshiron të luajë, diçka që Thomas Tuchel nuk ia siguron dot. Broja do të largohet sot nga SHBA, aty ku Chelsea po kryen përgatitjet për sezonin e ri,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane ”Frankfurter Rundschau”, ku ka folur edhe për zhvillimet politike në vend si dhe për procesin e integrimit në BE. Po ashtu është pyetur edhe për protestën e 7 korrikut, e mbajtur nga Sali Berisha. Së fundmi ka pasur protesta në Tiranë. A nuk jeni të shqetësuar se më shumë njerëz do të dalin në rrugë nëse inflacioni vazhdon të rritet dhe ushqimet bëhen më të shtrenjtë? Edi Rama: Protestat në Shqipëri nuk ishin të mundura për një kohë të gjatë. Ato janë absolutisht të nevojshme për një demokraci. Nëse edhe…

Read More