Author: tirana

Partia Demokratike, përmes anëtarit të Kryesisë Arben Ristani, ka reaguar në lidhje me hakerimin ndaj platformës e-Albania. Sipas Ristani, një gjë e tillë do të përdoret për të justifikuar rrjedhjen e mundshme të të dhënave të qytetarëve. Deklarata: Qeveria ka njoftuar sot për një sulm kibernetik kundër sistemeve qeveritare dhe faqes e-albania. Me gjuhën e një skenari hollivudian, me hakera dhe armiq ndërkombëtarë, duket se qeveria po mundohet të fshehë më shumë se të zbulojë. Më i pabesueshëm bëhet hakerimi po të kujtojmë rekordet thuajse kriminale të qeverisë sa i takon privatësisë së qytetarëve. Partia Demokratike risjell në vëmendje rastin…

Read More

Këngëtarja Rozana Radi ka treguar se si ka humbur 10 kg nga pesha e saj për dy muaj. Teksa iu kthente përgjigje pyetjeve të ndjekësve të saj në “Instagram” rreth rënies në peshë, këngëtarja zbuloi se gjatë kësaj kohe hoqi dorë nga brumërat, ëmbëlsirat, të skuqurat dhe alkooli. “Sa kilogramë je”, pyet ndjekësi. “Kam hequr 10 kg këto dy muaj”, u përgjigj këngëtarja.  “Eliminova bukën, brumërat, ëmbëlsirat, të skuqurat. Mbylla darkën në orën 19:00 dhe alkoolin (nuk jam alkooldashëse) ndonjë gotë vere ose birrë tani në verë e pi në fundjavë”, shtoi ajo.

Read More

Avokati i Popullit ka reaguar pas ngjarjes në burgun e Durrësit, ku i burgosuri Roland Hasani i dha fund jetës së tij, duke u vetëvarur në qeli. Në reagim, Avokati i Popullit iu bën thirrje institucioneve shqiptare që të marrin masat e nevojshme për të garantuar jetën e personave që vuajnë dënimin, por edhe ndihmën psikologjike apo shëndetësore që këto ngjarje të mos ndodhin. “Avokati i Popullit është njohur nëpërmjet medias lidhur me një ngjarje e rëndë të ndodhur brenda njërës prej qelive të burgut të Durrësit. Sipas raportimeve, në ambientet e brendshme të këtij institucioni, një i burgosur ka…

Read More

Një zjarr masiv ka rënë në Gjirin e Lalëzit, duke rrezikuar të përhapet dhe në disa banesa. ABC mëson se deri më tani janë 5 banesa që rrezikohen nga flakët. Era e fortë po përhap me shpejtësi zjarrin, ndërsa dhjetëra forca zjarrfikëse dhe policore kanë shkuar drejt vatrës për të bërë të mundur shuarjen. Për shkak të erës së fortë është shumë e vështirë që flakët të vihen nën kontroll.

Read More

Policia italiane ka arrestuar një 28-vjeçar shqiptar, i cili është dënuar me shtatë vite burg për një vrasje kryer në Bientina. Krimi ka ndodhur në vitin 2018, kur i riu nga Shqipëria, pas një konflikti në vendin e punës me kolegun e tij, e qëlloi atë në kokë me një mjet të fortë, duke e lënë të plagosur. Pas tre javësh i shtruar në spital si pasojë e plagëve të shkaktuara gjatë përplasjes fizike, ai ndërroi jetë.

Read More

U është dhënë lamtumira e fundit tre viktimave që u vranë ditën e djeshme në Fushë Krujë teksa udhëtonin me makinën e tyre. Së fundmi është publikuar edhe një foto sëbashku teksa pinë të buzëqeshur e Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Breshëria e automatikut prej të paktën 60 plumbash që u zbraz mbi të rinjtë nuk u la mundësi shpëtimi, ndërsa pas të shtënave automjeti i të rinjve u përfshi nga flakët. Policia dyshon se në atentat morën pjesë 4 persona.

Read More

Një murgeshë është tronditur nga një skenë që i kanë parë sytë, teksa po kalonte në një nga rrugicat e lagjeve në Napoli. Ajo është përballur me dy modele që po putheshin në rrugë dhe ka ndërhyrë duke ndërprerë skenën mes tyre. “Çfarë po bëni? Çfarë po bëni? Është djalli Jezus, Jozef, Shën Ana dhe Maria!”, dëgjohet duke thënë murgesha në video, ndërsa përpiqet të ndajë dy modelet që putheshin, Serena de Ferrari dhe Kyshan Wilson, të cilat janë të famshme për rolet e tyre në “Mare Fuori”. “Po punojmë”, i përgjigjet një nga modelet, e cila po bënte një…

Read More

Blogerja Armina Mevlani ka rrëfyer se si do ishte jeta e saj pa Shkëlzen Berishën. Ajo ka treguar se do të kishte studiuar për master jashtë vendit, nëse në jetën e saj s’do kishte hyrë djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. Ajo rrëfen se do kishte studiuar për modë ose film, pasi në periudhën kur njohu Shkëlzen Berishën punonte në një revistë mode dhe kjo i ishte kthyer në pasion. Megjithatë, Armina Mevlani tregon se ndihet me fat që e ka njohur partnerin e saj dhe se ka gjetur balancën mes dashurisë e karrierës. “Mendoj që do të kisha studiuar jashtë…

Read More

Erkand Qerimaj ka rilindur këtë vit. Peshëngritësi ynë, pasi u shpall kampion Evrope në stilin e shkëputjes dhe nënkampion në Lojërat Mesdhetare, është vlerësuar edhe nga Presidenti Ilir Meta. Kampioni shqiptar është vlerësuar me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, e cila jepet për personat që arrijnë sukses të mëdha në fushat e caktuara, përfshirë edhe sportin. “Një ditë shumë e lumtur! Pas shume viteve punë, mund e sakrifica në 20 vjet, me medalje Mesdhetare, Europiane e Botërore, bashkuar me ngritjen dhe nderimin e flamurit kombëtar në arena ndërkombëtare, vjen vlerësimi! Falënderoj Presidentin e Republikës, Ilir Meta, për vlerësimin me dekoratën e…

Read More

Dashi Sot do zbuloni një ane tërësisht tjetër te partnerit tuaj e cila do ju beje ta dashuroni ate akoma me tepër. Ja pse koha e kaluar se bashku është kaq e çmuar. Beqaret duhet te lëvizin sa me shume nëse duan ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Ne planin FInanciar do keni shume fat fale ndikimit te madh te Jupiterit. Shfrytëzojeni këtë gjë për te bere edhe disa investime te konsiderueshme. Demi Dite plot ngjyra ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Priten performanca te shkëlqyera nga te dy anët dhe…

Read More