Author: tirana

Disa javë pas nënshkrimit të një protokolli me kandidatët për anëtarësim në NATO, Suedinë dhe Finlandën, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar të hënën se Turqia ende mund të bllokojë anëtarësimin e dy vendeve nordike në aleancë, nëse ato nuk ndërmarrin hapa që përmbushin kërkesat e sigurisë të Ankarasë. Muajin e kaluar, Turqia tërhoqi kundërshtimin e saj mbi anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancë, por paralajmëroi se do të bllokonte procesin nëse dy vendet nuk arrijnë të ekstradojnë të dyshuarit për lidhje me grupet e jashtëligjshme kurde ose rrjetin FETO të klerikut në mërgim të akuzuar për orkestrimin…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon pasditen e kësaj të hëne një takim me fermerët në zonën e Belshit. Gjatë bashkëbisedimit për situatën në të cilën ato ndodhen, kryetari i demokratëve ngriti shqetësimin se mundi dhe puna e fermerëve është në rrezik, ashtu si e gjithë Shqipëria. “Të nderuar drejtues të PD-së dhe qytetarë, kam ardhur me shumë kënaqësi për të diskutuar me ju, në një moment që ne e konsiderojmë se realisht, Shqipëria është në rrezik dhe se ajo sot ka nevojë urgjente nga ne për shpëtimin e saj. Kur them Shqipëria është në rrezik, unë do ndalem vetëm këtu.…

Read More

Investigimi është botuar nga Birg.bg. Ky është hetimi më i madh i ICIJ në kompanitë “offshore” dhe zbuloi sekretet financiare të politikanëve, miliarderëve dhe elitës globale. BIRD. BG është partneri bullgar i ICIJ në hetimin që ka bërë këtë shkrim. Dokumente të zbulura nga ‘Pandora Papers’ kanë nxjerrë në pah një skandal tjetër të madh. ‘Pandora Papers’ zbulon se shumica e aksionerëve të Bankës e Parë të Investimeve të Bullgarisë (Fibank, FIB), Tseko Minev dhe Ivaylo Mutafchiev janë përfituesit përfundimtarë të kompanive ‘offshore’, të cilët kanë marrë mbi 1 miliardë leva hua (leva është monedha bullgare) nga Banka që janë afro…

Read More

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja ka qëndruar për 8 orë e 20 minuta brenda ambienteve të SPAK ku i është përgjgjur pyetjeve të BKH dhe 2 prokurorëve për tenderin e sterilizimit. Në fjalën e tij para mediave u shpreh: “Jam thirrur në cilësinë e cështjes që jam thirrur dhe kam dhënë përgjigjet e mia para 2 prokurorëve dhe BKH. Nuk i druhem përgjegjësisë penale.” Beqja dha një përgjigje edhe për çantën e zezë duke thënë se kishte materiale pune.

Read More

Në Shqipëri ka një shqetësim të vazhdueshëm për largimin e fuqisë punëtore nga vendi. Rreth 1.2% e popullsisë është larguar çdo vit kohët e fundit dhe ekspertët shprehin shqetësim, pasi 80% e tyre janë të moshës më aktive për punë 15-44 vjeç. Ata thonë se qeveria duhet të nxisë politika në sektorë të rëndësishëm si bujqësia dhe turizmi që po vuajnë krizën e fuqisë punëtore. Autoritetet nënvizojnë se kanë hartuar disa nisma, si ajo për garancinë rinore dhe për të nxitjen e punësimit me qëllim për të frenuar, kryesisht ikjen e rinjve nga vendi. Në Shqipëri ka një shqetësim në…

Read More

Analisti Lorenc Vangjeli, duke folur për atentatin mafioz me tre viktima ditën e djeshme në Fushë-Krujë, u shpreh se çmimi i jetës së atyre të rinjve që gëzojnë mjete luksi nga veprimtaria kriminale është gjithmonë i parashkruar. Në studion e emisionit “Kontrast”, ai theksoi se një pjesë e kalojnë jetën në burg, ndërsa pjesës tjetër iu shkëputet jeta në mes. “Krimi i rrugës është një kategori që nuk del në pension. Një pjesë e tyre e ngrysin jetën në burg dhe një pjese tjetër u shkëputet jeta në mes. Një miku im që kthehej nga Gjermania u bë dëshmitar i krimit…

Read More

Një delegacion shqiptar është nisur sot drejt Brukselit ndërsa të martën mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian. Delegacioni përbëhet nga 25 zyrtarë, pjesë e grupit negociator me Unionin, kryesuar nga kryeministri dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të cilët do të ulen përballë përfaqësuesve të 27 vendeve anëtare të unionit në prani të përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme Josef Borrell, komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi dhe ministrit të Jashtëm çek, vend që ka Presidencën e radhës së BE. Përfaqësuesit e të dy palëve do të paraqesin kornizën negociuese e cila duhet të miratohet. Për…

Read More

Zëvendës ndihmës Sekretarja e Shtetit amerikan, Lisa Johsnon ka takuar sot kreun e SPAK, Arben Krajën. Në një postim në Twitter, Johnson shpreh mbështetjen e SHBA-së ndaj prokurorisë në çdo hap të tij. Ajo bën me dije Kraja do të udhëtojë drejt Uashingotnit muajin e ardhshëm në akademinë e FBI-së në Quantico. “Krenarë për bashkëpunimin me SPAK, të cilin SHBA e ka mbështetur nga afër në çdo hap të tij, nga ngritja tek rekrutimi & fillimi i punës. Presim me kënaqësi vizitën muajin e ardhshëm në Uashington dhe Akademinë e FBI-së në Quantico” -shkruan në Tëitter zv. Ndihmës Sekretarja e…

Read More

Prokurori i antimafias italiane, Nicola Gratteri, teksa vë në dukje fuqizimin e mafies shqiptare, kryesisht vitet e fundit, e rendit atë të dytën pas Ndrangheta-s. Sipas tij, fuqizimi ka ardhur si pasojë e nivelit shumë të lartë të korrupsionit në vend. Ai u shpreh se mafia shqiptare pastron në Shqipëri paratë e mbledhura nëpër Evropë që vijnë nga aktivitetet e tyre kriminale. “Mafia shqiptare është e fortë sepse vjen nga një vend me nivel shumë të lartë korrupsioni, jo nivel i lartë, por nivel shumë të lartë korrupsioni. Brenda pak kohësh, Holanda e sheh veten me tre mafie: ‘Ndrangheta, mafia…

Read More

Rreth orës 17:40, në plazhin e Jonufrës, shtetasi H. K., rreth 40 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone, ka dëmtuar një 7-vjeçar, i cili ka qenë duke notuar në afërsi të bregut. Aktualisht fëmija ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Ka dalë përgjigja e analizës mjekoligjore për vajzën 17-vjeçare të familjes në Selenicë e cila u grabit dhe u mbajt peng për disa orë. Analiza mjeko ligjore ka vërtetuar se vajza e mitur nuk është përdhunuar nga grabitësi 37-vjeçar siç pretendohej pas ngjarjes. Megjithatë burime bëjnë me dije se disa ditë para grabitjes vajza në fjalë është larguar nga banesa me një tjetër djalë për të cilin familja ishte në dijeni dhe kanë regjistruar një denoncim në polici. Një tjetër detaj i rëndë është edhe një tjetër raportim i disa vite më parë kur e njëjta vajzë e mitur e…

Read More