Dashi-Mos lejoni që disponimi juaj i mirë dhe vetëbesimi i fortë të shtypet nga sjellja e papjekur e dikujt tjetër. Ekziston mundësia që të tjerët të përpiqen t’ju angazhojnë në mënyrën e tyre të të menduarit. Mos lejoni që kjo të ndodhë. Jini të fortë në këndvështrimin tuaj. Demi-Dita fillon me një notë mjaft të pakëndshme, por kjo nuk është arsye për t’u tkurrur në sfond dhe për t’u fshehur. Ilaçi më i mirë është të flisni me të tjerët për ndjenjat dhe shqetësimet tuaja. Komunikimi është çelësi për të lehtësuar stresin e situatës suaj. Binjakët-Transformimi është i mundur në…
Author: tirana
Masat ajrore me origjinë nga Afrika, janë prezente duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe të nxehtë, ku qytetet më të nxehta do të jenë Elbasani dhe Gjirokastra. Pritet që në orët e pasdites do të ketë kalime të lehta vranësirash, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore veriore dhe verilindore. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C. Era do të fryjë me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor-veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në…
Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur gjatë një takimi me fermerët e Belshit, nëse është koha e duhur për të rrëzuar ligjin 7501 për ndarjen e tokës. Berisha tha se nuk mund të premtojë se do ta rrëzojë si ligj, pasi sipas tij, tani janë krijuar marrëdhënie të tjera posedimi 30-vjeçare. Ish-kryeministri u ndal në kohën kur u miratua ky ligj, për të cilën deklaroi se nuk ishte në bindjen e tij. Berisha shton se bindja e tij ishte që “toka është e të zotit”. Qytetari: Ligji 7501 e ka vrarë për së dyti bujkun shqiptarë. A është koha për të…
Ish gjyqtari i Apelit Vlorë, Skënder Damini, kërkoi dorëheqjen nga detyra, në nëntor të vitit 2021, vetëm 5 ditë pasi Komisioni i Vetingut i kishte dërguar rezultatet hetimit gati 3-vjeçar ndaj tij, vetëm për kriterin e pasurisë. Më 12 nëntor 2021, Komisioni i Vetingut i ka dërguar Daminit rezultatet e hetimit. Në 17 nëntor 2021, Skënder Damini ka njoftuar se kishte paraqitur në Këshillin e Lartë Gjyqësor, dorëheqjen e parevokueshme. Ish gjyqtari, i cili ka marrë pjesë në shuarjen e dënimit me burgim të përjetshëm të Dritan Dajtit, nuk ka pranuar që të dëgjohej në seancë dëgjimore në KPK, ndërsa…
Tenori i mirënjohur shqiptar Gëzim Myshketa ka performuar “Carmen” në Arena di Verona. Ai është pritur me duartrokitje në rrugë nga qytetarët që po kalonin mbrëmjen në sheshin e qytetit. Ka qenë vetë Myshketa ai i cili e ka publikuar videon ku shihet se si qytetarët e duartrokasin dhe e komplimentojnë për performancën e dhënë. “Nëse doni këndojmë sërish,”-thotë ai në video duke buzëqeshur, ndërsa nuk i ndalon falenderimet për duartrokitjet e publikut.
Nga Lufti Dervishi Nga thirrja e studentëve në dhjetor të vitit 1990 të shekullit të kaluar, te hapja e negociatave, alias konferenca e parë ndërqeveritare, kanë kaluar 32 vjet. Studentët që thirrën “Liri Demokraci” pas 45 vjetësh nën diktaturë, sot i kanë kaluar të pesëdhjetat; një pjesë e tyre i kanë fëmijët studentë, një pjesë po bëhen gjyshër. Nëse llogarisim rënien e murit të Berlinit si momenti i përfundimit të Luftës së Ftohtë, kanë kaluar tri dekada dhe tre vjet! 33 vjet tranzicion! Imagjino një të ri shqiptar në përfundim të Luftës së Dytë Botërore më 1945 të përjetojë vitin…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Belsh ku në një takim me fermerët është pyetur nga një i moshuar lidhur me faturat e fryra të energjisë elektrike dhe mungesës së ujit vaditës dhe të pijshëm. Ish-kryeministri duke iu referuar çmimit të energjisë, zbuloi për publikun koston me të cilën prodhohet 99% e saj dhe ajo është vetëm 0.9 lekë për kilovat, por qeveria e shet te qytetarët me 95 lekë. I moshuari në takim: Futja e Demokracisë, çlirimi i dytë i Shqipërisë. Kjo fjalë nuk më hiqet nga mendja mua, fare. Jam i moshuar, jam 85 për 86.…
Mbi 1,000 njerëz kanë humbur jetën në Spanjë dhe në Portugali nga temperaturat e larta, ndërsa një valë e paprecedentë e të nxehtit ka mbërthyer Evropën. Vala e vazhdueshme e të nxehtit mund të zgjasë disa javë dhe është shoqëruar me zjarre, duke detyruar mijëra njerëz të braktisin shtëpitë e tyre. Më shumë se 3200 persona u evakuuan nga kodrat Mijas pranë Malaga në jug të Spanjës, edhe pse më vonë disa u rikthyen. Nën pushtetin e flakëve janë edhe rajonet e Castillay León, Galicia dhe Extremadura. Vala e të nxehtit tani është zhvendosur në veri të Francës, si dhe në Mbretërinë e…
Sezoni veror dhe festat e fundvitit janë periudhat më problematike që ngarkojnë statistikat e krimit në Shqipëri. Kështu deklaroi ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci. Duke u ndalur tek vrasja e tre të rinjve këtë të diel, Beci shtoi se është tepër herët për të thënë se krimi u krye nga vrasës me pagesë. I ftuar në një studio televizive, prokurori shpjegoi edhe procedurën e hetimeve. Ai tha se pas hetimeve nga Prokuroria e Krujës, nëse haset në një grup të strukturuar kriminal, atëherë çështjen mund ta marrë edhe SPAK. “Kryesisht dy sezone janë problematike sa i përket ngarkesës…
Një aeroplan është rrëzuar gjatë zbarkimit në aeroportin e kryeqytetit të Somalisë. Fatmirësisht, në mesin e 36 personave që ndodheshin bord nuk pati asnjë viktimë. Pamjet dramatike të xhiruara pranë aeroportit në Mogadishu tregojnë tymin e zi të dendur që ngrihet rreth vendit të ngjarjes. Aeroplani i përkiste Jubba Airëays dhe ishte një fluturim i brendshëm nga qyteti i Baidoa-s për në kryeqytet. Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit.
Mediat italiane raportojnë se Forcat Ajrore hynë në veprim me dy avionë luftarakë përgjues Eurofighter të Krahut të 51-të të Istranës-të cilët morën një urdhër ngritjeje të menjëhershme nga Qendra e Kombinuar e Operacionit Ajror e Torrejonit në Spanjë, organi i NATO-s përgjegjës për zonën, për të verifikuar një gjurmë të paidentifikuar të një avioni që nuk ishte në kontakt radio me organet e trafikut ajror civil dhe që ishte rrugës për në veri. Pasi mjeti fluturues në fjalë u lokalizua, falë koordinatave dhe informacionit të dhënë nga personeli i “udhërrëfyesit luftarak” në terren, në koordinim me Komandën e Operacioneve…
Nga K.Spahiu/ Rusia, India, Kina, Brazili dhe Afrika e Jugut – është një forum që lejon vendet jashtë ekonomive të zhvilluara perëndimore të krijojnë aleanca për çështjet ekonomike. Ndërsa bëhet më i madh, ndikimi dhe rëndësia e tij ekonomike rritet. Javën e kaluar, në një nga forumet e BRICS, presidenti Putin njoftoi se Rusia, së bashku me Kinën dhe vendet e tjera të BRICS, po përgatitej të lançonte një monedhë të re rezervë globale të përbërë nga një shportë monedhash BRICS. Nëse do të ishte e suksesshme, një monedhë e tillë rezervë do të ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë për…