Author: tirana

Një lokal në Shkodër është bërë shënjestër e plumbave një ditë më parë. Policia bën me dije se një person ka qëlluar drejt lokalit në pronësi të T.P, 56 vjeç. Si pasojë e të shtënave janë shënuar vetëm dëme materiale. Policia po punon për kapjen e autorëve. “Më datë 18.07.2022, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit T. P., 56 vjeç. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime mëtejshme”, thuhet…

Read More

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, e ka cilësuar mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare të Shqipërisë me tryezën e BE-së si një kapitull të ri, të shumëpritur dhe të merituar. Përmes një reagimi në Twitter, OSBE shkruan se Prezenca do të mbetet një partner i vendosur i vendit në arritjen e objektivave të reformës prioritare. “Një kapitull i ri i shumëpritur nga shqiptarët dhe i merituar hapet sot. Prezenca e OSBE do të mbetet një partner i vendosur i vendit në arritjen e objektivave të reformës prioritare”.

Read More

19 korriku shënon 30 vjetorin e masakrës së Via D’Amelio në të cilin gjyqtari Paolo Borsellino dhe forcat e tij të sigurisë Agostino Catalano, Emanuela Loi, Vincenzo Li Muli, Walter Eddie Cosina dhe Claudio Traina humbën jetën. Magjistrati u vra më 19 korrik të 1992 nga mafia italiane. “Sulmi në via D’Amelio, njëzet e nëntë vite më parë ishte çnjerëzor”, tha vëllai i Borsellinos në një deklaratë. “Paolo Borsellino mbrojti drejtësinë me jetën e tij. Kujtimi i kësaj masakre zgjon akoma një emocion dhe në të njëjtën kohë na rikujton se duhet të angazhohemi të gjithë së bashku për të…

Read More

Irani do të shndërrohet në kryeqendër të politikës botërore për pak orë pasi organizon takimin mes presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdoan, dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin. Çështje të sigurisë dhe zbatimit të planit të Kombeve të Bashkuara për eksportin e grurit nga Ukraina, pritet të jenë në agjendë, në ballafaqimin e parë me prezencë fizike të dy liderëve që prej nisjes së luftës. Erdogan ka mbërritur tashmë në Teheran, ndërsa Putin i është drejtuar kryeqytetit iranian. Përpara nisjes nga Moska, presidenti rus pranoi se sanksionet e perëndimit janë një barrë mjaft e rëndë dhe pretendoi se vendi I…

Read More

Si kur ishte brenda shtëpisë më të famshme, dhe tashmë jashtë saj, aktorja Monika Lubonja vijon që të hedhë kunja për produksionin e “Big Brother Vip Albania”. Së fundmi, fansat e kanë pyetur dhe Monika nuk ka hezituar të përgjigjet. Pyetja që kishte lidhje me Donald Veshajn tërhoqi më shumë vëmendje. “Po me Donaldin (a ke miqësi)? Nuk është më mik i mirë. Gjithsesi momentet tuaja në Big i shikojmë ende”-ishte pyetja e ndjekësit. Aktorja nuk hezitoi të përgjigjej duke thënë se në të vërtetë miqtë duan kohë dhe asgje nuk është si duket. Përveç kësaj, Monika hodhi dhe një…

Read More

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë në BE, Oliver Varhelyi, theksoi përkushtimin europian për të sjellë të gjithë rajonin në BE. Për të sot po bëhet një hap i madh drejt këtij angazhimi. “Ne po hapim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në ndryshimin e mjedisit gjeopolitik, prioriteti ynë mbetet Ballkani Perëndimor. Ne jemi të përkushtuar më shumë se kurrë për të sjellë të gjithë rajonin në BE. Sot ne po bëjmë një hap të madh drejt këtij angazhimi”, shkroi Varhelyi në Twitter. “Sot po mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare politike me Maqedoninë e Veriut. Kemi…

Read More

Ish-zv/kryeministri, deputeti i PS-së, Erion Braçe është kthyer në “delen e zezë” ndaj qeverisë, pasi kritikat nuk i kursen. Këtë herë i është drejtuar policëve të Divjakës në lidhje me situatën me zjarret në vend, ku i quan të paaftë. Braçe ka denoncuar një zjarrvënie të qëllimshme në një tokë bujqësore në fshatin Ferras të Divjakës. Kujtojmë se në interpelancën e një javë më parë, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca po rendiste arritjet në Bujqësi, Braçe mes të tjerave akuzoi se po keqpërdoret toka, ku si rast tha se “një i fortë”, kryetar i PD ka mbjellur palma në një…

Read More

Nuk respektoi kufizimin me bova detare dhe u fut në zonën ku nuk lejohen mjetet lundruese, për pasojë dëmtoi një shtetas të mitur, vihet në pranga 40-vjeçari. Sekuestrohet mjeti lundrues tip motoskaf. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, në plazhin e Jonufrës, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi A. K. nuk ka respektuar kufizimin me bova detare dhe është futur në zonën në të cilën nuk lejohet lëvizja…

Read More

DJ Miss Ilda është 38-vjeçarja nga Skrapari që ka po bën namin në sezonin veror. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar si u bë DJ e para vajzë në Shqipëri, rrugëtimin nga nisja, ndihma e ish-bashkëshortit dhe deri te paragjykimet e shumta me të cilat është hasur. “Kam qenë adoleshtë 17-18 vjeçe. Ka nisur në kohën që ishim në gjimnaz dhe kur linim orët e mësimit. Shkonim nëpër disko që nuk kanë qenë të mirëfillta se ishin paradite. Në atë kohë ndiqja hit parade, selektoja dhe muzikë vetë në atë kohë çfarë më pëlqente. Me pajisjet më…

Read More

Ish-ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka uruar për mbajtjen e konferencës së parë Ndërqeveritare me tryezën e Bashkimit Europian. Përmes një postimi në Twitter, Soreca e quan moment historik për Shqipërinë, e cila është në rrugën drejt anëtarësimit në BE. “Sot është një moment historik për Shqipërinë dhe për BE! Më në fund ka ardhur koha që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e saj drejt bërjes një Shtet Anëtar i BE-së. Shumë të lumtur për të gjithë njerëzit në Shqipëri dhe miqtë që e shohin Europën si destinacionin e tyre natyror. E ardhmja është së bashku”,-shkruan…

Read More

Dy italianë dhe tre shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët pasi dyshohet se ishin autorë të një prite me armë, e cila ndodhi më 18 qershor. Dy persona, një italian dhe një i huaj po udhëtonin me skuter në Sanremo, në rrugën holandeze, kur u plagosën me armë. Në vendin e ngjarjes policia gjeti dy gëzhoja. Të arrestuarit akuzohen për plagosje të rëndë me paramendim. Ngjarja sipas hetuesve mund të lidhet me botën e drogës. Hetimet nisën pasi karabinierët u lajmëruan se dy persona ishin paraqitur në urgjencë me plagë të shkaktuara nga arma e gjahut. Pas dëshmive të mbledhura karabinierët…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari thotë se afera e incerenatorëve është një skemë që ka vënë institucionet shtetërore, në funksion të evazionit fiskal. “Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk janë mjaftuar vetëm me abuzimim në proçederuat e ndërtimi të inceneratorëve, por kanë thelluar më tej këtë skemë korruptive duke vënë instuticionet shtetore në funksion të evazionit fiskal, duke përdorur identitete të të moshuarëve apo persona të cilët kanë ndërruar jetë, skemë kjo që i ka kushtuar qytetarëve 189 milion dollarë”,-shkruan në facebook. Postimi i plotë Afera më e madhe korruptive në vend ajo e inceneratorëve, duhet të zbardhet…

Read More