Author: tirana

Zëvendësministrat e qeverisë Rama duket se e kanë pritur me kafe vendimin e Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ata kanë ndarë në rrjete sociale një foto duke konsumuar kafe në verandën e një lokali në Bruksel. Fotoja është publikuar mëngjesin e sotëm rreth orës 10:30, nga zëvendëministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi.

Read More

Edhe pse vëmendja është në Bruksel, politika në vend ka zhvillime të tjera. Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i pranishëm në Komisionin e Sigurisë, ironizoi ndër të tjera qeverinë për skandalin e inceneratorëve, ku disa të moshuar që jetojnë në azile, apo barinj, si dhe mbledhës kanoçesh janë milionerë. Po ashtu Salianji i ka bërë thirrje qytetarëve që kanë të moshuar në shtëpi apo që ju kanë ndërruar jetë, t’i kontrollojnë llogaritë bankare, pasi mund të rezultojnë si milionerë. “I bëj thirrje qytetarëve që kanë te moshuar ne shtëpi ose qe ju kane ndërruar jetë që të kontrollojnë llogaritë…

Read More

Profesori i Shkencave politike, ish-deputeti i PDD-së në Maqedoninë e Veriut, Mersel Bilalli, flet për hapjen e negociatave të BE-së me Tiranën dhe Shkupin. Ai vuri në dukje se tanimë ka ndryshuar konstelacioni i kohëzgjatjes së bisedimeve, të cilat zgjasin mesatarisht 10-15 vite, ndërkohë që para vitit 2010 zgjasnin 5 deri në 7 vite. “Tani zgjasin 10-15 vite. Do kërkohen reforma substanciale, sepse nuk kanë përvojë të mirë nga Rumania dhe Bullgaria. Është mirë për vet shtetet, që duhet t’i bënë reformat për veten, jo për Bashkimin Evropian”. VMRO-DPMNE-ja në shtator mund të fillojë grumbullimin e nënshkrimeve të nevojshme për…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer me akuza të forta ndaj Këshillit të Evropës dhe Gjykatës së Hagës, që po mban në burg ish-krerët e UÇK-së në Kosovë, nën akuzat për krime lufte e trafikim të organeve të qenieve njerëzore. Nga Brukseli, ku u mbajt Konferenca e Parë Ndërqeveritare, Rama deklaroi se kjo është një faqe turpi për Këshillin Evropian, i cili sipas tij, duhet ketë kuroja dhe të kërkojë falje. Rama: Unë nuk ngre akuza pa fakte. Ndaj nuk kam thënë asnjëherë që ka qenë i manipuluar sistemi nga Rusia dhe asnjëherë nuk do ta thoja, sepse nuk e di nëse…

Read More

I pranishëm në konferencën e Parë ndërqeveritare që po mbahet në Bruksel, shefi i politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell, tha se BE-ja ka nevojë për Shqipërinë, për të plotësuar të gjithë kuadrin e nevojshëm. Për të BE-ja dhe Shqipëria janë më të fortë së bashku. “Qeveria shqiptare u shënjestra nga një sulm i madh kibernetik. Pamë një veprim për t’u përballur me këtë rrezik në të gjithë Ballkanin perëndimor me partnerët tanë, veçanërisht me ata që janë shumë afër nesh në çështjet e politikës së jashtme. Shqipëria ka qenë një zë moderues në një rajon të kompleksuar, duke…

Read More

Kontenti që ndajmë në rrjetet sociale, mënyra se si shprehim veten, tregon shumë për gjithësecilin prej nesh, pasionet tona e jo vetëm. Qëllimi është të shkrepim foton ideale në vendin e duhur e momentin e duhur, e ky i fundit shpesh lidhet me ndriçimin apo shkëlqimin e diellit. Por pse të kufizohemi nga drita për të shkrepur foton më të bukur? Me një smartphone të thjeshtë, do të ishte nje problem, por me pajisjet më të fundit të serisë S22, që çojnë në një tjetër nivel kreativitetin dhe aftësinë për të shprehur veten, fotot dhe videot e shkrepura nën dritën e…

Read More

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve, se pse nuk ka një përfaqësi të opozitës në tryezën e përbashkët për çeljen e negociatave. “Formati është përcaktuar nga Komisioni për gjithë trupën që do të përfaqësonte Shqipërinë në tryezë. Mund të kishim kërkuar një ndryshim për të ftuar një përfaqësues apo më shumë se një nga ana e opozitës. Kemi një problem se ne nuk dimë se kush është kush, në anën e opozitës”.

Read More

Ministri i Jashtëm i Çekisë, vend që ka Presidencën e BE-së, Jan Lipavský tha se është i gëzuar që më në fund u çelën negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por në fjalën e tij, ai tha se Shqipëria duhet të zbatojë reformat. “Jam i gëzuar që pritja mbaroi dhe që po bëhet gjatë presidencës çeke. Hapja ndodh në një proces kur fuqizimi është më i madh. Ne mirëpresim harmonizimin e plotë të Shqipërisë dhe e nxisim vendin. Ne presim zotimin e Shqipërisë për të përmbyllur këtë proces, negociatat do të zhvillohen në bazë të një kuadri,…

Read More

Presidenti Ilir Meta reagoi pas hapjes së negociatat BE-Shqipëri duke e cilësuar këtë një ditë të rendësishëm për vendin ndërkohë që shtoi se kemi humbur shumë kohë deri më tani me luhatje, të meta dhe ccorientime deri më tani. “Transformimi rrenjësor i një vendi kërkon vullnet dhe punë”, tha Meta duke shtuar se është në dorën tone nëse anëtarësimi i plotë do të na kërkojë 5 apo 30 vite.

Read More

Prej disa kohësh, në mediat rozë po përflitet se moderatorja Megi Pojani është në një lidhje dashurie me futbollistin e Kombëtares, Endri Çekiçi. Ndonëse, asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar, fakte konfirmojnë gjithçka. Së fundmi, Megi ka publikuar një foto në ashensor, ku vihen re mbishkrimet në gjuhën turke. Turqia është vendi ku aktualisht jeton Endri pasi ai është futbollist në një prej ekipeve vendase. Madje burime të Prive.al kanë bërë të ditur se fotoja në fjalë është shkrepur në bllokun e ndërtesave në Turqi ku jeton futbollisti. Gjithashtu, një tjetër foto që ajo ka publikuar në Instastory, tregon që…

Read More

Një 32-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Itali. Mediet fqinje raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Artena dhe 32-vjeçari shqiptar i identifikuar si Fation Bylyshi u gjet i vdekur në një rrugë fshati në Macere me plagë thike në qafë. Identifikimi nga karabinierët e kompanisë Colleferro që po ndjekin historinë nuk ka qenë i lehtë. Bylyshi ishte gjetur në tokë në një pellg gjaku pa dokumente. Sipas rindërtimeve të para mbi incidentin, 32-vjeçari mund të jetë plagosur në një vilë (tashmë e sekuestruar) në via del Boschetto në kulmin e një mosmarrëveshjeje dhe më pas arriti të arratisej në via…

Read More

“Askush nuk është imun ndaj drejtësisë, as pozita, as tesera e partisë nuk mund t’i ndihmojë më”. Ky është zotimi që bëri kryeministri Edi Rama në Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE që po zhvillohet në Bruksel. Ai tha se tashmë në Shqipëri funksionon një drejtësi e pavarur. “Ne shkatërruam pallatin e vjetër të drejtësisë. Tani kemi institucionet e reja, SPAK dhe BKH janë elementë thelbësorë të kësaj epoke të re. Nëse vite më parë do të kishim pyetur dikë në Shqipëri, për shanset për të parë një politikan pas hekurave, do të kishin qeshur para jush. Askush nuk është imun…

Read More