Author: tirana

Këngëtarja më e komentuar e momentit, Ronela Hajati ka gati një tjetër projekt muzikor. Në një skenë të shkëputur nga xhirimet e klipit, Hajati shfaqet në formë të mrekullueshme në një fustan rrjetë të zi. “Nesër në 23:59 Valle. Kjo është një nga videot që unë u argëtova shumë derisa ishim në xhirime”, tha ajo. “Valle do të ju shoqërojë gjithë vitin dhe është kënga ideale për të dëgjuar kur ktheni gotën e dytë”, vazhdon më tej artistja. View this post on Instagram A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Read More

Puna në minierat e vendit është tragjike, sepse masat nuk merren kurrë, edhe pse ka humbje jete. Një 52-vjeçar ka humbur jetën këtë të martë në një minierë në Bulqizë. Sipas policisë minatori me iniciale S.D, është aksidentuar gjatë punës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

“Bashkimi Evropian është zgjedhja e lirë e shqiptarëve dhe të gjithë në Shqipëri bien dakord se është fati ynë”,-tha kryeministri Edi Rama në Konferencën e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që i hap rrugën vendit drejt integrimit. Po ashtu Rama tha se integrimi i plotë në Bashkimin Europian, është për kombin shqiptar një çështje për jetë a vdekje. “Është e vështirë të besohet se kjo po ndodh, por mjaft kohë në luftuam kundër besimit se nuk do të ndodhte fare. Megjithatë të hiqnim dorë nuk na ka shkuar fare në mendje. Ne në Shqipëri thuajse nuk biem dakord për gjithçka, por ka…

Read More

Nga Brukseli, kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat shqiptare, tha se në rendin ligjor dhe drejtësinë, vendi është në pararojë ndaj vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. “Vazhdon kjo ditë e kaq shumë pritur me, tani mbledhjen për dorëzimin e kornizës negociatore dhe për fillimin e drejtëpërdrejtë të punës me negociatat formale. Ne ndërkohë siç e kemi thënë më parë nuk kemi humbur kohë nuk kemi pritur që të fillojnë negociatat për të shkuar më tutje njësoj sikur negociatat të ishin hapur. Shqipëria jo vetëm hyn në katëshen e Ballkanit Perëndimor që negociojnë për anëtarësim, por në aspektin…

Read More

Çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, nënkryetari i Kuvendit, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj e cilëson si një arritje të cilët shqiptarët e kërkonin prej 32 vitesh demokraci. “Nuk është e thënë se do të ndodhe me patjetër, por shpresat janë që nga sot Europa të ndikojë që pushteti dhe shteti të mos jenë e njëjta gjë në Shqipëri, që zgjedhjet të mos shiten e blihen në masë tjetersuese, që administrata publike të jetë ideologjike, që korrupsioni të mos jetë fillimi e fundi por sado që Europa të jetë kushtezuese e vullnetmirë ndaj nesh këtu qeverisin shqiptaret”, thekson ai.…

Read More

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e quan një ditë historike për Shqipërinë, hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE. Xhaçka shprehet se pas një pritjeje të gjatë, dita e sotme legjitimon punën dhe angazhimin e palodhur. Po ashtu, ministrja thekson edhe se rruga përpara është më e vështirë dhe kërkuese. “Ditë historike për Shqipërinë! Ka qenë një pritje e gjatë, por dita e sotme legjitimon gjithë punën dhe angazhimit tonë të palodhur. Rruga përpara është më e vështirë dhe kërkuese, por sot shqiptarët mund të gëzohen për arritjen e këtij momenti të rëndësishëm në procesin e…

Read More

Bllokimi i “E-albania” nga sulmi kibernetik, AKSHI: Po rikthemi në normalitet Njoftim për mediat Kunderofensiva e AKSHI-t dhe aleateve ndaj sulmit kibernetik po ecen me ritme te shpejta dhe ne perputhje me planin e emergjences. Pas një pune të jashtëzakonshme, prej 96 orësh papushim, nga ekipi i inxhiniereve dhe ekspertëve IT të AKSHI-t, ndihmës së skuadrës së Microsoft DART (Detection and Response Team) dhe partnerëve të “Jones Group International”, po kthehemi në normalitet.Faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i Fiskalizimit janë rikthyer në funksion të plotë brenda 12 orësh.Që prej ditës së djeshme është kthyer në funksion të plotë:– Drejtoria…

Read More

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një pasqyrim të situatës me zjarret në vend, ku thotë se janë ende 3 vatra aktive, dhe se në fshatin Patin në Klos, kanë shkruar 20 forca zjarrëfikëse. “Forcat e emergjencave civile kanë mundur të fikin një pjesë të madhe të vatrave të zjarrit që u aktivizuan gjatë ditës së djeshme në territorin e vendit”. Njoftimi i plotë Forcat e emergjencave civile kanë mundur të fikin një pjesë të madhe të vatrave të zjarrit që u aktivizuan gjatë ditës së djeshme në territorin e vendit. Është izoluar rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme vatra…

Read More

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ulen sot në të njëjtën tryezë me vendet anëtare, në Konferencën e parë ndërqeveritare, duke shënuar kështu nisjen e procesit të bisedimeve për anëtarësim, pas një kalvari të gjatë priteje, zvarritjesh dhe pengesash. Kryeministrat e të dy vendeve, Edi Rama dhe Dimitar Koveçevski u pritën nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen dhe kryeministri i Çekisë, Petr Fiala, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së BE-së. “Ky është një moment historik”, deklaroi presidentja Von der Leyen, ndërsa vuri në dukje përpjekjet e të dy vendeve në rrugëtimin e tyre të integrimit.…

Read More

Lokali në Shkodër në pronësi të Tish Palit, 56 vjeç, mëngjesin e sotëm u shkatërrua nga plumbat. Pronari është një emër i njohur për policinë. Në 2 mars të vitit 2021 është arrestuar së bashku me 6 persona të tjerë. Policia e Shkodrës arriti të kapte 160 kg kanabis sativa. Mes të arrestuarve ishte dhe efektivi Kujtim Çuni. Droga e sekuestruar po transportohej me një autoambulancë të qendrës spitalore të Vaut të Dejës, me drejtim Malin e Zi.

Read More

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, pas më shumë se 16 vitesh pas firmosjes së marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, sot do të hapin negociatat me Bashkimin Europian. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që do të nisë me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian. Komisioni Europian do të nisë ekipet që do t’i bashkëngjiten administratës shtetërore në Shqipëri, ku do të kontrollojë ligjet dhe zbatimin e tyre. Me përafrimin e këtyre ligjeve do të hapen dhe mbyllen kapituj me sukses ose dështim, që në total…

Read More