Author: tirana

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, deputetja demokrate Jorida Tabaku, thotë se sot nuk është koha për festë. Për të konferenca e parë ndërqeveritare është një prej momenteve kulmore të historisë së Shqipërisë. Por përmes një shkrimi të gjatë publikuar në facebook, ajo akuzon qeverinë “Rama 3”, duke thënë se është përkujdesur në maksimum që të mos ftojnë në atë tavolinë opozitën, “e cila ka meritat e padiskutueshme në procesin e integrimit. Jo vetëm si forca e parë politike që ndërmori hapa konkretë për anëtarësimin e vendit në NATO që në fillim të viteve 1990. Por, mbi të gjitha, si…

Read More

Një automjet ka marrë flakë mëngjesin e kësaj të martën në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin J. S. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Read More

Kryeministëri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët në Bruksel se hapja e negociatave është një hap që qytetarët e vendit të tij e kanë pritur prej 17 vitesh. Ai deklaroi edhe se kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme që mundëson njohjen e gjuhës maqedonase si një nga gjuhët zyrtare të Bashkimit Europian, duke i dhënë asaj mundësinë për një promovim të madh. “Kjo do të nxisë progresin në vendet e tjera. Ne do të vijojmë si kemi bërë deri më tani në një mënyrë të shkëlqyer në interesin e…

Read More

Kryeministri Edi Rama me homologët nga Çekia dhe Maqedonia e veriut, dhe bashkë me Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian, dolën në një konferencë për shtyp, në kuadër të ditës historike të çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se kjo ditë vjen falë jo dorëzimit të popullit shqiptar për ëndrrën europiane. Po ashtu nuk nguroi të falenderonte Gjermaninë dhe Francën, për mbështetjen e tyre në këtë rrugë. “Dua të falënderoj së pari Presidentin e Komisionit Evropian, znj. Ursula, e cila e di dhe…

Read More

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, u takua të hënën me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, ndërsa filloi një seri takimesh të nivelit të lartë në Uashington, përfshirë edhe një takim me Zonjën e Parë Jill Biden. Flamujt ukrainas blu dhe të verdhë valëviteshin përkrah flamujve amerikanë në kryeqytet ndërsa zonja Zelenska i drejtohej takimit të saj të parë në Shtetet e Bashkuara, me Sekretarin Blinken. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se sekretari i shtetit e siguroi zonjën Zelenska për angazhimin amerikan për Ukrainën. Sekretari Blinken gjithashtu komentoi për punën e saj me civilët që përballen…

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, pasi priti dy kryeministratm atë shqiptar dhe të Maqedonisë së Veriut, ka uruar për çeljen e negociatave. Po ashtu Von der Leyen tha se tashmë Shqipëria do të bashkohet me Mbrojtjen Civile Europiane. “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur negociatat për aderimin në BE dhe jam e lumtur që jam me ju, ky është suksesi juaj që keni punuar kaq shumë për të arritur deri këtu. Keni treguar këmbëngulje, keni pasur përmirësim në rrugëtimin drejt BE-së. Keni bërë shumë reforma, keni modernizuar ekonominë, keni media të lira. Këto reforma po japin…

Read More

Nga: Majlinda Bregu, ish-ministrja demokrate e Integrimit Më mirë vonë se kurrë! “Çfarë mund të quhet fitore?”,-pyeste poeti i madh gjerman Rainer Maria Rilke. “Durimi. Ai është gjithcka.” Sot Shqipëria ka hedhur hapin e radhës, të vonuar, në një proces plot me arritje, zhgënjime,përpjekje, bllokime, kokëfortësira, lëshime, vetëpërmbajtje e paragjykime, lëvdata e mallkime, por meqë qënia njërëzore pranon edhe ç’vjen pas vonesës si lehtësim, më mirë vonë se kurrë. Më mirë vonë se kurrë, sepse Shqipëria ka vite që është peng në këtë rrugëtim. Peng i zgjatjes dhe stërzgjatjeve tona historike, peng i vetes e sherrnajave tona politike, peng i…

Read More

Presidenti Ilir Meta këtë mëngjes të së martës, ka kujtuar 30-vjetorin e vrasjes së prokurorit italian Paolo Borsellino. Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit bën thirrjen, se “vetëm të bashkuar në mbrojtje të shtetit ligjor dhe dinjitetit njerëzor mund t’i çlirojmë shoqërinë dhe institucionet nga kapja prej krimit të organizuar”. Postimi i plotë “Kush ka frikë vdes çdo ditë. Kush nuk ka frikë vdes vetëm një herë!” (Paolo Borsellino)Si sot, 30 vite më parë, Paolo Borsellino, si ai më herët dhe Giovanni Falcone, e pagoi me jetë luftën e drejtë kundër mafias, për të na kujtuar gjithmonë se…

Read More

Sot është një ditë historike për Shqipërinë, pasi mbahet konferenca e parë ndërqeveritare që hap rrugën e anëtarësimit në BE. Pritja e kryeministrit Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian. 16 vite nga firmosja e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, ku nisi rrugëtimin drejt Bashkimit Europian, 8 vite nga marrja e statusit të vendit kandidat dhe disa vite pritje, ndonjëherë edhe pa meritë, Shqipëria ndërmerr sot hapin e madh! Më në fund nisin bisedimet zyrtare në tryezë me Bashkimin Europian, vrapi i fundit drejt anëtarësimit të plotë. Kryeministri…

Read More

Masakra e fundit në Fushë-Krujë me tre viktima, të rinj, tregon edhe njëherë se autorët nuk kanë frikë nga askush. Laçi është shndërruar në një “qytet funeral” thotë gazetari Artan hoxha, pasi sipas tij, të rinjtë po varrosen si në vitet 1997-1998. “Laçi është shndërruar në qytetet funeral. Nuk jemi në 97-98 që të varrosësh tre të rinj. Autorët nuk kanë patur frikë nga askush. Janë ca telenovela turke që s’ka askund polici, se kështu e ka vendosur regjisori, njësoj edhe këtu. Në këto raste postblloku i policisë e ka zero shansin të përballet, se mund të humbësh edhe jetën.…

Read More

Nga Uvil Zajmi Cilat kanë qenë plazhet e preferuara, dhe si bënin shqiptarët pushimet para dhe pas viteve 50-të, në veçanti ata që preferonin detin? Durrësi ai më kryesori, në tre muajt e verës, i frekuentuar nga aristokracia, pasanikët, por dhe nga vetë Mbreti Zog. Pastaj periudha e viteve 1960-‘70-‘80-të kanë qenë të veçanta për shqiptarët, individë apo familje që pëlqenin detin. Në ato fillime plazhet ishin të pakta dhe Durrësi, Vlora, Saranda ishin ato më kryesorët. Shëngjini filloi të preferohej me vonë, si dhe Divjaka, ndërsa Dhërmiu, apo bregdeti jonian, ndonëse pëlqehej ishte i kufizuar nga udhëtimi i largët,…

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni shqiptar, këtë të martë historike për vendin, do të mbajnë Konferencën e parë ndërqeveritare për hapjen zyrtare të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Edi Rama, në postimin e mëngjesit ku uron ndjekësit për një ditë të mbarë, shkruan se sot Shqipëria ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar, kjo për të filluar negociatat për anëtarësimin. “Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me…

Read More