Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto i ulur në shkallët e njërës prej sallave të Komisionit Europian pas hapjes së negociatave dhe Konferencës së përbashkët për shtyp me shefin e diplomacisë çeke dhe komisionerin Varhelyi. “Foto e ditës”, shkruan Rama mbi foton ku duket i ulur, duke parë celularin ndërsa nuk mund të mos vërehen edhe çorapet e kuqe, pjesë të stilit të veçantë veshjes së kryeministrit.

Read More

Disa vajza janë mjeshtre të flirtit dhe i ndryshojnë meshkujt si këmisha pa asnjë vështirësi, ndërsa disa të tjera e kanë të vështirë të gjejnë një partner dhe pyesin veten nëse po bëjnë diçka të gabuar apo thjesht janë shumë të pafata në jetën e tyre të dashurisë. E vërteta është se nuk është gjithmonë çështje fati, por më shumë çështje karakteri dhe sjelljeje! Yjet veçojnë disa shenja që mund të jenë paksa të pafat në lidhjet e tyre të dashurisë, por shpjegojnë se janë disa elementë të karakterit që i çojnë atje! Lexoni më poshtë cilat vajza të zodiakut e kanë të vështirë…

Read More

Rënia e e-Albania ka shkaktuar prej ditësh kaos dhe probleme për shërbimet që iu ofrohen qytetarëve. Naimi i është rikthyer sportelit të gjendjes civile numër tre në kryeqytet për t’i marrë vajzës një certifikatë personale, hapi i radhës është komisariati i policisë, e më pas aplikimi për pasaportë…Ecejaket i kushtojnë kohë, energji dhe mund, në temperatura mbi 30 gradë. Si Naimi edhe ky çift u paraqit në njësinë numër katër për të marrë një ndër dokumentet më të rëndësishme, atë të martesës. Një veprim që para kompjuterit do i kishte kushtuar vetëm pak sekonda. Për të tretën ditë me radhë…

Read More

Kreu i PD, Sali Berisha, reagon për hapjen e negociatave. Mesazhi i Berishës: Hapja e negociatave të Shqipërisë me BE një arritje e madhe për shqiptarët!Të dashur miq, sot në Bruksel u zhvillua ceremonia zyrtare për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.Duke përshëndetur këtë akt dhe falënderuar me mirënjohje të thellë Bashkimin Europian për vendimin fisnik ndaj Shqipërisë, që vjen pas firmosjes së Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE në vitin 2006; pas pranimit nga BE-ja të kërkesës së Shqipërisë për vend anëtar në vitin 2009; pas akordimit heqjes së vizave për Shqipërinë në vitin 2010 dhe pas…

Read More

Autoritete Rrugor Shqiptar njofton se ka zbuluar disa mjete luftarake, gjatë punës në lotin e pestë të Unazës Verilindore. ARRSH publikon pamjet e mjeteve luftarake, ndërsa thekson se ka njoftuar menjëherë Ministrinë e Mbrojtjes për të bërë të mundur largimin e tyre pa shkaktuar probleme në terren. Njoftimi i ARRSH: Sot në Lotin 5️⃣ të Unazës Verilindore gjatë punës së gërmimeve ⚠️u zbuluan disa mjete luftarake, mënjëherë u lajmërua Ministria e Mbrojtjes për të bërë të mundur largimin e tyre pa shkaktuar probleme në terren 🚜dhe për të lejuar vijimin e punës 👷‍♂️#ARRSH #MIE

Read More

Pasi Shkupi zgjidhi një mosmarrëveshje të gjatë me fqinjin e tij, Bullgarinë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut iu ndez zyrtarisht drita jeshile për fillimin e bisedimeve të pranimit, që mund të çojë në anëtarësimin e tyre në BE. EURACTIV shpjegon hapat e tjerë që dy shtetet duhet të ndërmarrin derisa të anëtarësohen plotësisht në BE. “Ne kemi bërë një hap tjetër të rëndësishëm drejt afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në”, tha kryeministri çek, Petr Fiala, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe homologu i tij maqedonas, Dimitar Kovaçevski, u pritën të martën në…

Read More

Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë nga masakra në Fushë Krujë, ku e ekzekutuan me breshëri plumbash tre të rinjtë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, e më pas u dogjën brenda makinës. Të tre viktimat kanë drekuar së bashku në Fushë Krujë, para se të shkonin te një servis në zonën e Tapizës, ku kishin çuar makinën për ta rregulluar. Pas drekës, ata kanë lënë makinën e tyre aty dhe kanë shkuar te servisi me një makinë tjetër, shoqëruar nga një mik i tyre, ku kanë qëndruar rreth 30 minuta, raporton BW. Në dëshminë e dhënë…

Read More

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar për tre muaj nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit, Taulant Taga. Ky i fundit akuzohet se i ka ulur dy vite burg, të dënuarit Arben Grorit. Në seancën e sotme të KLGJ u vendos të pranohet pjesërisht kërkesa e ILD e cila ka konstatuar shkelje gjatë kryerjes së detyrës me vendimin për të ulur me dy vite dënimin për të dënuarin Arben Grori. KLGJ e ka pranuar pjesërisht kërkesën duke vendosur një masë të përkohshme pezullimi. Njoftimi I KLGJ Këshilli i Lartë Gjyqësor gjatë seancës së sotme dëgjimore ka pranuar pjesërisht kërkesën e…

Read More

20 punonjësit e Portit të Durrësit, që u arrestuan në lidhje me kontejnerin me banane që u gjet i hapur para se të skanohej, ku mendohet se ka pasur lëndë narkotike, dalën sot para gjykatës. Togat e zeza të Durrësit caktuan masën e sigurisë për të arrestuarit, ku për 9 prej tyre u lanë në ‘arrest me burg’ dhe për 11 të tjerë ‘detyrim paraqitje’. Bëhet fjalë për shtetasit; Jurgen Gjeçi, Armand Murataj, Gentian Halili, Azgan Zeka, Skender Plaku, Adi Qevanaj, Kastriot Duçka, Mentor Dyrmishi, Klaudio Lala, Shpëtim Hajdin, Andra Xhevara, Adem Brasha, Veiz Kuçi, Rajd Bleta, Ali Bajrami, Gjergj…

Read More

Ekzekutohet me 6 plumba një shqiptar në Belgjikë, në Stuivekenskerke, afër Diksmuide. Bëhet fjalë për Ilir S., 28 vjeç, i cili la pas gruan dhe një fëmijë. Prokurori publik konfirmon se është arrestuar i dyshuari, i cili do të paraqitet nesër para gjykatës hetuese. Rrethanat e ngjarjes në fjalë nuk dihen ende, ndërsa autoritetet belge janë duke hetuar mbi motivet e vrasjes.

Read More

Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp në Bruksel për konferëncën e Parë ndërqeveritare që çel negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian, foli edhe për raportin e Dick Marty, për trafikim organesh në luftën në Kosovë. Rama tha se Këshilli i Europës duhet të kërkojë falje. “Kjo është një faqe turpi e Këshillit të Europës dhe duhet të gjejë kurajon të dalë përballë e të thotë “na falni”. Institucione kaq demokratike nuk mund ta bëjnë diçka të tillë në një vend që gjëra të tmerrshme kanë ndodhur. Është e pamundur të akuzosh një popull të tërë që u çlirua nga…

Read More

Zagrebi ka ndaluar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për një vizitë private në kampin famëkeq përqendrimi të Luftës së Dytë Botërore ku humbën jetën mijëra serbë. Por Vuçiç thotë se kishte dërguar kërkesa për vizitë në shtator të vitit 2021 dhe në mars të këtij viti. “Kemi marrë përgjigje se vizita nuk ishte e mirëpritur për momentin. Unë thashë që nuk më intereson të dëgjoj më ato budallallëqe, se nuk është koha e duhur, dhe se dua vetëm të vendos një lule dhe asgjë më shumë. Dhe pastaj ata krijuan këtë cirk”, u shpreh ai. Presidenti i Serbisë tha se…

Read More