Zvicra cilësohet vendi që ofron pagat më të larta për punëtorët e ndërtimit në krahasim me vendet e tjera. Anketa Ndërkombëtare e Tregut të Ndërtimit të Turner & Townsend zbuloi se Gjeneva ofron një pagë mesatare për orë prej 118 dollarë, ndërsa Cyrihu 117 dollarë. Qytetet e treta, të katërta dhe të pesta në listë ishin të gjitha në SHBA: San Francisko ofron normën e tretë më të mirë me 116 dollarë, ndjekur nga New York me 114 dollarë dhe Bostoni me 110 dollarë. Pagat e ndërtimit në Amerikën e Veriut ka të ngjarë të rriten gjatë 12 muajve të…
Author: tirana
Dita e djeshme ka qenë e shënuar për zv.ministrin e Brendshëm, pasi ka festuar ditëlindjen. Lamallari ka lindur më 18 korrik dhe ditëlindja i ka qëllua në një moment të rëndësishëm për vendin. “Moment historik për Shqipërinë dhe shqiptarët! Dyfish i lumtur në këtë datë të veçantë”, shkruan ai në rrjetin social Facebook dhe ndan disa foto nga festimet në Bruksel. I shoqëruar dhe nga kolegë të tjerë dhe pjesëtarë të delegacionit, Besfort Lamallari shfaqet duke u fikur qirinjtë.
Në komisionin parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale” raportoi të hënën Enea Hoti, Drejtor i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV). Sipas tij impakti i reformës së vitit 2014 kishte qenë pozitiv pasi kishte rritur efiçencën e pushtetit vendor, autonominë financiare dhe shërbimet ndaj qytetarëve. Por opozita, e cila inicoi ngritjen e komisionit, pretendon të kundërtën, duke theksuar se kjo reformë ka hasur problematika të mëdha në zbatim duke krijuar centralizim të pushtetit dhe të shërbimeve, duke lënë jashtë vëmendjes zonat rurale dhe shtuar shpenzimet. Harta e re që do të miratohet në fund të shtatorit, sipas kalendarit të punimeve, është…
Parisi po planifikon të ndalojë makinat brenda vitit 2024, me qëllim pastrimin e ajrit të qytetit dhe reduktimin e trafikut. Parisi nuk po haset për herë të parë me këto lloj projektesh urbane kaq radikale. Në fakt, paraqitja dhe ndjesia që të jep ky qytet janë gjerësisht rezultat i programeve urbane që janë modeluar nga pandemi të mëparshme që kanë rënë në Paris, ndër shekuj. Historiania, Fabienne Chevallier thotë se “që prej pandemisë së Kolerës në vitin 1832, njerëzit kuptuan që kishte një lidhje direkte mes dendësisë urbane, getove dhe shëndetit publik.” Kështu që nuk është çudi që restorantet parisiene…
Edhe pse sfungjerët janë krijuar për të pastruar qelizat e vdekura të lëkurës dhe për ta lënë lëkurën të lëmuar, në fakt mund të kenë efekt të kundërt. Për shkak se janë shumë porozë, sfungjerët bllokojnë lehtësisht ato qeliza të lëkurës që sapo keni hequr nga trupi juaj, duke u bërë mjedisi i përsosur për lulëzimin e baktereve. Dhe për shkak se përdoren dhe ruhen në një banjë të lagësht, kurrë nuk thahen plotësisht, gjë që krijon një terren të përsosur mbarështimi për organizmat e ndryshme që mund të çojnë në infeksione të lëkurës. Nëse nuk e ruani dhe e…
João Paulo Ruivo është kthyer në “heroin e verës së nxehtë”, pasi u kap nga një fotograf teksa shpëtonte delet nga zjarri në një pyll në fshatin portugez të Boa Vista, pranë qytetit Leiria. 22-vjeçari, fotot e të cilit kanë bërë xhiron e botës, së bashku me nipin e tij, arriti të shpëtonte nga flakët rreth 20 dele dhe 40 dhi. “Atë ditë doja vetëm të ndihmoja. Të bëhesh i famshëm për shkak të zjarrit, nuk e shoh si diçka të drejtë”, u shpreh ai për gazetën spanjolle “El Pais”. Temperaturat e larta në të gjithë Evropën kanë shkaktuar qindra…
Rritja më e ndjeshme e kalimit të migrantëve të parregullt drejt vendeve evropiane u shënua në rrugën e Ballkanit Perëndimor, vlerësohet në një raport të fundit të Organizatës evropiane për Ruajtjen e Kufijve, FRONTEX. Sipas raportit, numri i migrantëve të parregullt të evidentuar nga policitë kufitare dhe FRONTEX u rrit gati trefish në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, krahasuar me gjashtë muajt e parë të vitit 2021. Rruga e Ballkanit Perëndimor me 55 . 321 kalime të paligjshme përbën gjysmën e të gjitha ndalimeve të migranëtve të parregullt drejt Evropës, që në total ishin 114. 720 persona. Sipas…
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se rastet e koronavirusit janë trefishuar në të gjithë Evropën në gjashtë javët e fundit. Rastet e shtrimit në spital janë dyfishuar gjithashtu, megjithëse pranimet në kujdesin intensiv kanë mbetur të ulëta. Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge e përshkroi COVID-19 si “një sëmundje të keqe dhe potencialisht vdekjeprurëse” që njerëzit nuk duhet ta nënvlerësojnë. Ai tha se të afërmit super-infektivë të variantit omicron po nxisin valë të reja sëmundjesh në të gjithë kontinentin dhe se infeksionet e përsëritura potencialisht mund të çojnë në COVID të gjatë. “Me rastet në rritje, ne…
Në takimin mbi shqyrtimin analitik të legjislacionit, pas Konferencës së Parë Ndërqeveritare, Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka treguar se cilat do të jenë çështjet më të rëndësishme që do të merren në shqyrtim. “Kemi pritur për kohë të gjatë. Kemi një mjet të rëndësishëm për metodologjinë e rishikimit që mund ta nxisë këtë projekt me shpejtësi për ta bërë më të besueshëm, më dinamik. Ky proces shqyrtimi që fillojmë sot është hapi i parë dhe ne duam të ecim në mënyrë graduale. Ky sistem është një nga elementet kryesorë, siç është grupimi i kapitujve. Duam të fillojmë punën tonë…
Një 24-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga efektivët ‘Shqiponja’ në Vlorë pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur një automjet në lagjen “Uji i Ftohtë”. NJOFTIMI: Vodhi sende personale dhe një sasi parash, në një automjet, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë 24-vjeçari. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Uji i Ftohtë “, Vlorë, një shtetas po vidhte në një automjet, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë kanë kapur autorin e dyshuar. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin…
U mbajt sot në Bruksel Konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, e cila i hap rrugën vendit tonë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në fjalën e saj, gjatë takimit mbi shqyrtimin analitik të legjislacionit Shqipëri, Maqedoni e Veriut, BE, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, u shpreh se anëtarësimi në BE është një nga objektivat strategjikë për të cilin Shqipëria ka punuar shumë ndër vite. “E dimë se na pret një proces shumë kërkues dhe sfidues. Ne jemi gati. Vendosmëria jonë është e palëkundur. Jemi të vetëdijshëm se mbetet shumë për të bërë. Por hapja formale e negociatave…
Greqia ka nisur furnizimin me armë nga disa vende të Europës. Së fundmi Greqia do të pajiset me tanke nga Gjermania dhe korveta nga Italia. Procesi i përzgjedhjes së korvetave me të cilat do të pajiset Marina e Greqië për mbikëqyrjen e hapësirës detare greke në Egje dhe sigurimin e sovranitetit grek deri në fund të territorit ishull po hyn në fazën përfundimtare. Pas vlerësimit përfundimtar të kandidatëve të luftanijeve nga Marina dhe konferencës së Kryeministrit Mitsotakis, mësohet se kryesojnë korvetat italiane të tipit Doha, me francezët në vendin e dytë dhe holandezët pas. Zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare…