Author: tirana

Nga Eugen Beçi Gjithkush që përdor një kompjuter për çfarëdo lloj arsye, ruan si sytë e ballit gjithcka ka shkruar e punuar aty. Edhe 10 dokumenta të kesh hedhur apo 5 foto të kesh shkrepur.. nga ankthi se ato mund mos i gjesh më në Kompjuter për njëmijë e një arsye i hedh të gjitha në një USB dhe e bën gjumin më të qetë. Pa ankthin se një kolpo dritash apo një bllokim kompjuteri mund të ti “ vjedh” dokumentat apo kujtimet e tua. Individi pra plot zgjuarsi e me shumë prakticitet e krijon të sigurt Back up- in…

Read More

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka uruar Shqipërinë për çeljen e negociatave me BE-në. Duke e cilësuar një hap historik, kryediplomatja amerikane shton se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë për reformën në drejtësi si edhe në hapat e e tjerë të nevojshëm për anëtarësimin e plotë në BE. “Urime Shqipërisë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare të sotme, hap historik, i shumëpritur drejt anëtarësimit të plotë në familjen e Bashkimit Europian. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm përpjekjet tuaja për reformën në drejtësi dhe hapat e tjerë të nevojshëm për anëtarësim. Përpara”, shkruan ambasadorja.

Read More

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili shprehet se vatra e zjarrit në afërsi të fshatit Shën Pjetër ish-Komuna Ishëm Durrës, vijon të mbetet aktive. Ai akuzon qeverinë se nuk merr masat e duhura për shuarjen e flakëve, por vetëm mashtron. “Vazhdon edhe në këtë moment zjarri në afërsi të fshatit Shen Pjetër ish-Komuna Ishëm Durrës. Zjarri është pikërisht pranë një zone turistike bregdetare shumë të frekuentuar dhe ka prekur edhe pyllin aty pranë. Qeveria merret me fjalime dhe mashtrime ndërsa zjarret janë në mëshirë të fatit”, ka shkruar Vasili.

Read More

Ish-shoferi në drejtorinë e burgjeve Hamza Tola u arrestua pak kohë më parë pasi u prezantohej qytetarëve të ndryshëm si punonjës i ministrisë së Drejtësisë. Tola u merrte para atyre duke iu premtuar në këmbim zgjidhjen e problemeve të tyre. Njëri prej tyre, Kastriot Kreku, Tola i premtoi se do i nxirrte certifikatën e pronësisë në Borsh, duke i marrë në këmbim 3 mijë euro. Në dëshminë e tij, siguruar në dosjen hetimore, Kreku rrëfen njohjen me ish shoferin e burgjeve, dhe premtimin e tij për pajisjen me certifikatë si edhe pse u prish marrëdhënia mes tyre.“Nga fundi i muajit…

Read More

Tre të rinjtë e ekzekutuar 2 ditë më parë në Fushë-Krujë, u pritën nga atentatorët për rreth 60 minuta në afërsi të mbikalimit. Burime nga grupi hetimor i thanë Tv Klan se makina tip Volvsvagen Passat që lëviznin autorët qëndroi poshtë mbikalimit deri në momentin që automjeti i viktimave u afrua në vendin ku krye atentati. Tv Klan sjell grafikisht mënyrën se si ndodhi ekzekutimi i 3 të rinjve, Dikler Vatës, Besmir Hoxhës dhe Brilant Martinajt. Sapo autorët, që dyshohet se ishin 4 u sinjalizuan se makina viktimave po lëvizte në drejtim të Laçit, ata morën rrugën që të lidh…

Read More

Policia e Sarandës ka proceduar penalisht nënë e bir ditën e sotme pasi, kishin zënë hapësirën publike te zona e quajtur “Pema e Thatë” në Ksamil Sipas policisë është liruar hapësira dhe janë sekuestruar 489 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse. Ndërkohë në policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për 58-vjeçaren Gjulso Ismaili (pronare e subjektit), për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave” dhe 38-vjeçarin Kenti Ismaili, (administrator i subjektit), për veprën penale ““Pushtimi i tokës” (nënë e bir)

Read More

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e cilëson fundin e një fillimi të ri përgjegjësie hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në reagimin e tij, Mediu thekson se lufta kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe respektimi i të drejtave të qytetarëve, janë detyrime parësore. “Hapja e negociatave për antarësimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe konferenca e parë ndërministrore është sukses i shqiptarëve. Ky është fundi i një fillimi të Ri përgjegjësie dhe pune konkrete të Institucioneve dhe politikës shqiptare. Padyshim krijohet një marrëdhënie e re dhe mundësi ekonomike me BE dhe fondet e…

Read More

Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas nisjes së negociatave më Bashkimin Evropian, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një deklaratë, administrata Biden shprehet se SHBA mirëpret “hapat e rëndësishëm që Bashkimi Evropian po ndërmerr për të çuar përpara integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik.” Ndërsa kujtohet se Evropa ndodhet në një moment kur Rusia ka shkatërruar paqen, SHBA thotë se do të vijojnë që të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm ndësa, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut punojnë për të përmbushur kriteret. “Hapat që dy vendet kanë marrë së fundmi për të mbrojtuar të drejtat e…

Read More

Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një reagim në mediat e tij sociale pas mbajtjes së Konferencës së Parë Qeveritare në Bruksel. Lulzim Basha në Twitter “Vendimi i BE për të nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë është një hap që do të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt plotësimit të një ëndrre që e ndajnë të gjithë shqiptarët, anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Hapi i sotëm është edhe një detyrim nga i cili nuk mund te ikë askush, për të përmbushur kriteret në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbatimit të reformës në drejtësi, çlirimin e…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Në një postim në Twitter tha se Kosova i feston këto arritje të fqinjëve, derisa shtoi se iu bashkohet zotimeve për reforma drejt BE-së. “Urime për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Kosova feston arritjet e juaja historike dhe iu bashkohet në zotimet drejt reformave që do të transformojnë vendet tuaja dhe do të forcojnë rajonin tonë në Europë”, ka shkruar Kurti në Tëitter. Më herët, edhe presidentja e vendit ka uruar dy shtetet fqinje,…

Read More

Gjatë punimeve për ndërtimin e Unazës së Madhe në Tiranë janë gjetur 23 predha luftarake. “Sot në Lotin 5 të Unazës Verilindore gjatë punës së gërmimeve u zbuluan disa mjete luftarake, menjëherë u lajmërua Ministria e Mbrojtjes për të bërë të mundur largimin e tyre pa shkaktuar probleme në terren dhe për të lejuar vijimin e punës”, njofton ARRSH.

Read More