Author: tirana

Një person ka humbur betejën me COVID gjatë 24 orëve të fundit në vend. Pacienti që ndërroi jetë ishte nga Fieri, 84 vjeç. Ndërkohë, me uljen e numrit të testimeve, kanë rënë edhe rastet e reja me koronavirus. Nga 937 testime të kryera, kanë dalë pozitivë 427 qytetarë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 34 pacientë, ndërsa janë shëruar 789 qytetarë.

Read More

Nxehtësia zgjeron enët e gjakut dhe intensifikon probleme të tilla si dhimbje, kruajtje, ndjesi djegieje, therje dhe rëndim në këmbë. Si të shmangni përkeqësimin? Mjekët kanë zbuluar se si të shmangni përkeqësimin e venave të zgjeruara në vapë. Në këtë gjendje, është e nevojshme të “veproni” në disa drejtime njëherësh, para së gjithash, duhet të ndryshoni ushqimin dhe të pini më shumë lëngje. Temperatura e lartë kontribuon në zgjerimin edhe më të madh të venave, dhe gjaku rrjedh shumë më ngadalë, gjë që mund të çojë në shfaqjen e mpiksjes së gjakut. Gjithashtu rekomandohet që të lëvizni më shumë, të…

Read More

Vala e të nxehtit afrikan që prej disa ditësh ka përfshirë Europën në Shqipëri parashikohet të kulmojë të mërkurën. Temperaturat sipas meteorologes Lajda Porja në zona të caktuara do t’i kalojnë 40 gradë Celsius. Vlerat më ekstreme termometri parashikohet t’i shënojë në Ultësirën Perëndimore ndërsa në bregdet temperaturat do të luhaten nga 35 deri në 38 gradë Celsius. Problematike situata paraqitet edhe në zonat malore. Pak më freskët pritet te jetë në juglindje të vendit. Shqetësuese sipas meteorologes Lajda Porja do te jetë dhe era ndërsa reshjet do të mungojnë. Kjo është vala e dytë e të nxehtit me të…

Read More

Ish-deputeti demokrat Gert Bogdani u shpreh se nëse lidershipi i PD-së do ta vlerësonte, ai do ta pranonte një kandidimi për zgjedhjet lokale në Tiranë. Bogdani tha se kjo për të do të ishte një sfidë e vështirë, por jo e pamundur dhe se Tirana ka ende mundësi që të bëhet një qytet i jetueshëm për banorët e vet. “Nëse lidershipi i PD-së do ta vlerësonte një gjë të tillë dhe baza do ta mbështeste, unë patjetër që nuk do t’i them jo një sfide, sado të vështira që kanë qenë.Do të ishte një sfidë e vështirë, duke parë edhe…

Read More

Federata Angleze e Futbollit e ka marrë seriozisht nismën e saj për të aplikuar një futboll pa goditje me kokë kur vjen puna te fëmijët. Kështu, prej sezonit të ardhshëm në kampionatin U11 do të nisë të testohet një rregull i tillë duke qenë se goditjet e topit me kokë mund të shkaktojnë edhe dëmtime në tru. SuperSport shkruan se ndërkohë, nëse një rregull i tillë funksionon dhe trajnerët mund ta heqin nga axhenda e stërvitjes, atëherë ai do të shndërrohej në të përhershëm dhe do të aplikohej deri në futbollin e moshave U12 që në këtë rast do të…

Read More

Një gjykatë në Moskë ka gjobitur të hënën kompaninë Google me 21 miliardë rubla (360 milionë $) pasi sipas saj, nuk ka hequr përmbajtje në lidhje me ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Rregullatori i telekomunikacionit rus, “Roskomnadzor” deklaroi të hënën se platforma video e YouTube-it, në pronësi të Google-it, dështoi në bllokimin e “informacioneve të rremë” mbi ofensivën ruse në Ukrainë, sikurse edhe në heqjen e “propagandës ekstremiste dhe përmbajtjeve terroriste” të cilat i bënin thirrje të miturve të merrnin pjesë në demonstrata të paautorizuara. Kjo është hera e dytë që autoriteti rus gjobit Google pasi vitin e kaluar…

Read More

Mjekët paralajmërojnë se foshnjat nën katër muajsh nuk duhet të lahen në det. Megjithatë, është mirë që fëmija të bie në kontakt me ujin e detit pas moshës 6 muajsh. Imuniteti i foshnjave nuk është plotësisht i zhvilluar dhe ata mund të sëmuren duke hyrë në det. Çfarë duhet të keni kujdes: Për bebet 6-12 muajsh Foshnjat deri në një vjeç nuk duhet të kalojnë më shumë se 15 minuta në det. Për bebe nga 18 – 36 muajsh Fëmijët nga 18 muaj deri në 3 vjeç nuk duhet të kalojnë 20 deri në 40 minuta. Duke qenë se dielli…

Read More

Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet se kishte kthyer shtëpinë në zonën “Tagou-Argyraina” të Mykonos, në një “supermarket” të lëndëve narkotike. I riu shqiptar është arrestuar në flagrancë, në momentin që po tentonte të kryente shitjen e dy pakove kokainë me peshë totale 1.1 gram një 35-vjeçari nga Izraeli. Pas një kontrolli në shtëpinë ku jeton 28-vjeçari dhe e dashura e tij greke 26-vjeçare, u gjetën pako të vogla kokainë me peshë totale 12 gram. Gjithashtu në shtëpi janë gjetur edhe shuma të mëdha parash. Dyshohet se çifti kryente trafik për shtetas të kombësive të ndryshme,…

Read More

Ylli i “Dirty Dancing-Kërcim dashurie”, Jennifer Grey ka folur si rrallëherë për abortin e saj kur ishte ende adoleshente. “Ndalimi i abortit është një vendim kaq i rëndë. Do mbetet në ndërgjegjen tuaj. Nuk do ta kisha pasur jetën time. Nuk do të kisha pasur karrierën që kisha, nuk do të kisha pasur asgjë. Gjithmonë kam dashur një fëmijë. Por unë e nuk doja kur isha adoleshente”, rrëfeu 65-vjeçarja. Në moshën 41-vjeçare ajo u bë më pas nëna e një vajze, Stella, fryt i dashurisë me ish-bashkëshortin e saj Clark Greg.

Read More

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Rexhep Taip Erdogan do të takohen të martën në Teheran për të diskutuar mbi eksportin e grurit ukrainas. Rusia, Ukraina, Turqia dhe Kombet e Bashkuara pritet të nënshkruajnë një marrëveshje gjatë kësaj jave, e cila synon rifillimin e dërgesave detare të grurit nga Ukraina përmes Detit të Zi, të cilat u ndërprenë pas vendimit të Rusisë për të dërguar forcat e saj të armatosura në Ukrainë, në muajin shkurt. Putinit dhe Erdoganit do t’i bashkohet të martën edhe presidenti iranian Ebrahim Raisi për të diskutuar krizën në Siri, ku të tri…

Read More

Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Dibër, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të shtetit italian. Bledian Salkurti ishte dënuar në Venecia për pjesëmarrje në grup kriminal dhe shkelje të ligjit të narkotikëve. Njoftimi i policisë: Ndalohet me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe Shkelje e ligjit mbi narkotikët”. Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, gjatë ditës së sotme bënë ndalimin, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit: Bledian Salkurti, 38 vjeç, banues në Peshkopi. Ky shtetas ishte shpallur…

Read More

Isli Islami dhe Ori Nebijaj duket se do t’i thonë “lamtumirë” emisionit “Wake-Up” në Top-Channel. Fillimisht programi prezantohej nga Eno Popi dhe Isli Islami dhe dyshes iu bashkua dhe Ori Nebijaj. Pas largimit të Enos programi u prezantua nga Ori dhe Isli, të cilët përbënin një nga dyshet më simpatike të ekraneve shqiptare. Por në sezonin e ardhshëm, Orin do ta shohim të prezantojë “Përputhen” ndërsa Isli po përflitet që do të jetë pjesë e “Dancing with the Stars” ose si konkurrent ose si prezantues në “Gold Room” krah Bora Zemanit. Një nga prezantuesit e “Wake-Up” do të jetë, Blendi…

Read More