Disa marrëdhënie prishen edhe pse ndjenjat dhe pasioni janë të forta. Këto janë tre arsyet më të zakonshme pse meshkujt largohen nga femrat që duan. Arsyet nuk kanë të bëjnë me ndjenjat , por me gjërat për të cilat mendojnë dhe përballen burrat e rritur. Ju jeni përpjekur ta ndryshoni atë Gjatë rinisë, njeriu fiton disa zakone dhe prirje që më vonë bëhen pjesë e karakterit të tij. Midis tyre ka në mënyrë të pashmangshme hobi dhe pasione të ndryshme të vogla që një person gëzon dhe nuk dëshiron t’i ndryshojë. Është e rrallë që një person në një moshë…
Author: tirana
Bashkimi Evropian ka propozuar këtë të premte paketën e re të sanksioneve kundër Moskës, ku përfshihet ndalim i importit të arit rus dhe ndryshime ligjore për të parandaluar masat aktuale që pengojnë dërgesat e ushqimit. “Lufta brutale e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon pa pushim. Prandaj, sot ne propozojmë të ashpërsojmë sanksionet tona kundër Kremlinit, t’i zbatojmë ato në mënyrë më efektive dhe t’i zgjasim deri në janar të vitit 2023. Moska duhet të vazhdojë të paguajë një çmim të lartë për agresionin e saj”, deklaroi të premten Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Masat e reja konsiderohen si…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka takuar dje në hyrje të parlamentit deputetin socialist Paulin Sterkaj. Në të njëjtën ditë kur takohet me deputetin socialist Paulin Sterkaj, mediat pranë tij akuzuan Jorida Tabakun dhe Oriola Pampurin si shërbëtore të Edi Ramës sepse kanë vizituar Kongresin Amerikan së bashku me tre deputetë të PS.Kujtojmë se shtatë vite më parë, pikërisht në vitin 2015, Berisha do të akuzonte në parlament Paulin Sterkajn se po mbillte ara me kanabis dhe se kishte goditur kryetarin e PD-së në Malësi të Madhe. “Qytetarët e Malësisë së Madhe kanë denoncuar arat e tua me kanabis. Paulin, ke goditur…
Një grup deputetësh nga Partia Socialiste dhe ajo Demokratike ndodhen këto ditë në Uashington për të parë nga afër funksionimin e Qendrës së Kërkimit në Kongresin amerikan, një strukturë e ngjashme me Institutin Parlamentar, krijuar dy vite më parë në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku thotë se takimi i shërbeu ndarjes së eksperiencës që do të mbështesë deputetët shqiptarë në ushtrimin e funksioneve të tyre përfaqësuese dhe mbikëqyrëse. Gjatë intervistës me Zërin e Amerikës zonja Tabaku flet dhe mbi zhvillimet në Partinë Demokratike, e cila ndodhet prej kohësh në udhëkryq. Ajo thotë kjo forcë politike nuk…
Një delegacion i lartë i Policisë së Shtetit, i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano, zhvilloi një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, me fokus rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Policisë shqiptare dhe agjencive ligjzbatuese britanike, veçanërisht në luftën ndaj krimit të organizuar, trafiqeve të ndryshme, migracionit të paligjshëm, si dhe pastrimit të parave të përfituara nga aktivitetet kriminale. Nano zhvilloi takime me homologun e tij në NCA, me Drejtorin e Përgjithshëm të Migracionit në Home Office, si dhe me autoritete të larta të agjencive homologe ligjzbatuese të Metropolitan Police, Antiterrorit Britanik, Border Force etj. Gjithashtu u krye një vizitë…
Çfarë është amnistia fiskale dhe penale? Amnistia fiskale dhe penale është nisëm ligjore e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për të falur të gjitha gjobat, kamatëvonesat e pasurisë që deklarohet, nëse kryhet regjistrimi i pasurisë së disponuar në 30-vjeçarin e fundit, të kryera deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit. Personave që aplikojnë për amnisti fiskale u ruhet anonimati dhe nuk i fillojnë procedurat e ndjekjes penale. Për sa zgjat amnistia fiskale? Qeveria parashikon në draftin e saj që amnistia fiskale të zgjasë 9 muaj. Cilat kategori mund të përfitojnë nga amnistia? Nga amnistia fiskale dhe penale përfitojnë të…
Gjykata e Lushnjes ka marrë vendimin përfundimtar në lidhje me Klevion Ahmetin, i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano, i cili ndodhet prej më shumë se një muaji në burg për shkak të thyerjes së masës “arrest shtëpie”, pas sherrit me Noizyn. Miku i tij, Anaid Kaloti ka zbuluar se gjykata vendosi që ai të lirohet pas 7 ditësh. “Na e dhatë fjalën dhe si burrat e mbajtën, gjykata mori vendimin: “Për 7 ditë Cllevio vjen në shtëpinë e tij. Të gjithë ju që më keni pyetur dhe të gjithë ju të tjerët që se keni besuar ju pres në Lushnje…
Prej javësh, një pjesë e Evropës po përballet me temperatura rekord, që në shumë vende i kanë tejkaluar 40 gradë celsius, sidomos në jug e perëndim të kontinentit. Zjarret e thatësira duket se janë shqetësimi kryesor për miliona banorë në Greqi, Itali, Francë, Spanjë, Algjeri, Tunizi e deri në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme. Ekspertët e kanë cilësuar atë që po ndodh, si kriza më e madhe që prej vitit 2017-të. Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike mund të rrisin edhe më shumë riskun nga zjarret, sidomos në këtë verë, ku rritja e temperaturave dhe thatësira, e lehtësojnë edhe…
Ambasada e Gjermanisë dhe Francës në vendin tonë ka reaguar lidhur me largimin e ambasadorëve Zingraf dhe Barsacq nq momentin e fjalës së kryeministrit Rama në takimin për aministinë fiskale. “Ne e lamë sot në mëngjes mbledhjen për amnisti fiskale sepse të dy kishim takime. Ne ndajmë plotësisht pikëpamjet e shprehura nga Delegacioni i BE-së” thuhet në reagimin e Elisabeth Barsacq dhe Peter Zingraf për Ora News.
Njerëzit shpesh zgjedhin frutat dhe perimet për vitamina dhe minerale, por mëlçia tejkalon ato në të gjitha aspektet e përmbajtjes së këtyre lëndëve. Mbi një e katërta e mëlçisë së viçit përbëhet nga proteinat. Për më tepër,janë proteina me cilësi të lartë, pasi ato sigurojnë të gjitha aminoacidet esenciale. Mëlçia është gjithashtu e ulët në yndyrë. Vetëm rreth 25% e kalorive të saj vijnë nga yndyra, në krahasim me 50-60% të kalorive në biftek dhe mish qengji. Vitaminë B12: Vitamina B12 ndihmon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ADN-së. Gjithashtu është e përfshirë në funksionin e shëndetshëm të…
Në vijim të punës për rikosntruksionin e plotë të rrjetit të ujësjellës Kanalizimeve në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë dhe tek rruga “Mustafa Matohiti” pranë shkollës “Kosova”.Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar fotot e grupit të punës të cilët po punojnë për linjën e re që do të rrisë furnizimin me ujë të pijshëm në të gjithë zonën.“Jam i lumtur që po realizojmë një projekt të rëndësishëm në një prej zonave të populluara.Me rikonstruksionin e linjës së ujësjellësit do të rritet furnizimi me ujë të pijshëm në të gjithë zonën”, shkruan Veliaj në rrjete sociale. Jam i lumtur që po…
Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të regjistruar mbrëmjen e djeshme në Greqi. Mediat fqinje raportojnë se shqiptari po kthehej nga puna kur është përplasur me një taksi e për pasojë ka humbur jetën në vend. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kardamena. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur edhe dy turistë e shoferi i taksisë, të cilët janë dërguar në spital. Mësohet se dy vite më parë 23 vjeçarit i kishte vdekur burri i motrës së tij dhe për këtë arsye jetonte me këtë të fundit.