Author: tirana

Monitorimi ajror i Guarda Di Finanza-s në Shqipëri ka zbuluar disa zona problematike për kultivimin e kanabisit nga jugu në veri. Malësia e Shkodrës, Lezha, Malësia e Krujës, Vlora, Tepelena, Gjirokastra dhe Malësia e Tiranës janë zonat e evidentuara si më problematike sa i takon kultivimit të kanabisit në toka të hapura kryesisht bujqësore. Më pas hartën me këto zona, Guarda Di Finanza ia ka dorëzuar policisë shqiptare që ka nisur aksionin në terren për asgjësuar parcelat me kanabis.

Read More

Policia e Fierit ka arrestuar 61-vjeçarin Miço Bushi i cili ishte shpallur në kërkim prej vitit 2019 për përfshirje në organizatë kriminale dhe shitje e prodhim të lëndëve narkotike. Bushi u arrestua në kuadër të operacionit ‘Interaction’ dhe do të ndiqet në veprimet e mëtejshme nga Prokuroria e Fierit. “Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Interaction” për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim. Vihet në pranga 61-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale ”Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Prodhimi…

Read More

Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother Vip”, Beniada Nishani ka folur këtë të enjte në një intervistë për “Wake Up” për punën e saj të parë, si dhe për preferencat e saj te një mashkull. Ajo u shpreh se një nga kriteret që ka në përzgjedhjen e partnerit është e shkuara e tij, pasi tregoi se i pëlqejnë shumë djemtë punëtorë. “Nëse ma thotë një djalë që ka punuar si kamarier, më pëlqen më shumë se një tjetër që thotë që jam pronar. Është një plus për mua. Më pëlqejnë shumë ata që janë punëtorë. Është shumë bukur që bashkëshorti…

Read More

Një 8-vjeçar nga SHBA u qëllua për vdekje me armë zjarri nga vëllai i tij 5 vjeç. “Ky është një incident tragjik që mund të ishte shmangur. Nuk mund të theksoj mjaftueshëm se armët duhet të sigurohen mirë dhe të mbahen larg duarve dhe larg fëmijëve në çdo kohë,” tha Sheriff Lafayette Woods Jr. i qarkut Jefferson. Ngjarja ndodhu në një periferi të Pine Bluff, një qytet me rreth 40,000 banorë. Këtë vit janë regjistruar rreth 126 të shtëna të paqëllimshme nga fëmijët në SHBA, duke marrë jetën e 55 njerëzve dhe duke plagosur 78 të tjerë.

Read More

Një fokë që po ndiqej nga një tufë balenash vrasëse, të njohura ndryshe si orka, tentonte të kërkonte strehim duke u fshehur në një rezervat të rritjes së midhjeve. Pamjet e xhiruara me dron tregonin sesi foka po ndiqej nga tufa prej tetë orkash. Në tentativën për t’i shpëtuar, foka u fsheh mes dy gardheve të litarëve në fermën e midhjeve Grunna Voe, në ishujt skocezë Shetland. Por për fat të keq kur ajo doli nga vend mbulimi i sigurisë u kap dhe u vra nga orkat. Studiuesja Emily Hague, e cila merret me pasojat që kanë strukturat e ndërtuara…

Read More

Shkencëtarët kanë zbuluar të dhëna të reja që mund të shpjegojnë pse burrat zakonisht nuk jetojnë aq gjatë sa gratë. Hulumtimet sugjerojnë se kjo është e lidhur me humbjen e kromozomit Y, i cili mund të ndikojë aktiviteitn e muskulit te zemrës dhe mund të çojë në dështim vdekjeprurës të zemrës. Rreth 40% e 70 vjeçarëve vuajnë nga humbja e këtij kromozomi seksual mashkullor, por ata mund të përfitojnë nga një ilaç ekzistues. Kromozomet janë tufa të ADN-së në secilën qelizë të cilat vijnë në çifte. Gratë kanë dy kromozome X, ndërsa burrat kanë një kromozom X dhe Y. Profesor…

Read More

Vrasja e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë në Durrës pretendohet se ka tronditur emocionalisht Klevis Allën, të penduarin e drejtësisë. Por efektin e kundërt ka dhënë tek Nuredin Dumani. Sipas gazetarit Elton Qyno,të nesërmen e krimit, kishin vërshuar urimet përmes telefonit “Sky” dhe Nuredini vetëm buzëqeshte. Pretendohet se Alla ishte në dijeni të vrasjes së Dorjan Shkozës, por nuk dinte se në çfarë rrethana ishte eliminuar, është vrarë Anxhelo Avdia. Ndërsa vetëm pak momente para se të vritej Shkoza dhe Avdia, ai kishte lënë një takim me Dorjan Shkozën, takim i cili nuk u realizua kurrë. “…vetëm pak para se…

Read More

Bordi i Transparencës në datë 15 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 238 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 226 lekë/litër.✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 218 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 206 lekë/litër.✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër. 🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të…

Read More

Mediat kryesore të rajonit shkruajnë për një marrëdhënie të mundshme biznesi mes vëllait të kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe partneres së kryeministres serbe Ana Brnabić. Tashmë, mediat në Serbi kanë mundur të marrin edhe dëshminë e vëllait të Abazoviç, i cili shpjegon sesi qëndron e vërteta, sipas tij. Mesa duket nga intervista, mjeku është “mërzitur” që mediat janë fokusuar te fakti që vëllai i tij është kryeministër i një shteti fqinj, ndërsa shefja e radiologjisë është partnerja e kryeministres së vendit. Ai thotë se spitali në fjalë, por edhe shumë projekte të tjera, vijnë si rrjedhojë e…

Read More

Pasi u përdor si përfaqësuese ligjore e Kompanisë që ndërvepronte me inceneratorin e Tiranës Elvis-07, Merita Hajdari figuron pronare e 100% e aksioneve të kompanisë ELJADI shpk, që merret me përpunimin inerteve. Kompania është themeluar në 2010 dhe ka si qendër Fushë-kuqen në Laç, në gusht të 2016 kjo kompani ka aplikuar në QKR për pezullimin e aktivitetit, ndërkohë që disa muaj më pas në janar të 2017, kompania e pezulluar i është shitur për 100 mijë lekë Merita Hajdarit. Kjo e fundit mohoi kategorikisht për News24 përfshirjen në këtë transaksion, ndërkohë që dokumentet e administruar në Qendrën kombëtare të…

Read More

Agjencia e Mbrojtjes Policore ka njoftuar se ka pezulluar tre efektivë të “Shqiponjave” në Durrës me iniciale B. Gj., H. H., dhe R. H. Hetimet ndaj punonjësve të mësipërm janë zhvilluar nga Drejtoria Rajonale e AMP-së Durrës, pas kallëzimit të kryer nga shtetasi A. K., mbi dyshimet për kryerjen e veprës penale “Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal.

Read More

Një shofer i dehur udhëtoi për 10 milje me dy goma të shpuara pas një nate jashtë me miqtë. Gjykata e Magjistraturës në Swansea dëgjoi se Laurie Rosser, 42 vjeç pavarësisht se kishte çarje të dy gomave në furgonin e tij, vazhdoi të ngiste makinën. Atij iu pezullua patenta për 17 muaj dhe u gjobit me 300 paund. Shoferët dëshmitarë thanë se kishin parë një furgon që udhëtonte në autostradë i cili kishte të shpuar gomën e parë dhe të pasme dhe nyjet e çelikut ishin konsumuar. Policia vlerësoi se furgoni kishte udhëtuar më shumë se 10 milje.

Read More