Author: tirana

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një 58-vjeçare është hedhur nga kati i tretë i banesës dhe ka ndërruar jetë. “Më datë 14.07.2022, në rrugën “Konferenca e Mukjes”, është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë, shtetasja B. N., 58 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Read More

Edhe këtë të premte situata në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nuk është e qetë, edhe pas rifillimit të seancës për shqyrtimin e propozimit francez për negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Përkundër vonesave, qeveria pritet ta miratojë atë pasi ka mbështetjen e të paktën 70 deputetëve nga 120 që janë gjithsej. Kjo mundëson hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE, jo vetëm për Shkupin por edhe për Shqipërinë. Ndërkohë, vijojnë sërish protestat jashtë godinës së kuvendit, edhe pse pjesëmarrja është tepër të vogël.

Read More

Këtë të premte, qeveria prezantoi nismën për amnistinë fiskale. Ambasadorja e Francës në Tiranë, Elizabet Barsacq dhe ai i Gjermanisë, Peter Zingraf kanë qenë të ulur në rreshtin e parë të të ftuarve. Ata dëgjuan ministren e Financave, zv.kryeministrin Arben Ahmetaj dhe një barrister nga Britania e Madhe për amnistinë, specifikat e ligjit dhe përfitimet nga nisma. Por kur kryeministri Edi Rama mori fjalën, ambasadorja franceze i ka bërë një shenjë kolegut gjerman. Të dy janë çuar në këmbë dhe kanë braktisur takimin. Ky moment është kapur nga regjia e kryeministrisë, që është përpjekur ta shmangë largimin demonstrativ të ambasadorëve.…

Read More

Teksa prezantoi amnistinë fiskale, kryeministri Edi Rama e quajti mungesë respekti për Shqipërinë kritikat e të huajve, për të cilët tha se ata mund ta refuzojnë si ide, edhe sipas tij amnistia bëhet në të gjitha vendet. “Qeveritë, kur angazhon në amnisti, angazhohen në funksion të nxjerrjes së parasë nga e zeza në të bardhë. Dhe t’i thuash Shqipërisë se amnistia në vetvete është diçka e papranueshme, kjo është mungesë respekti për Shqipërinë dhe qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Dhe si gjithmonë dhe kurdoherë, të gjithë miqve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, do t’u them, respekti reciprok është A-ja e punës…

Read More

Kryeministri Edi Rama, tha këtë të premte se qeveria që ai drejton do ta bëjë ligjin për amnistinë fiskale, duke shtuar se duan ta bëjnë më mirë. Kreu i qeverisë u shpreh i ashpër ndaj kritikave të Dhomave të Tregtisë kundër këtij projektligji. “Ne këtë ligj do ta bëjmë dhe ne duam ta bëjmë sa më të mirë. Për këtë arsye ligji ka pësuar edhe ndryshime si rezultat i sugjerimeve. Kemi vënë tavanin 2 milionë euro, familjare dhe jo personale. E dyta kemi vendosur që për 5 vjet, se lexoja Dhomat e Tregtisë me flamujt e euroatlantizmit që thonin se…

Read More

Policia e Shtetit përmes një reagimi zyrtar, ka reaguar për ngjarjen tragjike në Durrës, ku 18-vjeçari Anri Kashiku u mbyt pasi shpëtoi dy të miturit. Sipas policisë, roja bregdetare kishte vendosur sipas rregullores flamurin e kuq. “Pavarësisht kësaj, fëmijët janë futur në det, duke rrezikuar jetët e tyre. Pas disa minutash, të miturit i kanë kërkuar ndihmë një shtetasi që po lundronte me një varkë me pedale, afër tyre. Për të ndihmuar fëmijët, në det janë futur edhe roja bregdetare dhe shtetasi A. K., vëllai i njërit prej të miturve”. Njoftimi i plotë Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën…

Read More

Koha ishte e keqe dhe deti kishte dallgë, por të miturit nuk e dëgjuan thirrjen e rojës bregdetare Igli Shahinaj, i cili thotë se ishte vendosur flamuri i kuq që tregon se ndalohet futja në det. “U thash dy të miturve të dilnin nga deti se kishte dallgë, por nuk më dëgjuan U futa në ujë për të nxjerrë të miturit, erdhi dhe 18-vjeçari për të më ndihmuar. Nxora të miturit nga uji, nuk reagonin, ambulanca normalizoi gjendjen. Kur u ktheva gjeta vetëm kapelen e 18-vjeçarit, policia nisi kërkimet, trupin e nxori uji”. Në lagjen e Anri Kashikut ka kapluar…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pozicionuar sërish kundër nismës së qeverisë për amnistinë fiskale. Berisha: Duke përshëndetur të gjitha reagimet brenda vendit dhe të huaja të bëra kundër këtij akti, paralajmëroj Qeverinë se amnistia e saj fiskale është një goditje shumë e rëndë për bizneset e ndershme, është një goditje shumë e rëndë për reputacionin e vendit, rendin dhe sigurinë në Shqipëri. Në qoftë se siç ka qëllim kryesor të legalizohen paratë e krimit, pasi ju e keni të qartë se nuk ka shqiptar të ndershëm i cili me punën e ndershme shtesë që mund të bëjë, qoftë edhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave të bëra nga Dhoma amerikane e tregtisë, e cila bëri thirrje që qeveria t tërhiqej nga projektligji për amnistinë fiskale. Rama e cilësoi këtë një fletërrufe që tregon mungesë respekti për sovranitetin e vendit. “Të çohen dhoma tregtie me flamurë te vendeve partnerë dhe të bëjnë fletërrufe për këtë iniciativë të Shqipërisë është mungesë respekti për Shqipërinë për të pasur ambicien e saj. Institucione financiare mund të kenë kundërshtitë e tyre legjitime. Institucione të luftës kundër krimit dhe pastrimit të parave mund të kenë kundërshti, por dhoma tregtie, hajde ma nxirrni një biznesmen…

Read More

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me një grup përfaqësuesish të bizneseve mbi amnistinë fiskale. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka sqaruar se pse pikërisht tani Shqipëria ka prezantuar projekt-ligjin për amnistinë e plotë fiskale. Sipas tij, janë 4 arsye kryesore që lejojnë projekt-ligjin të zbatohet. ministri theksoi se si pasojë e Reformës në drejtësi, vendi ynë i ka mekanizmat e duhur ligjorë për të mos lejuar pastrimin e parave. Manja: Jemi bashkë-propozues në këtë projektligji bashkë me ministrinë e Financave sepse është një ligj për amnistinë fiskale dhe penale. Çdo shtet në Kushtetutë ka parashikuar se si votohen…

Read More

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shuar masën “arrest me burg” ndaj ish-zëvendësministres së Brendshme, Rovena Voda, e cila u dënua me 10 muaj burg për korrupsion. Pas vendimit të fundit, Voda u shpreh se ka humbur një betejë, por lufta për të vazhdon ende. Voda u shpall fajtore se kishte pranuar vlera monetare për të ndikuar në punësimin e Beut në ministri. Referuar hetimit të Prokurorisë së Posaçme, mes Vodës, Beut dhe Majlinda Hasanit janë realizuar tre takime në shkurt-mars 2020 në Ministrinë e Brendshme dhe në Durrës. Ato janë përgjuar teksa flasin për dhënien e një…

Read More

Dhimbja është e madhe, por akti i jashtëzakonshëm dhe human i të riut, do të gdhendet përjetë në memorjen e shqiptarëve. 18-vjeçari Anri Kashiku që shpëtoi dy jetë, por humbi betejën me dallgët e Adriatikut, do të përcillet pasditen e sotme për në banesën e fundit. Mes dhimbjes dhe hidhërimit të afërm e bashkëfshatarë kanë mbërritur pranë familjes e cila ka çelur dyert e mortit. Gjëma që e goditi familjen e ktheu nga Anglia të atin që jetonte dhe punonte atje prej disa vitesh për të siguruar të ardhmen e tre fëmijëve dhe gruas në atdhe. Anri ishte djali i…

Read More