Kryetari i PD-së, Sali Berisha këtë të premte mori pjesë në një ekspozitë kushtuar poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, në kuadër të 45-vjetorit të pushkatimit të tyre. Ekspozita mbahet po zhvillohet në godinën e ish-të përndjekurve politikë, përballë Parlamentit dhe i kushtohet jetës dhe veprës së tyre. “Të shpreh nderimin më të thellë për sakrificën dhe veprën e pavdekshme të dy poetëve të ri, vëllezër siamezë në idealet e tyre të lirisë, gjeni në krijimet e tyre letrare. Genc leka dhe Vilson Blloshmi kanë lënë një trashëgimi do të thosha nga më të shkëlqyerat në letërsinë tonë, në poezinë…
Author: tirana
Seanca paraprake për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çifta është shtyrë. Burime bëjnë me dije se Gjykata e posaçme shtyu seancën ndaj Çiftes, për shkak të mungesës së avokatëve. Dy javë më parë, prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mori të pandehur anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për akuzat “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” në formë përdorimi. Dy javë më parë, prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mori të pandehur anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për akuzat “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” në formë përdorimi. Akuzat Prokuroria…
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut është duke zhvilluar një seancë dëgjimore publike në referencë të Vendimit Nr. 3/2022 dt.29.03.2022 “PËR SHPALLJEN E VAKANCËS SË AVOKATIT TË POPULLIT”. Do të jenë 19 nga lista paraprake me 20 kandidatë që do të shpalosin platformat e tyre përpara deputetëve të Kuvendit, pasi Olta Aliaj ka tërhequr kandidaturën pak minuta para nisjes së seancës. Ndërkohë që nuk do të jetë e pranishme fizikisht pasi është e infektuar me Covid, Erinda Ballanca , e cila mban aktualisht postin e Avokatit të Popullit, por do të shplosë platformën e saj…
Prej ditësh disa shtete evropiane po përballen me zjarre të fuqishme. Për këtë që prej datës 1 korrik Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian bëri gati flotën e avionëve zjarrfikës, për t’ju përgjigjur emergjencave. Të pozicionuar në Kroaci, Francë, Greqi, Itali, Spanjë dhe Suedi, 12 aeroplanë zjarrfikës dhe 1 helikopter zjarrfikës janë gati për t’u vendosur në dispozicion të vendeve që kërkojnë ndërhyrje nga ajri për zjarre të përmasave të mëdha. Portugalia që po lufton me zjarret e mëdha në pjesën qendrore të vendit ka aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së për të kërkuar ndihmë emergjente. Për t’i…
Refoma në drejtësi është një nga projektet më të mëdha në vëmendjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat veç të tjerash janë shndërruar në mburojë të të gjitha projekteve të nisura. Zv.Ndihmësi Sekretar në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, ka mikëpritur në Departamentin Amerikan të Shtetit ish ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj ku ka siguruar vazhdimin e mbështetjes për institucionet e reja të drejtësisë. Deputetja socialiste, njëherësh zv.kryetare e Komisionit të Integrimit ka përcjellë disa nga detajet e këtij takimi. Ndër të tjera ajo shkruan: “Në kuadër të vizitës zyrtare në Washington D.C…
Bashkimi Europian e sheh me rrezik të lartë rritjen e grupeve të ekstremit të djathtë në Ballkanin Perëndimor. Në një dokument të brendshëm të unionit, përmendet mundësia e ndikimit të Rusisë mbi këto grupe. Mundësia e ndalimit të disa prej tyre, por nuk sqarohet nëse kjo nënkupton ndalimin e veprimtarisë së këtyre grupeve, apo të hyrjes së pjesëtarëve në territorin e BE-së. Kryesisht fokusi është tek organizatorët dhe mbështetësit e manifestimeve pro Rusisë dhe kundër NATO-s në Rajon. Kërcënimi kryesor për sigurinë në Ballkanin Perëndimor vlerësohet të jetë ekstremizmi islamik, riintegrimi i luftëtarëve që kthehen nga Lindja e Mesme si…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti në një takim në Kuvendin e Shqipërisë, të Dërguarin Special të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, Anëtarin e Delegacionit të Bisedimeve të Paqes, deputetin Rustem Umerov. “Shqipëria dënon ashpër agresionin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia. Ne qëndrojmë në krah të popullit ukrainas dhe e konsiderojmë këtë agresion si një sulm kundër lirisë dhe demokracisë”,-shkruan Balla në facebook. Postimi i plotë Shumë i nderuar të mirëpres në Kuvendin e Shqipërisë të Dërguarin Special të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, Anëtarin e Delegacionit të Bisedimeve të Paqes, deputetin…
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Vlorë, ku një 17 vjeçare është hedhur nga kati i katërt i shtëpisë së pushimit. Policia bën me dije se ajo është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë “Më datë 15.07.2022, gjatë natës, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së pushimit, një shtetase 17 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Animalistja Jonida Gjoka, e cila u bë virale në rrjetet sociale pas deklarateve të saj mbi ujin dhe trajtimin e tij, u bë e njohur dhe për atë që tha se “të hash një kafshë është njësoj si të hash kushëririn tënd”. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo tha se të gjitha ato deklarata mbi kafshët dhe ujin nuk janë gjëra të sajuara nga ajo, por janë të verifikuara shkencërisht. Ajo tha se kjo gjë është e provuar nga shkencëtari japonez, Masaru Emoto. Jonida tregoi se ajo vetë është vegjetariane, por është në evolim pasi ha frutat e detit.…
Zyrtarët perëndimorë akuzuan drejtpërdrejt homologët e tyre rusë për krime lufte të premten, pasi raketat ruse goditën një qytet ukrainas, duke shkaktuar 23 viktima. Udhëheqësi ukrainas, Volodymyr Zelensky, e quajti Rusinë një shtet “terrorist”, shkruan “BBC“. Kievi tha se sulmi i së enjtes në Vinnytsia, një qytet me 370,000 banorë që ndodhet rreth 200 km në jugperëndim të kryeqytetit, u krye nga raketat Kalibr të lëshuara nga një nëndetëse ruse në Detin e Zi. Presidenti Zelensky bëri thirrje për më shumë sanksione kundër Kremlinit dhe tha se numri i të vdekurve në Vinnytsia mund të rritet. “Për fat të keq,…
Pas vizitës në Kiev, këtë të premte ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me të dërguarin special të Presidentit Zelensky në Shqipëri, si dhe anëtar i delegacionit të bisedimeve për paqe me Moskën, Rustem Umerov. Spiropali thotë se dënimi i agresionit rus, si dhe mbështetja ushtarake për Kievin janë dëshmi e vlerave perëndimore të vendit tonë. Postimi i plotë I veçantë takimi me z. Rustem Umerov, i dërguari special i Presidentit Zelensky, njëkohësisht nënkryetar i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, si dhe anëtar i delegacionit të bisedimeve për paqe. Biseda…
Gazetari rus Pyotr Koronayev, i cili dikur punonte për uebsajtin e lajmeve Baza në Moskë dhe gruaja e tij, Tatyana Kulikova kanë kaluar kufirin Meksikë-SHBA. Gazetari kërkoi azil politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Baza raportoi më 14 korrik se çifti fillimisht u vendos në një qendër paraburgimi imigracioni, por Koronayev më vonë u lirua, ndërsa gruaja e tij mbeti në paraburgim. Koronayev dhe Kulikova kishin frikë për sigurinë e tyre në Rusi për shkak të deklaratave të tyre publike që kundërshtonin pushtimin e vazhdueshëm të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia dhe mbështetjen e tyre ndaj politikanit të burgosur…