Dashi Një kohë emocionuese po vjen dhe ju vetëm se duhet të reagoni. Mjaft me të kaluarën, duhet të bëni miq të rinj. Në punë, së shpejti do të arrini rezultatet e dëshiruara! Demi Mëngjesi për dashurinë është premtues, kini kujdes për disa probleme pasdite. Në punë, përpiquni të mos i shtyni takimet, diskutimet produktive janë të mundshme! Binjakët Hëna është në anën tuaj, ndaj dashuria është e mirë. Së shpejti një surprizë do të trazojë sferën tuaj sentimentale. Në punë do ketë mundësi, por edhe konfirmime të që ju gëzojnë! Gaforrja Në dashuri përpiquni të qëndroni të qetë sepse…
Author: tirana
Kjo e premte do të jetë me diell në zonën perëndimore dhe vranësira të pakta në zonat përreth maleve. Temperaturat në mëngjes do të luhaten 13-19 gradë, në mesditës do të zbresin duke luhatur 29°C deri në 32-34°C. Era do të jetë me drejtim veriperëndim me shpejtësi 8-10 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4 ballë në det të hapur.
Inxhinieria shqiptare në përgjithësi vjen me një background mjaft të pasur profesional të nivelit teknik dhe shkencor, në raport të krahasueshëm me nivelet teknike dhe shkencore botërore. Sigurisht në këtë kontekst kemi parasysh zhvillimet teknike në vendin tonë para viteve ‘90, në një periudhë disa dhjetra vjeçare, në të cilat janë ndërtuar vepra ekonomike dinjitoze dhe mjaft të rëndësishme.Gjithashtu u ndërtuan universitete, institute projektimi dhe studimore, laboratorë teknik, shkencor dhe studimor; u hartuan dhe u plotësuan normat dhe standardet kombëtare, në çdo fushë teknike dhe industrie.Mbas viteve 90, në kontekstin e ndryshimeve politike, shumë nga këto aktivitete, industri, infrastrukturë, etj,…
Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Sarandë-Muzinë, shtetasi Dh. R., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi dhe 2 pasagjerët, shtetasit J. P. dhe S. M, të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Presidenti i Republikës së Italisë Sergio Mattarella, nuk e ka pranuar dorëheqjen e Kryeministrit Mario Draghi të shpallur në Këshillin e Ministrave. Ky vendim erdhi pasi Mario Draghi dha dorëheqjen nga posti i Kryeministrit të Italisë. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë Draghi, për shkak se nuk ka mbështetjen e partisë ‘5 Yjet’ të Giuseppe Conte, aleatit qeverisës. “Votat e sotme në Parlament janë një fakt shumë domethënës nga pikëpamja politike. Shumica e unitetit kombëtar që e ka mbështetur këtë qeveri që nga krijimi i saj është zhdukur. Edhe kushtet për realizimin e programit nuk ekzistojnë më. Sonte do t’i dorëzoj…
Kur kanë kaluar 5 muaj nga dënimi me burg, Saimir Tahiri është i pakënaqur me kushtet e burgut të Fierit. Sot ABC mësoi se Tahiri ka pasur një konflikt me drejtorin e burgut Arjan Hasani, ndërsa është transferuar në burgun e Lushnjes. Avokati i Tahirit, Maks Haxhia, ishte i ftuar sot në “Radarin Informativ”, ku u shpreh se nuk ka dijeni për konfliktin Tahiri- Hasani. Haxhia shtoi se e takon vazhdimisht Tahirin ndërsa tha se ai është më i disiplinuari. “Ka kërkuar vetë të shkojë në Lushnje dhe atje ka shumë të dënuar, që janë autorë të dënuar për vepra…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi qeverinë se po përdorin shkencën si mekanizëm për të vjedhur pronën publike. Ai tha se i pret fati i Sri Lankës. “Në një tregim të Anton Cehovit, dy të quajtur gjahtar, në vend që të vrisnin gjahun, rojën. I gjetën 3 cironka në xhep dhe thanë; s’po i hamë se jemi me kreshmë. Ju nuk përdorni as Kreshmën, por e përdorni atë për të vjedhur pronat publike. Po pse e them këtë?Ju përdorni shkencën si mekanizëm për të vjedhur pronën publike. Pse e them? Sa është buxheti i tekno-hajnisë për shkencën? Është 1/57 e…
Kuvendi i Shqipërisë ka ndërprerë seancën, pasi ish-kryeministri Sali Berisha a ofenduar ministren Elisa Spiropali, duke e quajtur “Spirobuçi” “Salariotët nuk kanë të sosur. Ky burri këtu që i dha 500 milionë lekë tenderin guzhinierit të djalit (i referohet Dritan Agollit të FSHZ-së), si puna e Salariotit që i dha Eltit, vëllaut të kësaj ministres, Spirobuçit. Ju lutem…”, tha ish-kryeministri. Menjëherë pas kësaj fjale, ka ndërhyrë kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila i ka hequr fjalën Sali Berishës dhe i ka kërkuar të ulej në vend pasi kishte bërë “një fyerje të rëndë”. Nikolla njoftoi mbledhjen e organeve të Kuvendit për…
Miliarderi Bill Gates shprehet se emri i tij nuk do të qëndrojë më në listën e më të pasurve në botë. Ky vendim erdhi pasi bashkëthemeluesi i Microsoft njoftoi se do të bënte një donacion prej 20 miliardë dollarësh (17 miliardë £) për fondin e tij filantropik. Njeriu i katërt më i pasur në botë deklaroi se kishte një “detyrim” për t’i kthyer burimet e tij shoqërisë. Në një postim në Twitter, Gates tha se fondacioni do të rrisë shpenzimet e tij nga 6 miliardë dollarë në vit në 9 miliardë dollarë deri në vitin 2026, për shkak të “pengesave…
Deputetja e PD, Jorida Tabaku është takuar ditën e sotme me Gabriel Escobar në Washington DC. Në reagimin e saj në Tëitter, Tabaku thotë se diskutuan për Partinë Demokratike. Tabaku thotë se Esobar, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor shprehu mbështetjen për PD ndërsa theksoi rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në BE nëse fokusohet në luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar. Por nuk ka vonuar as reagimi i dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi i cili ka publikuar një foto të dy deputeteve demokrate Tabakut dhe Pampurit në SHBA bashkë me kolegët socialist.“Opozita…
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ndodhet në një vizitë në Shqipëri. Nga Vlora, ku mbajti një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, zyrtari i lartë evropian u shpreh se Shqipëria është gati për të filluar negociatat dhe se javën e ardhshme priten lajme të mira. “Shqipëria ka ecur shumë. Është bërë një punë e madhe dhe Shqipëria është gati për të filluar negociatat dhe nuk ka dyshim, nuk ka pikëpyetje që Shqipëria ka bërë çdo gjë për të arritur. Në vijim ne do të kemi lajmin e mirë, java e ardhshme do të jetë ajo jave…
Avokatja e emisionit “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani, ka reaguar për herë të parë në lidhje me ankesën që është bërë nga Dhoma e Avokatisë së Gjirokastrës. Kërkesa nga Dhoma e Avokatisë së Gjirokastrës që mund t’i rrezikojë heqjen e licensës Çobanit, është bërë pasi sipas tyre ajo ka thyer bojkotin e avokatëve duke marrë pjesë në një seancë gjyqësore në Gjykatën e Faktit në Përmet. Eni Çobani ka reaguar së fundmi në lidhje me të gjitha lajmet, duke zbuluar se ajo nuk ka marrë ende asnjë ankesë zyrtare. “Përshëndetje të gjithëve! E bëj këtë lidhje direkte nga zyra ime…