Një drejtues automjeti në Grosseto të Italisë ka devijuar nga rruga, duke marrë përpara një grup çiklistësh. Mediat italianë raportojnë se nga ky aksident kanë humbur jetën tre persona, mes të cilëve edhe shoferi i makinës, ndërsa gjashtë persona kanë mbetur të plagosur. Të mbijetuarit kanë dhënë dëshminë e tyre. Ata u shprehën se kanë parë tmerr me sy. “Pashë makinën që ishte tashmë në korsinë tjetër pas kthesës, bërtita “kujdes”. Jam gjallë nga një mrekulli”, tha Enrico Guazzini, agjent i policisë bashkiake të Grosseto-s, i cili ishte në grupin e çiklistëve amatorë të përplasur nga makina.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku po inspektojnë by-passin e Vlorës bashkë me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi. Ndërsa po ecnin mes për mes rrugës që u inaugurua më 7 korrik, Rama i shpjegon Varhelyin se më parë nuk kalonte këmba e njeriut sepse ishte vetëm mal. “Askush nuk vinte dot më parë këtu. Ka qenë e gjitha mal”, tha Rama. Kryeministri shqiptar u shpreh se sot është një ditë e bukur për vendin. Ndërsa ka shpresuar që Várhelyi të thotë diçka më shumë për hapjen e negociatave.…
Policia greke ka kapur 128 kg kanabis brenda një makine në Greqi, sasi e cila kishte kaluar Shqipëria. Forcat greke bërë të mundur ndalimin e mjetit pas disa kilometrash në zonën e qytetit të Artës, ku gjetën 68 pako që përmbanin 128.5 kg marijuanë. Në pranga janë vënë dy shqiptarë. Në posedim të njërit prej tyre iu gjet edhe një kartë identiteti greke false, ndërkohë që ndaj tij ishte vendosur masa e ndalimit të hyrjes në shtetin grek Mjeti i sekuestruar është me targa shqiptare dhe mendohet të ketë kaluar në mënyrë legale në pikën e kalimit kufitar.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka nisur një tur në Lindjen e Mesme, ndalesa e tij e parë që ka qenë Izraeli. Në një video që po qarkullon në rrjet, Presidenti i SHBA Joe Biden sapo ka zbritur nga avioni më 13 korrik dhe duket i hutuar dhe nuk e di se nga të shkojë apo se çfarë do të bëjë më tej. Pasi del nga avioni, Biden shikon përreth i çorientuar dhe pyet: “Po tani çfarë të bëj?”.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ashpër pas vendimit të Bordit të Transparencës, i cili në mbledhjen e sotme vendosi të mbajë pothuajse të pandryshuar çmimin e karburantit në vend. Sipas Vasilit, nafta në bursa ulet, ndërsa bordi i hajdutëve të qeverisë e ngre çmimin. Postimi: Nafta ne bursa ulet, ndersa Bordi i Hajduteve te qeverise vetëm e ngre çmimin! Ne Burse çmimi ka rene shume ne 95, 23 dollarë nga 227 dollarë fuçia disa jave me pare. Por Bordi i Hajduteve vazhdon plaçkitjen e shqiptareve dhe mban çmimin plot 240 leke litrin. Ndërsa ne Maqedoni aktualisht çmimi i…
Kryeministri italian Mario Draghi njofton dorëheqjen e tij pasi qeveria humbi mbështetjen e partnerit të koalicionit populist. “Dua të njoftoj se sonte do të jap dorëheqjen time në duart e Presidentit të Republikës. Votat e sotme në Parlament janë shumë domethënëse nga pikëpamja politike. Shumica e unitetit kombëtar që e ka mbështetur këtë qeveri që nga krijimi i saj nuk është më. Pakti i besimit që qëndron në themel të veprimit të qeverisë ka dështuar. Ditët e fundit ka pasur përkushtimin maksimal nga ana ime për të vazhduar rrugën e përbashkët, duke u përpjekur edhe për të plotësuar nevojat që…
Në fjalën e tij në Kuvend deputeti, Ervin Salianji është shprehur kritik ndaj reformës në drejtësi. Gjatë fjalës së tij ai theksoi se Shqipëria është kokë më kokë me Rusinë për korrupsionin. “As qeveria as deputetë e PS nuk reagojnë . A jemi në kushtet jo të incovacionit por të magjistarit të madh se si bëhen para. Rruga Kardhiq-Delvinë si rrugët e fshatit, një vrimë miu, mezi hyje e dilje. A ka përgjegjësi për të dalë kryeministër dhe të japë llogari për paratë që shpërdorohen. A kanë përgjegjësi këta për të dhënë llogari. Ku jemi sot, ai që mbahet si…
Reperi Noizy ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Abc e pasdites”, ku foli për projektet e tij muzikore. Gjatë emisionit, ai u surprizua edhe me një videomesazh nga e ëma, përmes së cilës i kujtonte se sa krenare ndihet për sukseset e tij. Ajo nuk hezitoi t’i bënte edhe një kërkesë të birit: të gjejë një nuse dhe të bëhet me fëmijë. “Mami të uron të gjitha të mirat dhe suksese në këtë sipërmarrje kaq të madhe. Jam shumë e lumtur që po realizon ëndrrat e tua për ditë e më shumë. Jam shumë krenare për ty por…
Karabinierët në Itali e kanë kapur mat një 34-vjeçar shqiptar, pasi kanë përdorur justifikimin se janë postierë të një poste ekspres që duhet t’i dorëzojnë një paketë, për të hyrë në shtëpinë e tij dhe për ta vënë në pranga. Ata kishin dyshime se shqiptari me iniciale G.N., merrej me trafik droge dhe bastisja ndodhi pasi ishte planifikuar më parë për të goditur rrjetin që mbushte zonën ku ai jetonte me kokainë dhe kanabis. Policia e kishte mbajtur nën vëzhgim shtëpinë dhe ndërhyri pasi bllokuan një 30-vjeçar që ishte klient i shqiptarit, të cilit iu gjet 100 gram hashash dhe…
Barishtet Ato janë të pasura me vitaminat A dhe C të cilat pakësojnë hormonin e stresit që është një ndër përgjegjësit e masës dhjamore në pjesën e belit dhe akumulimin e ujit në trup. Spinaqi dhe lakrat e egra si lëpjeta apo laboti janë disa prej barishteve me pak kalori dhe shumë fibër. Kungujt e vegjël Nëse jeni në kërkim për një dozë të mirë ushqyesish atëherë zgjidhni kungujt e vegjël.Ato përmbajnë pak kalori dhe ju ngopin menjëherë.Përveç përdorimit në gatim, zijini kungujt dhe pijeni ujin në mëngjes. mKy lëng pastron trupin dhe ju mban të hidratuar. Kastraveci Kastraveci është…
Prokurori Ludovik Dodaj është shkarkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pas arsyetimit të KPA se nuk përmbush kriteret ligjore për pasurinë e tij. Dodaj, i cili u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë në tetor 2021, ka bërë deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë për një kredi të marrë për një apartament 108 metra katrorë në zonën e plazhit në Durrës. Vendimi i KPK për ta lënë në detyrë qershorin e 2020 u ankimua në Kolegj nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa.
Bordi i Transparencës në datë 14 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër. Çmimet e caktuara nga Bordi…