Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete nga COVID. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 3211 testime kanë dalë pozitivë me koronavirus 1502 qytetarë. Numrin më të lartë të rasteve të reja e shënon Tirana, ndjekur nga Durrësi. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 31 pacientë. Sakaq, janë shëruar 677 qytetarë, duke e çuar numrin e të rikuperuarve në 281,051 që nga fillimi i epidemisë.
Author: tirana
Rrjeti social “Twitter Inc.” u ndërpre për mijëra përdorues në të gjithë globin të enjten, ndërprerja e parë e tillë që nga muaji shkurt, sipas faqes së internetit të gjurmimit “Downdetector.com.” Ka pasur më shumë se 27,000 incidente të njerëzve që raportuan probleme me Twitter në Shtetet e Bashkuara, sipas faqes së internetit. Përdoruesit në vende të tjera, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Meksikën, Brazilin dhe Italinë gjithashtu raportuan se Twitter nuk funksiononte. Individët që tentonin të përdornin platformën e mediave sociale u përballën me një mesazh që thoshte “Tweet-et nuk po ngarkohen tani. Provo përsëri.” Nuk ishte e qartë se…
Reperi i njohur amerikan, DaBaby, i cili pak ditë më parë performoi në një nga klubet e Prishtinës, është përballur me një incident. Përmes një “Instastory”, reperi shprehet se ditët e fundit ka dhënë koncerte në Paris, Greqi dhe Kosovë, ndaj dyshon se në një nga këto vende mund t’i ketë humbur vathi i tij prej diamanti me vlerë 83 mijë dollarë. Ai iu drejtua ndjekësve të tij në “Twitter” duke i pyetur: “A e ka parë dikush në Greqi, Paris apo Kosovë vathin tim prej diamanti?”. “Po e ke humbur në Ballkan, nuk do ta kesh kurrë. Gjeje”, ishte…
Ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta kundër kreut të PD-së Sali Berisha. Nga foltorja e Kuvendit, Ahmetaj akuzoi Sali Berishën se ka vrarë më shumë se pandemia në Shqipëri. Ai i ka përmendur ish-kryeministrit vitin 94’, duke e akuzuar se ka thyer embargon dhe ka furnizuar me naftë makinerinë e luftës së Serbisë.about:blank “Vjen flet ai që ka vrarë më shumë se pandemia. Mbajtësi i vulës së thyerjes së embargos në 94’. Ai ka mundur pandeminë me vdekjen. Prapë guxon vjen këtu. Dikush e përqesh dhe dikush e duartroket. Ai ka vrarë më shumë se pandemia.…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh në seancën e sotme parlamentare se nuk do të jetë e largët dita kur Sali Berisha të largohet nga salla e Kuvendit. Balla theksoi se SPAK ende kërkon prova për Berishën, dhe se ai vetë ka depozituar sipas tij fakte të shumta që dëshmojnë korrupsionin. “Djallin e hoqëm nga drejtësia, por kemi punë për ta hequr nga Parlamenti, punë javësh, punë ditësh, punë muajsh. Që do e heqim do e heqim, është çështje kohe. Djalli këtu brenda do largohet. Sa kohë që partneri ynë, SHBA thotë se është një person…
Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri u bëri thirrje organeve të drejtësisë të godasin edhe në radhët e opozitës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Gjiknuri theksoi se janë krime që i dinë të gjithë dhe sot mbeten pa ndëshkim duke kërkuar nga prokurorët të mos tremben para presioneve. Gjiknuri theksoi se shqiptarët kanë nevojë për drejtësi nga të gjitha anët. “Kundërshtarët e vendosur ata që kanë qenë gjithmonë kundër reformës në drejtësi e kanë shprehur me vepra, po e shprehin dhe me fjalë. Ka një kategori që janë entuziastë të shqetësuar dhe të zhgënjyer të cilët menduan se…
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, në seancën e sotme parlamentare nuk i ka kursyer kritikat në drejtim te kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, reforma në drejtësi nuk ka funksionuar dhe se deri më tani është prodhuar vetëm pandëshkueshmëri ndaj qeverisë. “Keni parë ndokënd këtu të humbasë jetën në këtë betejë me mafien. Kjo ka një arsye të thjeshte sepse nuk ka nevojë për këtë sepse shteti e angazhon atë gjatë zgjedhjeve. Drejtësia po largohet dhe këto janë produkte të reformës në drejtësi. Duke lavdëruar njëri-tjetrin të gjitha na dhanë këtë reformë që ka prodhuar vetëm padrejtësi. Kemi investime strategjike,…
Policët bashkiakë shkuan që të kapin një majmun të dalë nga kafazi i një subjekti privat në zonë, por në tentativë e sipër ata janë rrahur me shpulla nga kafsha duke pësuar edhe dëmtime në fytyrë. Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash dhe ndërhyrjes së të zotit të majmunit situata është marrë nën kontroll. Çfarë ndodhi? G ithçka nisi kur një majmun, që rrinte në kafazin e një hoteli në zonë, është nxjerrë nga i zoti për të çlodhur këmbët duke bërë një xhiro përreth biznesit. Por, teksa kanë parë këtë, qytetarëve iu është dukur si ari dhe menjëherë kanë…
Çmimet e naftës në bursa kanë shënuar rënie ditët e fundi, por kjo nuk është reflektuar ende në tregun vendas. Sipas “S&P Global Platts”, treguesi Platss, që është referenca me të cilën punojnë importuesit shqiptarë dhe që merret si bazë nga Bordi i transparencës për llogaritjen e çmimit, ishte në 3 korrik 1,181 dollarë për ton. Ndonëse në rritje të lehtë me një ditë më parë, në raport me fundin e qershorit treguesi është ulur me rreth 100 dollarë për ton, apo me 8.3%. Ndërsa në tregun vendas, çmimi me pakicë i naftës, i cili që prej fillimit të marsit…
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka lëshuar perlën e radhës në Kuvendin e Shqipërisë. Pasi deklaroi se do hapte Akademi për barinjtë, ministrja është shprehur se do të ngrihet një program falas online për fermerët, i cili i mëson si të punojnë tokën. Gjatë fjalës në Kuvend, ministrja e PS deklaroi se me anë të këtij programi “fermeri merr informacion për cilësinë e tokës ku do të dojë të ndërtojë fermën e tij”. Frida Krifca: Por kryejmë dixhitalizimin e sistemit të programit në mënyrë që i gjithë informacioni të procesohet online, të shkurtojmë kohë deri në lidhjen e kontratave duke…
Anri Kashiku është 18-vjeçari që u mbyt këtë të enjte në plazhin e Durrësit, pasi hyri të shpëtonte vëllanë dhe shokun e tij, të dy 15-vjeçarë. Ai nuk mundi të dilte nga deti, duke u kthyer në një hero. Trupi i tij i pajetë u gjet pas disa orësh kërkimesh nga shërbimet e policisë. Ndërkohë, dy të miturit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Një video e frikshme po qarkullon në rrjet, ku një i ri me biçikletë shpëton për mrekulli. Ndërsa ishte duke lëvizur në rrugë me biçikletë, një drejtuese mjeti hap derën e makinës me forcë dhe e “fluturon të riun poshtë kamionit që po lëvizte në rrugë. I riu shpëton për mrekulli, pa dëmtime. Shihni videon më poshtë.