Author: tirana

Shoqata e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë organizoi sot në Fier takimin e dytë me drejtues dhe përfaqesuës të Këshillave Vendorë nga Qarku i Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës për të dhënë idetë, mendimet dhe sugjerimet e tyre në kuadër të hartimit të dokumentit të Strategjisë për Decentralizim dhe Vetëqeverisje Vendore. Kryetarja e Këshillit tëQarkut Fier znj.Evis Sema theksoi rëndësinë e procesit të decentralizimit. “Ne besojmë tek decentralizimi dhe forcimi i demokracisë lokale ndaj do punojmë ngushtë së bashku në këtë drejtim. Gjej rastin të vlerësoj partneret zviceranë dhe ekspertët tanë për besimin dhe punën që bëjnë me Shoqatën e Qarqeve…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha me tone të ashpra i është drejtuar SPAK-ut të hetojë pasuritë e Edi Ramës, por jo vetëm. Berisha tha se përse nuk hetohet Rama për shtëpinë e tij si dhe pallati i familjes Basha. Ish-kryeministri pyeti gjithashtu se përse nuk hetohet Rama, Ahmetaj dhe Veliaj për aferën e inceneratorëve. “Ky është një parlament që vij vetëm për ju qytetarë. Futem në një parlament njerëzish të shndërruar në skllevër nga kryetari i tyre. Jam i vetëdijshëm se aty ku hiqet vota vihet droga, aty ku nuk flet vota, flet krimi. Kanë ngritur një drejtësi që nuk ua pranon…

Read More

Është shoqëruar me debate të forta seanca plenare. Drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj, ka refuzuar t’i japë fjalën kreut të PD, Sali Berisha. Ky i fundit i është drejtuar foltores për të marrë fjalën, por Felaj nuk e ka lejuar, duke i thënë se nuk është radha e tij. Menjëherë pas kësaj, deputetët e PD kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, duke detyruar Felajn që të ndërpresë seancën për 5 minuta. Pjesë nga debati:Felaj: Nuk mund ta këmbeni kohën vetëm me një deputet të grupit parlamentar.Alibeaj: Hoti është pjesë e grupit parlamentar Aleanca për Ndryshim.Noka: Ti e ke aty njoftimin.Felaj: Zoti Berisha nuk ua kam…

Read More

Policia e Tropojës ka zhvilluar një super-aksion, duke arrestuar disa zyrtarë të Kadastrës dhe shpallur në kërkim përgjegjësen e këtij institucioni. Tropojë/Finalizohen 2 operacione policore, të koduara “Cancel” dhe “Tenderi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik. Operacioni “Cancel”- Falsifikoi dokumentet e pronave, shpallet në kërkim përgjegjësja e zyrës vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Tropojë. Operacioni “Tenderi”- Ekzekutohen masat “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për 6 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë. Në kuadër të operacionit “Cancel”, nga specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik…

Read More

Në fjalën e tij në seacën e kësaj të enjte në Kuvend, deputeti demokrat Gazment Bardhi e ka quajtur drejtësi që u jep imunitet personave që nuk preken nga ligji, “Drejtësinë e re”. Po ashtu ai u shpreh se drejtësia e re vijon të godasë qytetarin e thjeshtë dhe t’i japë përparësi të pasurve në vend. Sipas deputetit,të gjithë institucionet e drejtësisë ulin kokën dhe janë në garë se kush t’i shërbejë më parë Edi Ramës. “Drejtësia e ka marrë emrin e re, por në sjellje vijon të jetë e vjetër, vijon të godasë në palcë qytetarin dhe u jep…

Read More

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen në fjalën e saj në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, u shpreh se vendi tani ka mundësinë për të qëndruar bashkë me BE-në. Megjithatë gjatë fjalimit të saj ka pasur kontestime nga ana e deputetëve të opozitës. Ka qenë një bilbil që ka fishkëllyer dhe janë hedhur disa pankarta. “Të falenderoj për këtë sjellje demokratike”, u shpreh Presidentja e KE.

Read More

Në fotot e shumta të bëra sot në Kuvendin e Shqipërisë, vëmendje kanë tërhequr fotot ku shihet ministrja Elisa Spiropali. Në këto foto Spiropali shihet duke lexuar diçka në telefon, ndërsa pranë saj qëndrojnë “kuriozë” ministri Ulsi Manja, ministrja Ogerta Manastirliu dhe ministrja Elva Margariti. Por çfarë mesazh i ka mbërritur në celular ministres që ka tërhequr vëmendjen edhe të kolegëve të saj?!

Read More

Pasi mbërriti sot në Shkup, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen në fjalën e saj në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, tha se “Nuk ka dyshim, gjuha maqedonase është e juaja dhe ne e respektojmë”. Po ashtu Presidentja e Komisionit Europian shtoi se propozimi francez për zgjidhjen e situatës me Bullgarinë, respekton identitetin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. “I dëgjova me kujdes shqetësimet për gjuhën dhe identitetin. Nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj dhe ne e respektojmë këtë plotësisht. Për këtë shkak, në propozimin francez qëndron ‘gjuha maqedonase, pa kualifikime nga Bashkimi Europian. Propozimi…

Read More

Duke nisur nmga data 29 korrik në portalin u-Albania nisin aplikimet për shkollat e larta. Drejtori i rrjetit akademik shqiptar, Arjan Xhelaj, tregon se çfarë duhet të bëjnë maturantët para se të fillojë aplikimi i formularit A2. “Maturantët duhet të jenë të qetë, të bëjnë zgjedhjet e tyre me kujdes, pasi portali është i hapur në çdo orë”, thotë Xhelaj. Pas marrëveshjes mes dy qeverive, edhe maturantët e Kosovës këtë vit do të hyjnë në garë njësoj si të maturantët nga Shqipëria. Por para se të aplikojnë për degët e preferuara në universitetet shqiptare do t’iu duhet t’i nënshtrohen disa…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja komentoi në Kuvend raportet vjetore që u prezantuan KLGJ, KLP dhe Prokuroria e Posaçme. Ndër të tjera, Manja evidentoi sfidat e këtyre institucioneve të reja të drejtësisë për vitin e ardhshme. Ministri tha se është e nevojshme plotësimi me trupën e nevojshme të inspektorëve në ILD. Lidhur me SPAK, Manja u shpreh se edhe për këtë institucion është i nevojshëm plotësimi me numrin e nevojshëm të prokurorëve. Sakaq, për KLGJ-në, Manja vlerësoi edhe njëherë punën e bërë nga ky institucion për hartën e re gjyqësore. Duke iu referuar kritikave, ministri tha se kjo hartë nuk…

Read More

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ndodhet në Lindjen e Mesme, ku sot është ndalur në një vizitë zyrtare në Izrael. Këshilltari i kryeministrit të Izraelit, Yair Zivan, ka publikuar një fotografi prekëse dhe të bukur të Biden, ku numri një i Shtëpisë së Bardhë shihet i ulur në gjunjë duke biseduar me dy mbijetuar të Holokaustit. ”Një moment tepër i fuqishëm në fund të ceremonisë përkujtimore në Yad Vashem derisa predienti i SHBA-së, Biden ulet në një gju për të folur me dy të mbijetuara të Holokaustit”, ka shkruar Zivan.

Read More

Në një kohë që avokatët sot mbajtën një protestë, nga salla e Kuvendit të Shqipërisë, kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami tha se harta e re gjyqësore synon që qytetarët të kenë akses të barabartë në të gjithë vendin, kudo që ndodhen. “KLGJ në bashkëpunim me ministrinë e Drejtësia përfundoi ciklin e konsultimeve e për hartën e re. U kryen konsultime me 6 grupe të interesit dhe dy takime me përfaqësues të shoqërisë civile dhe biznesit. Opinioneve iu nënshtruan një procesi vlerësimesh. Në datë 10 qershor KLGJ miratoi grupin e punës për riorganizmin e gjykatave. Nga 22 gjykata…

Read More