Kryeministrja e Estonisë Kaja Kalas ka njoftuar dorëheqjen e saj, në mënyrë që të formojë një qeveri të re, sipas mediave të huaja. “Kryeministrja Kaya Kalas njoftoi zyrtarisht qeverinë këtë mëngjes për vendimin e saj për të dhënë dorëheqjen me vullnetin e saj të lirë. E gjithë qeveria jep dorëheqjen me të”, thuhet në deklaratë. Kalas thuhet se ka arritur të rivendosë një shumicë qeverisëse në parlamentin e Estonisë dhe javën e kaluar njoftoi se ia kishte dalë. Dorëheqja e saj është një faë e domosdoshme e procesit përkatës. Ajo të premten do të paraqesë në parlament një kërkesë për krijimin…
Author: tirana
Situata në malin e Çikës është e qetë, thotë Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, pas ndërhyrjes që është bërë nga të gjitha strukturat. “Jemi në terren, po menaxhojmë situatën. Një vatër zjarri e cila është në disa gropa të Malit të Çikës, kemi angazhuar rreth 40 forca të armatosura dhe ka mbetur vetëm një vatër e shkëputur në një terren shumë të thepisur i cili është i pamenxhueshëm me forca njerëzore”.
Replikat e ish-zv/kryeministrit dhe deputetit socialist Erion Braçe me ministren e Bujqësisë, janë të forta, pasi Braçe ka folur hapur. Ai i është drejtuar ministres Frida Krifca me fjalët që “nuk shitet shalqiri me telefon”, si edhe e këshilloi që të mos çojë sms. “Një bujk të merr ty, ti i shkruan mesazh, pastaj ti merr në telefon një grumbullues, dhe më pas ai grumbulluesi merr atë dhe në fund fare i thotë shko ta shesi shalqinin Erion Braçe, se ngele duke u ankuar ti. Ju lutem shumë, mos i bëni këto me mesazhe, se në fund fare mesazhet vijnë…
Deputeti socialist, Erjon Braçe, ka shpërthyer ndaj ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, gjatë interpelancës me të në Kuvend për situatën në bujqësi. Pas fjaëls së ministres, Braçe iu drejtua me tona të ashpra, duke thënë se ajo tha gjëra të ndryshme nga përgjigjet që Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë i ka dërguar deputetit. Me përgjigjen në dorë, deputeti Braçe theksoi se “Një ministri që nuk kontrollon territorin, kontratën, ose është e mbushur me njerëz të painteresuar për punën, pa ambicie, ose është e mbushur me dembelë. Unë dembelët nuk i kuptoj, nuk përshtatem dot me ta, madje nuk…
Cristiano Ronaldo me gjasa do të nisë një “pension të parakohshëm”, por të artë në Gjirin Persik. Disa media portugeze (TVI dhe CNN Portuguesa) si dhe e përditshmja sportive spanjole “AS” raportojnë se një klub saudit do të ishte gati të paguante 300 milionë euro për të përfituar nga shërbimet e 37-vjeçarit në dy sezonet e ardhshme. Klubi identiteti i të cilit nuk është bërë publik, do të blinte vitin e fundit të kontratës së Ronaldos nga MU për 30 milion €, duke siguruar një pagë prej 250 milion € të shpërndarë në dy vjet për lojtarin, ndërkohë që ndërmjetësi…
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca në interpelamcën me deputetin socialist Erion Braçe, paralajmëroi krijimin e regjistrave online për fermerët, blegtorët dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Po ashtu për replikën e Braçes, ministrja tha se fjalimin e tij nuk di ku ta kapësh. “Është e vështirë që të flas për kontatat, kur në fakt fjalimin nuk di ku ta kapësh. Menaxhimi i mirë i tokës bujqësore mund të bëhet me një inventarizim. Përqafimi i teknologjisë ka hapur një kantier të rëndësishëm në Ministrinë e Bujqësisë që synon grumbullimin e informacionit, në nivel ferme. Ne po ndërtojmë për herë të parë, regjistrin…
Harta e re gjyqësore që heq shumë Gjykata në vend dhe lë vetëm një Gjykatë Apeli do të miratohet nga qeveria, por avokatët po mbajnë një protestë para Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ata prej javësh kanë bojkotuar seancat gjyqësore, si edhe masat e sigurimit. Kryetari i Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia tha se ky draft nëse miratohet do të dërgohet për t’u goditur në Gjykatën Kushtetuese. “Patjetër që do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese. Ne jemi juristë, ajo është hapi i fundit që do ndërmarrim”, tha Haxhia. Kreu i Dhomës së Avokatëve foli dhe për ndëshkimin e disa prej avokatëve…
Me të gjithë vëmendjen e spostuar te Koulibaly, Chelsea ka punuar shumë edhe në aksin Londër-Paris. Mediet britanike raportojnë për një akord paraprak midis londinezëve dhe mbrojtësit francez Presnel Kimpembe. 26-vjeçari ka bërë mirë në radhët e PSG, ku ka mbajtur shpesh edhe shiritin e kapiten dhe tani me ndryshimet në skuadër, Presnel është gati për një “arratisje” drejt Anglisë. Gjithçka është mbajtur e fshehur dhe ka një efekt “domino”. Edhe nga Parisi raportojnë se kampionët e Francës janë të hapur për shitjen e qendërmbrojtësit dhe në Londër duket se e kanë gati “partnerin” e senegalezit Koulibaly, për të kompozuar…
Ish-kryeministri dhe deputeti socialist Erion Braçe, nuk i ka kursyer ironitë dhe batutat në fjalën e mbajtur në seancën e kësaj të enjte në Kuvend në interpelancën me ministren e Bujqësisë Frida Krifca. Braçe thekson se ai është akuzuar si populist, dhe shton me nota ironike se me këto qëndrime të tij mërziti dhe kolegët socialist Pandeli Majko dhe Antoneta Dhima, duke ndarë njerëzit e zakonshëm nga elita e bujqësisë. “Kam bërë populistin kaq kohë, kam mërzitur edhe Netën edhe Pandin. Ngrita popullin e bujqësisë nga kokëulur, lart duke ulur elitat e punonjësve. Tani do bëhem realist. Deputeti ka qëllim…
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula tha se seanca parlamentare e kësaj të enjtje po zhvillohet në kundërshtim me ligjin, pasi nuk ka kuorum. “Me 49 deputetë dhe u çel seanca, nuk ka kuorum. Mungesë respekti që kur debatojnë për projektligje, mungesa e anëtarëve të qeverisë është gjithmonë, përveç Spiropalit, aq më tepër me kolegët me njëri tjetrit, është e pamoralshme, që duke diskutuar në Foltore menjëherë dalin kutit e votimit pa përfunduar debatet për projektligjin”.
I akuzuar për vrasjen dhe dhunimin e 18-vjeçares Marigona Osmani, këtë të enjte i riu Dardan Krivaça erdhi me pranga dhe jelek antiplumb në seancën fillestare të gjykimit të tij. Pranë tij pati numër të shtuar të policëve për shkaqe sigurie. I akuzuar në këtë rast është edhe Arbër Sejdiu, miku i Krivaçës. Krivaça ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje, ndërsa Sejdiu është deklaruar i pafajshëm. “Nuk po them se jam i pafajshëm dhe nuk dua të deklarohem lidhur më fajësinë në këtë fazë”, ka thënë Krivaça gjatë seancës. Në banesën e Dardan Krivaçës u rrah dhe…
Sot në Kuvendin e Shqipërisë pritet të votohet marrëveshja që jep me koncesion parkun Kombëtar të Butrintit. Aktivistët e Shoqërisë Civile janë mbledhur para Kuvendit në një protestë për të kundërshtuar këtë vendim. Ata kanë dalë me pankartat e tyre para hyrjes së kuvendit ndërkohë që kanë hasur në kundërshtimin e forcave të policisë që gjendeshin aty pranë me arystimin se po bllokonin rrugën. Prania e tyre vjen pak minuta para fillimit të seancës së sotme ku dhe ka vijuar ardhja e deputetëve, prania e të cilëve është shoqëruar nga thirrjet “Turp. Turp, duart larg Butrintit”. “Ne do ta çojmë…