I nxehti po lë pasojë të frikshme në Europë. Vatra zjarresh ka në disa vende të Ballkanit, përfshirë Greqinë dhe Kroacinë. Një vatër e madhe vijon ende aktive në një qytezë turistike të Kroacisë, mes Splitit dhe Zadarit. Po aq dramatike mbetet situata në Lisbonë të Portugalisë, ku mijëra efektivë policie po luftojnë prej ditësh me flakët, me zjarrin që ka përfshirë edhe resortet luksoze turistike, ndërsa flakët po kthehen në shqetësuese edhe për perëndimin e Spanjës.
Author: tirana
I dërguari i Bundestagut Gjerman për Ballkanin Perëndimor Adis Ahmetoviç, në konferëncën me gazetarët në Tiranë, tha se Kosova e meriton liberalizmin e vizave. Po ashtu ai u shpreh se nuk e dinë se çfarë problemi ka Bashkimi Europian. “Jam një prej anëtarëve gjerman që mbështes Kosovën, është vendi i Europës që kam mbështetur më së shumti. Mbi 90% e shoqërisë në Kosovë e dashurojnë BE dhe NATO. Ata e meritojnë liberalizmin e vizave. Meritojnë të jenë anëtarë të Këshillit të Europës. Ka mbështetjen tonë të plotë për procesin e integrimit europian dhe anëtarësimin në Këshillin e Europës. Nuk e…
Partizani dhe Laçi janë dy skuadrat e Superiores të angazhuara në Conference League këtë të enjte. Të kuqtë janë me një këmbë në turin e dytë, pas fitores minimale në Gjeorgji. Partizani nuk mund ta uli përqendrimin, sepse në të kundërt rrezikojnë të ndëshkohen nga Saburtalo. Trajneri Dritan Mehmeti nuk pritet ta ndryshojë ekipin fitues të një jave më parë, duke u mbrojtur në mënyrë të kujdesshme dhe për të goditur me sulmet e Hotit, Skukës dhe Tedi Carës.
Reporteri për Ballkanin Perëndimor në Komisionin për Politikën e Jashtme në Bundestagun Gjerman, Adis Ahmetoviç, dje erdhi në Shqipëri dhe sot dha një konferencë për mediat ku ka komentuar nismën rajonale “Open Balkan”. Duke theksuar se procesi i Berlinit është më i vyer për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, për “Open Balkan” tha se duhet ti japim një shanc. “Kancelari Sholcz ka interes të madh për Ballkanin Perëndimor. Do të kemi këtë vit edhe një konferencë për Procesin e Berlinit. Ai është një mesazh për vendet e Ballkanit Perëndimor që Gjermania do të vazhdojë të ketë koordinimin mes të gjashta…
Në Bulqizë policia ka gjetur dhe ka djegur mijëra rrënjë me kanabis. Operacioni është zhvilluar pas konstatimit të koordinatave nga avioni i Guarda di Finanza-s italiane. “Në fshatin Golovisht, njësia Administrative Gjoricë janë gjetur të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Nga kryerja e veprimeve hetimore dyshohet se autori i kësaj veprimtarie kriminale është shtetasi H. L., 63 vjeç, banues në Bulqizë, i cili është arrestuar në flagrancë. Ekzekutohen 3 masa sigurie “Arrest në shtëpi”, për 3 shtetas që ndiqeshin në gjendje të lirë”,-informon Policia e Shtetit. Njoftimi i plotë…
Komisioneri i Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi viziton sot Shqipërinë. Së bashku me kryeministrin Edi Rama, ata do të vizitojnë Bypass-in e Vlorës, projekt i financuar përmes një granti prej 20 milionë eurosh nga Bashkimi Europian. Pas vizitës, komisioneri dhe kryeministri do të mbajnë një deklaratë për mediat. Vizita vjen në një kohë që pritet votimi në parlamentin e RMV-së për planin francez.
Sri Lanka me mbi 21 milion banorë, po vuan tashmë një nga krizat e saja më të keqija ekonomike në dekada dhe prej disa ditësh populli ka marrë në “dorë” shtetin. Kryeministri i ri i emëruar, Ranil Wickremesinghe i ka thënë ushtrisë që të bëjë “çfarëdo që është e nevojshme për të rivendosur rendin” pasi protestuesit sulmuan zyrën e tij të mërkurën. Sri Lanka ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pasi presidenti u largua jashtë shtetit për t’i shpëtuar protestave antiqeveritare, pasi mijëra njerëz dolën në rrugë përsëri të zemëruar që ai ende nuk ishte dorëzuar. Në një fjalim televiziv, Wickremesinghe…
Agjencia e OKB-së për refugjatët tha të mërkurën se gati dy të tretat e refugjatëve që u larguan nga Ukraina që kur Rusia nisi një pushtim në fund të shkurtit, planifikojnë të qëndrojnë në vendin pritës në muajt e ardhshëm. Kjo krahasohet me 16% që thanë se planifikojnë të kthehen në Ukrainë. Një tjetër 9% thanë se do të shkonin në një vend tjetër pritës, ndërsa 10% ishin të pasigurt. UNHCR-ja ndau gjetjet e saj në një raport të bazuar në intervista dhe fokus grupe me refugjatët që shkuan në Republikën Çeke, Hungari, Moldavi, Poloni, Rumani dhe Sllovaki. Voice of…
Sot Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka në dorë nëse do të miratojë ose jo propozimin francez që i çel rrugë anëtarësimit në Bashkimit Europian dhe zgjidh veton e Bullgarisë, që ka penguar deri më tani edhe Shqipërinë. Por opozita, e kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja e cila ka shprehur hapur qëndrimin kundër këtij propozimi, pasi sipas saj përdhos gjuhën dhe identitetin maqedonas. Edhe sot ata do të dalin në protestë.
Presidenti dorëhequr i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa u largua nga vendi në orët e para të 13 korrikut, një largim poshtërues për një njeri, familja e të cilit kishte qenë në pushtet për gati dy dekada. Ditë më parë, qindra protestues kishin sulmuar rezidencën e tij zyrtare, duke kërkuar që ai të jepte dorëheqjen për shkak të krizës ekonomike të Sri Lankës, e cila nuk ka parë lehtësim prej muajsh. Vendi është ende pa para, ndërprerjet e përditshme të energjisë elektrike janë rutinë dhe furnizimet me karburant, ushqim dhe sende të tjera thelbësore si ilaçet janë afër përfundimit. Si arritën…
Urimin këtë të enjte për një ditë të mbarë ndjekësve në facebook, kryeministri Edi Rama e ka shoqëruar me pamjet e shkollës së re “Andrea Stefani”. Sipas kreut të qeverisë, kjo shkollë në shtator do të presë 900 nxënës. “Zgjidhje e shumëpritur për fëmijët dhe gjithë komunitetin e zonës së Astirit dhe Laprakës”,-shkruan Rama në facebook. Postimi i plotë MIRËMËNGJES dhe me shkollën e re “Andrea Stefani” për 900 nxënës, një super investim në kryeqytet dhe zgjidhje e shumëpritur për fëmijët dhe gjithë komunitetin e zonës së Astirit dhe Laprakës, që shtatori do i gjejë me ambiente të reja, e…
Kjo e enjte në vendin tonë do të jetë me mot të kthjellët, ndërsa në zonat malore priten kalime të pakta vranësirash. Gjatë mesditës vranësirat do të shfaqen në zonat e ulëta dhe në një pjesë të bregdeti. Gjatë natës i gjithë vendi do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 14°C deri në 34°C.