Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Deputeti gjerman: Duhet procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor, kryesor jo “Open Balkan”

09:32 / July 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1657783072 Screenshot3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reporteri për Ballkanin Perëndimor në Komisionin për Politikën e Jashtme në Bundestagun Gjerman, Adis Ahmetoviç, dje erdhi në Shqipëri dhe sot dha një konferencë për mediat ku ka komentuar nismën rajonale “Open Balkan”. Duke theksuar se procesi i Berlinit është më i vyer për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, për “Open Balkan” tha se duhet ti japim një shanc.

“Kancelari Sholcz ka interes të madh për Ballkanin Perëndimor. Do të kemi këtë vit edhe një konferencë për Procesin e Berlinit. Ai është një mesazh për vendet e Ballkanit Perëndimor që Gjermania do të vazhdojë të ketë koordinimin mes të gjashta vendeve. Ideja e Ballkanit të Hapur është e mirë, por në krye të bashkëpunimit me të gjashta vendit kemi procesin e Berlinit. Është mirë të flasësh për Ballkanin e Hapur. Këtë vit kancelari do të zhvillojë një takim me të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Ballkani i Hapur është vetëm një element i procesit të Berlinit”, tha ai.

Po ashtu Ahmetoviç pohoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë hapjen e negociatave për integrimin në Bashkimin Europian. Ai tha se ka ende vend për optimizëm ndërsa shtoi se BE duhet të lëvizë në drejt të Ballkanit Perëndimor.

“Shqipëria është pjesë e BE dhe ju meritoni të jeni pjesë e BE. Ishin gabimet tona tre javë më parë. Megjithatë ka vend për optimizëm. Ju duhet të vazhdoni të jeni optimistë. Ne duhet të lëvizim në drejtimin tuaj sepse ju keni bërë shumë. Pas kësaj vizite në Shqipëri unë do të takohem me disa anëtarë të qeverisë të Maqedonisë së Veriut për të promovuar zgjidhje. Mund ta nisim me elemente teknike për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo është një shenjë dhe sinjal i mirë edhe për vendet e tjera në rajon. Na duhet një Shqipëri dhe një Maqedoni e Veriut e fortë”.

Adis Ahmetoviç open balkan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.