Në një kohë që Berisha është shpallur ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit, dy deputetet Jorida Tabaku dhe Orjola Pampuri i janë bashkuar kolegëve të tyre socialiste në vizitën në Kongresin Amerikën. Dy deputetet demokrate dhe ata socialistë janë takuar me kongresmenen Representative Lisa McClain, bashkë-kryetare e grupit parlamentar për çështjet shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së. “Zhvilluam një bisedë të këndshme për marrëdhëniet bilaterale 100 vjeçare, mbështetjen e vazhdueshme për reformën në drejtësi & shtetin e së drejtës, sfidat aktuale euro-atlantike si vende anëtare të Këshillit të Sigurisë, si edhe mbështetjen e SHBA-së për procesin e integrimit…
Author: tirana
Keqtrajtimi i kafshëve është bërë një problem madhor në Shqipëri. Teksa shpesh raste specifike janë denoncuar nga organizata të ndryshme ose edhe persona specifik duket se edne asnjë gjë nuk ka ndryshuar. Teksa së fundmi nga një studio televizive nga ardhur një deklaratë sa abstrakte por edhe me nota humori. Për shumë persona, kafshët janë qënie që nuk kanë asnjë ndryshim nga njeriu dhe duhet të trajtohen sa më mirë të jetë e mundshme. Kështu mendon edhe animalistja Jonida Gjoka. Në një studio televizive ajo është shprehur se njerëzit duhet t’i duan kafshët dhe të kujdesen për to dhe jo…
I burgosuri i regjimit 41-bis Emiliano Shullazi, ditën e sotme është transferuar nën masa të rrepta sigurie në ambientet e sektorit 41-bis në IEVP “Jordan Misja”. Rreth orës 17:25, Shullazi është transferuar nga ambientet e Q.S.B ku ndodhej për mjekim prej datës 18.03.2022. Lëvizja e tij u krye në masa të rrepta sigurie nën shoqërimin e Forcave Operacionale të DPB, Renea dhe Policisë së Shtetit. Procedura e transferimit është kryer pa asnjë incident. Kujtojmë se dy ditë më parë, Shullazi iu nënshtrua një operacioni në dy krahët.
Një trup i pajetë është gjetur këtë të mërkurë në grykëderdhjen e lumit Seman. Raportohet se kufoma i përket seksit mashkulli, ndërsa nuk është identifikuar ende. Trupi u konstatua nga banorë të zonës, të cilët më pas njoftuar uniformat blu. Vijon…
Marco dhe Gabriele Bianchi, cilësohen si dy nga emrat më të frikshëm në botën e krimit në Romë, të lidhur me shqiptarin Elvis Demçe dhe klanin “Diabolik.” Më shumë se banditë “të thjeshtë”, vëllezërit Marco dhe Gabriele Bianchi, të dënuar me burgim të përjetshëm një javë më parë për vrasjen e Willy Monteiro Duarte, kishin një reputacion në rritje në mjediset kriminale. Demçe cilësohet nga autoritetet italiane si një nga emrat më të frikshëm të botës së krimit shqiptar që vepron në kryeqytetin italian, aq sa në përgjimet e zbardhura nga prokuroria italiane, shqiptari planifikonte të vriste gjyqtarë dhe prokurorë.…
Sulmuesi i Herthas së Berlinit, Marco Richter do t’i duhet që të braktisë përkohësisht futbollin, për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Futbollisti do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në testikuj, pasi është diagnostikuar me tumor. Njoftimi është bërë nga vetë klubi gjerman, nëpërmjet një komunikate zyrtare: “Hertha BSC ka marrë një lajm të në prag të transfertës angleze (kundër Derby County-t). Marco Richter do të jetë përkohësisht i padisponueshëm: nga analizat urologjike ka rezultuar se është i prekur nga një tumor në testikuj, i cili duhet hequr me kirurgji. Mbetet për t’u bërë një diagnozë përfundimtare. Klubi do të…
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë për Zërin e Amerikës u ndal te protesta e 7 korrikut që mbajti opozita para Kryeministrisë. Ajo tha se shqiptarët nuk ishin në shesh për figurat e politikës. Sipas saj, janë 189 milionë euro evazion fiskal nga kompanitë e inceneratorëve. INTERVISTAÇfarë të të reje do sillni ju për qytetarët, duke marrë shkas nga protesta e 7 korrikut? S’e mendoj se shqiptarët qytetarët e Tiranës atë ditë ishin për shkak të figurave politike në protestë. Për shkak të problematikave, çmimi i naftës, mungesa e arsimit, apo largimi i të rinjve dhe të rejave,…
Një helikopter zjarrfikës Mi 8, i cili mori pjesë në një operacion për shuarjen e zjarrit të madh në Samos, u rrëzua pasditen e sotme në det në zonën e Agios Minas, në veri të Paleochorit. Në bordin e helikopterit ndodheshin 4 persona, 3 të huaj dhe 1 grek të cilët rezultojnë të zhdukur. Helikopteri zjarrfikës Mi-8 u rrëzua dhe u rrëzua në det në rrethana të paspecifikuara aktualisht. Burime ushtarake thonë se helikopteri është rrëzuar 300 metra në perëndim të plazhit të Plakës.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikur sot një foto në Instagram nga varrezat e Bathores, dhe akuzon kryebashkiakun e Kamzës se po shet me 1000 euro një vend varrim. Sipas Berishës, personi që ndërmjetëson blerjen e vendit të varrit është sekser dhe përfiton vetëm 1/10 e shumës, të tjerat sipas ish-kryeministrit i merr Rakip Suli. Në foton e publikuar ga Berisha shihen 12 vend varrime që i ka blerë një person dhe ai shkruan se qytetarët le t’i bëjnë llogaritë vetë sesa fiton Suli me babëzinë për para edhe me banesën e fundit.
Një qytetar ka humbur betejën me COVID gjatë 24 orëve të fundit. Pacienti që ndërroi jetë ishte nga Tropoja, 87 vjeç. Ndërkohë, nga 3353 testime janë regjistruar 1563 raste të reja pozitive me koronavirus. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Sakaq, janë shëruar 725 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 280,374 që nga fillimi i epidemisë.
Virgjëresha E njohur për qëndrimin e saj kritik ndaj çdo gjëje, Virgjëresha ankohet vazhdimisht dhe e ka të vështirë të gjejë pozitiven në situata. Për shkak se mendon se po bën gjithçka siç duhet, askush nuk është aq i denjë për t’i qëndruar në krah, ndërsa kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshiron ajo, atëherë zemërimi dhe energjia negative pushtojnë gjithçka rreth saj. Ajo përfundon duke u bërë e pakëndshme, me rezultat që njerëzit rreth saj ndihen keq dhe jo rehat pranë saj. Akrepi Akrepët mjaft intuitivë e kanë të vështirë të kontrollojnë emocionet e tyre, aq sa ndonjëherë mjafton…
SHBA do të dyfishojë numrin e vizave të përkohshme për punëtorët nga Amerika Qendrore dhe Meksika, tha Shtëpia e Bardhë të martën pasi Presidenti Joe Biden zhvilloi takimin e tij të dytë kokë më kokë me Presidentin e Meksikës, në më pak se një vit. Të dy udhëheqësit u takuan për të diskutuar mbi emigracionin, sigurinë, inflacionin dhe sfidat që shtrihen përtej Amerikës së Veriut. Anita Powell e Zërit të Amerikës raporton nga Uashingtoni. Presidenti meksikan është kthyer në kryeqytetin amerikan, për të dytën herë brenda një viti. Zoti Lopez Obrador, në fund të vitit të kaluar u takua me…