Author: tirana

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka akuzuar Rusinë se me forcë ka dëbuar deri në 1.6 milion ukrainas në Rusi, teksa tha se Moska po kryen një operacion të qëllimshëm kriminal për shpopullimin e pjesëve të Ukrainës. Përmes një deklarate më 13 korrik, një ditë para Konferencës për Llogaridhënien për Ukrainën, që mbahet në Hagë mbi krimet e pretenduara në Ukrainë, Blinken tha se Moska po kryen një operacion “filtrimi” për të zhvendosur ukrainasit nga zonat e pushtuara në lindje dhe jug të shtetit dhe duke i dërguar thellë në Rusi. “Ky transferim i paligjshëm dhe dëbim i personave…

Read More

Gjykata e Italisë ka dënuar dy shqiptarët e përfshirë në sherrin e dhunshëm në Itali, ngjarje e ndodhur në një disko në vitin 2015. 31-vjeçari shqiptar Altin Guza është dënuar me tetë vite e tetë muaj burg, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Artim Sheta, 27 vjeç, është dënuar me 3 vite e dy muaj. Shetës iu dha ky dënim për faktin se nuk ka pasur rol kryesor në ngjarje. Ngjarja bëhet fjalë për sulmin e natës së 11 tetorit 2015 të ndodhur në diskon “Planet Kart” në Conselice. Guza dhe Sheta u futën në klubin e natës dhe kërkuan që të…

Read More

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”. Në harkun kohor të dy ditëve, dy grupe vëllezërish kishin vjedhur biznese të ndryshme në Fier, ndërsa kishin tentuar të grabisnin një tjetër. Në pranga ranë Emiljano Malaj (Griseld Mandreja) dhe Arteus Muhaj. Ndërkohë, u procedua Mikel Malaj dhe u shpall në kërkim shtetasi Marenglen Muhaj. Njoftimi: Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Fier. Zbardhen dhe dokumentohen 3 vjedhje të kryera gjatë ditëve të fundit, në dyqanet e qytetit të Fierit. Vihen në pranga 2 autorët e…

Read More

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy të rinjve është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në aksin Milot- Rrëshen. Një automjet tip “Wolsvagen” ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën mbrojtëse dhe më pas ka përfunduar poshtë rrugë. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë dy të rinj nga Tropoja. Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punohet për rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.

Read More

Një 21-vjeçar është përfshirë në një aksident rrugor ditën e sotme në Rrugën e Kombit. Ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me anësoren. I riu ka pësuar dëmtime të rënda në trup dhe po merr trajtim mjekësor në spitalin e Traumës. Njoftimi i policisë: Mirditë /Informacion paraprak Rreth orës 15:10, në rrugën e Kombit, shtetasi B.B. 21 vjeç, duke udhëtuar me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Për pasojë është lënduar vetë drejtuesi i mjetit shtetasi B.B.i cili ndodhet në Spitalin e Traumes në Tiranë,…

Read More

Policia e Shkodrës ka zhvilluar një operacion masiv antikanabis në Shkodër prej të cilit janë asgjesuar rreth 4200 bimë nakotike. Në operacionin që zgjati 48 orë u përfshin 250 forca policore me ndihmë edhe të dronëve e dylbive. Operacione masive janë zhvilluar në Krujë dhe në Mirditë, ku si rezultat janë vënë në pranga 4 shtetas, të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije mënyrën se si do të devijojë trafiku, teksa vijojnë punimet për zbatimin e projektit “Rikualifikimi i akseve rrugore Unaza Lindore Loti 3” dhe “Plotësimi i punimeve dhe rrugët lidhëse në Unazën Lindore Loti 2”. Për 10 ditë me radhë, duke filluar nga data 16 korrik në orën 08:00, bllokohet segmenti i unazës Lindore Farkë-Shkozë dhe rruga devijon në nyjën e Farkës duke përdorur rrugën “Ali Shefqeti” dhe “Alajdin Frashëri” deri në rrethrrotullimin e Shkozës dhe anasjelltas. Në vijim të punimeve për zbatimin e projektit “Rikualifikimi i akseve rrugore Unaza Lindore Loti 3” dhe…

Read More

Luigj Marku, 39-vjeçari, i cili bën thirrje ekstremiste në rrjetin social Tik-Tok është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Antiterrori dhe Prokuroria e Lezhës i kanë kërkuar ndihmë autoriteteve irlandeze më qëllim arrestimin e 39-vjecarit Luigj Marku i cili akuzohet për veprime ekstremiste me qëllim nxitjen e urrejtjes. Policia tha se ky shtetas prej kohësh publikon në rrjete socilale video dhe mesazhe radikale dhe ekstremiste. Nga verifikimet rezulton se i dyshuari ndodhet në Irlandë. Prokuroria dhe antiterrori e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale të thirrjes dhe nxitje për kryerjen e veprimeve ekstremiste. Prokuroria ka marrë edhe disa video për…

Read More

Njujorkezët mund t’i japin “një kafshatë kapitalizmit” duke ngrënë akullore në formën e kokave të miliarderëve të botës si Jeff Bezos, Bill Gates, Jack Ma, Elon Musk dhe Mark Zuckerberg pranë McCarren Park në Brooklyn. Kolektivi i artistëve të Brooklynit po shet akullore “Eat the Rich” për 10 Dollarë një copë nga një kamion në Nju Jork dhe Los Anxhelos. Shenjat si “Suck Zuck”, “Gobble Gates”, “Bite Bezos”, “Munch Musk” dhe “Snack On Jack” zbukurojnë kamionin e akullores.

Read More

Klevis Bega, i njohur për publikun si Kastro Zizo, është një personazh kontrovers i skenës dhe televizionit, i cili është përfolur shpesh edhe për jetën e tij private. Pas një kohe të gjatë mungesë në televizion, Kastro zbuloi se do të rikthehet me dy emisione të reja, ndërsa theksoi se këto kohë iu përkushtuar familjes së tij, sidomos djalit të vogël. Gjatë një intervistë të dhënë në “Ditë pas Dite”, artisti rrëfeu një nga momentet më të vështira të jetës së tij. Ai foli hapur për abuzimin me alkoolin dhe drogërat, dhe pasojat që i kanë sjellë. Kastro rrëfeu gjithashtu…

Read More

Është shoqëruar me diskutime me tone të larta mbledhja e komisionit të ligjeve ku po diskutohet për hartën e re të gjyqësorit që është krijuar nga KLGJ. I pari që ka ngritur zërin ishte deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi që akuzoi KLGJ se ka marrë një vendim politik me bekimin e Edi Ramës, ndërkohë që u kundërshtua nga deputeti socialist Pandeli Majko që kërkoi t’i fikej mikrofoni. Në vijim, fjalën e mori kreu i Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë, Maks Haxhia i cili akuzoi të dy palët politike se nuk janë serioz në mbledhje. Duke argumentuar se bojkoti i avokatëve…

Read More

Ish-shefit i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku ka renditur për “Euronews Albania” arsyet pse NATO është e interesuar për baza ushtarake në Shqipëri. Komentet ai i bëri teksa komentoi mundësinë e baze ushtarake të NATO-s në Porto Romano të Durrësit, ai tha se vendet me të cilat kufizohet Shqipëria kanë influencë ruse. Sipas tij, në Greqi dhe Bullgari ka asete dhe prezencë ruse dhe kjo është një arsyet që NATO kërkon baza në vendin tonë. “Po të shikojmë në kufirin jugor ne kemi Greqinë, Baza e Pierut zotërohet 100% nga kinezët. Baza e Selanikut 70% nga…

Read More