Author: tirana

Këtë të mërkurë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti në një takim deputetin e Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviç i cili është edhe raportuesi për Ballkanin Perëndimor. Më fjalën e tij, Balla tha se nëse Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miraton propozimin francez, javën e ardhshme mund të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare për të dyja vendet. “Shpresojmë që gjatë kësaj jave do të gjendet ose do të plotësohet numri i duhur i mbështetjes në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që javën e ardhshme, të hënën ose të martën, të jetë e mundur mbajtja e…

Read More

Në një kohë që bota po diskuton prej kohësh çështjen e abortit, ndikuar edhe nga situata në SHBA, del që abortet në Shqipëri po kryen nga adoleshentët. Sipas Institutit të Statistikave, te vajzat 18-vjeçare ndodhin 140 ndërprerje shtatzënie për çdo 1 mijë lindje të gjalla. “Kryesisht, shkak është mosha e re”, thotë gjinekologu Ernald Zeqja. “Nuk janë të përgjegjshëm, nuk e shikojnë veten si baba ose nënë e ardhshme. Kryesisht janë vendime që merren nga të dy partnerët”. Ulja e moshës së kontaktit seksual është sipas mjekëve gjinekologë një tjetër arsye e shtimit të aborteve te vajzat adoleshente. “Me hapjen,…

Read More

Shqiptari Arlind Ajeti ka zgjedhur Italinë për të vijuar karrierën e tij. Futbollisti i Kombëtares Shqiptare është zyrtarizuar si lojtari më i ri i skuadrës së Pordenones, e cila në edicionin e fundit ra nga Seria B dhe këtë sezon do të luaj në Serinë C. Mbrojtësi ka firmosur për dy vitet e ardhshme me friulanët dhe shumë shpejt do t’i bashkohet skuadrës. Për Ajetin kishte interes dhe Tirana, e cila e kërkoi me ngulm në Kupat e Europës, por oferta e bardhebluve, nuk e bindi lojtarin. Mbrojtësi prej kohësh luan në Serinë C me Padovën, ndërsa më parë ka…

Read More

Autoritetet ruse kanë vënë në pranga një nënë 33-vjeçare, e cila nuk ka shitur foshnjën e saj të porsalindur për 2900 paund. Sipas gazetës britanike “Daily Mail” , 33-vjeçarja e paidentifikuar është banues në Dagestani në jug të Rusisë. Mediet e huaja raportojnë se gruaja shiti foshnjën për të mbledhur para, pasi me ato para donte të kryente një operacion plastik në hundë. “Nëna e pamëshirshme nuk hezitoi të shiste djalin e saj pesë ditësh për të mbledhur 200 mijë rubla (2900 £)”, shkruan Daily Mail. Gruaja ruse, e cila ndodhet në paraburgim, i kishte thënë një shoku se nuk donte…

Read More

Pas pamjes së mrekullueshme të yjeve të Hollwyood që të gjithë i kemi zili, nuk janë veç produktet e shtenjta, por edhe produkte që mund t’i gjejmë në kuzhinë lehtësisht. Këta përbërës dhe produkte mund t’i marrim çdo ditë, ato përdoren nga persona ttë famshëm si Sienna Miller, Nicole Kidman, Blake, Catherine Zeta-Jones e të tjera. Keçap për kujdesin e flokëve u përdor për disa kohë nga Sienna Miller. “E vetmja gjë që bënte ndryshim ishte keçapi, ndaj më duhej të vendosja salcë domatesh në flokët e mi për rreth një vit e gjysmë, derisa të ktheheshin në normalitet”, tha…

Read More

Beteja politike e LSI-së janë inceneratorët, dhe këtë të mërkurë në një deklaratë për mediat, deputetja Erisa Xhixho tha se SPAK është në provë për këtë aferë, ku shton se janë 24 kompani që vodhën 189 milion dollarë. “Qeveria e inceneratorëve, e cila vjedh qytetarët që jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë, duhet ndalur sot. SPAK ka në dorë dokumentet, provat dhe besimin tonë. Më shumë se kurrë, SPAK është sot në provë me megaaferën e 30 viteve, sepse askush nuk e pret drejtësinë as nga Edi Rama, as nga Erion Veliaj”. Deklarata e plotë Të nderuar…

Read More

Seriali i më i ndjekur dhe i komentuar i Netflixit, “Squid Game” bëhet seriali i parë në gjuhën jo-angleze që nominohet në çmimet “Emmy Awards”. “Squid Game” ka 14 nominime, përfshirë dizajnin e prodhimit, kinematografinë, efektet speciale, montazhin, temën e titullit kryesor dhe efektet speciale. Seriali i krijuar nga regjisori koreano-jugor Hwang Dong-hyuk, sjell historinë e një grupi njerëzish që janë në vështirësi të mëdha financiare ndërsa konkurrojnë në një seri lojërash vdekjeprurëse për fëmijë për një çmim në shumë monetare. Hwang është edhe krijuesi i parë vendas korean që fitoi nominime për Emmy për skenarin dhe regjinë e dramës.…

Read More

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla këtë të mërkurë mbajti një konferencë për shtyp me deputetin e Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviç. Deputeti shprehu keqardhjen se BE-ja kishte shansin tre javë më parë që t’i liberalizonte vizat Kosovës, si edhe t’i jepte një shtysë procesit integrues të Shqipërisë dhe RMV-së. Por ai nënvizoi se qeveria e re e Olaf Scholz, do të punojë fort që vendi ynë të nisë negociatat me BE-në javën e ardhshme. “Ne si qeveri e re e shohim Shqipërinë, si anëtar të BE. Para 3 javësh patëm një konferencë, duhet ta them që jam…

Read More

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka denoncuar procedurën për shpalljen e fituesit të tenderit për rrugën Fier Vlorë. Bozdo deklaroi se Evis Berberi ka shpallur fituese kompaninë e katërt në garë me ofertën dy milionë euro më të shtrenjtë se tre kompanitë e tjera. “Autoriteti i Rrugëve mund të hynte në librin “Guinness” me vendimet antiligjore, të papërgjegjshme dhe të kushtueshme. Partia Demokratike denoncon një akt të tillë, i cili nuk është i paprecedent për këtë qeveri, por nuk ka precedent në vende normale, ku qeverisja është transparente dhe llogaridhënëse”. Deklarata e plotë Për riprarimin e rrugës…

Read More

Presidenti Ilir Meta, mandati i të cilit mbaron më 24 korrik, është shfaqur ndryshe ditën e sotme dhe larg politikës. Kreu i shtetit ka ndarë një foto me ndjekësit në Facebook, ndërsa shkruan “Është më e bukur dita kur e nis me njerëz të mirë!”. Mesa duket Meta i ka marrë pushimet pak ditë para se të largohet nga posti si President, post të cilin e mbajti për 5 vite që nga 24 korriku i vitit 2017.

Read More

Gjykata e Lartë ka lënë ën fuqi dënimin me 8 vite dhe 9 muaj burg për Safet Bajrin. Kjo gjykatë ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkodrës me njohjen e vendimit të gjykatave belge. Kujtojmë se Bajri prej disa muajsh kërkon edhe lirinë me kusht, kërkesa të cilat janë rrëzuar nga gjykatat. Atij i mbeten edhe disa muaj nga vuajtja e dënimit. Nga mesi i qershorit gjykata e Shkallës së Parë Fier ka rrëzuar kërkesën për liri të anëtarit të bandës së Shkodrës. Kjo në bazë të kërkesës së prokurorit të çështjes Genci Mane, i cili ka kërkuar…

Read More

Ditën e sotme është arrestuar në Itali një shqiptar në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2000. Ai është dënuar me 25 vite heqje lirie nën akuzën e vrasjes gjatë një grabitje të një personi në Tiranë. Në datën 27 qershor 2000, në vendin e quajtur “Magazinat e tregtisë”, në rrugën “Siri Kodra”, Besnik Lamçja, në bashkëpunim me shtetasin E. Ç., ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. U. Lamçja është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhja me armë”.

Read More