Author: tirana

Talenti dhe puna e shqiptarëve nëpër botë, është parë vite me rradhë. Që nga artistët, aktorët, modelet etj, kanë korrur suksese dhe kanë marrë vlerësime. Së fundmi krenarë na kanë bërë vëllezërit Arnold dhe Artan Balla, të cilët kanë lënë pa fjalë jurinë në “America’s Got Talent” me performancën e tyre akrobatike. Vëllezërit kanë pasion akrobacinë. Nuk munguan “wow” dhe duartrokitjet gjatë të gjithë perfomancës së tyre derisa juria i dha tre pikët, ndaj do të jenë sërish në spektakël. “Nuk e kisha parë kurrë më parë”, tha Heidi Klum. Ndërsa anëtarja tjetër e jurisë, Sofia Vergara u shpreh: “Jam…

Read More

Policia e Fierit ka kryer një aksion paraditen e sotme. ku ka arrestuar 3 persona, të cilët dyshohet se kanë bërë tre vjedhje ne lagjen “8 shkurti”. Abcnews.al raporton se tre personat e dyshuar kane marrë me qira një banesë ne këtë lagje ku dhe policia ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tyre ne polici.

Read More

Mali i Çikës prej ditësh është nën pushtetin e flakëve të cilat po përhapen, kjo duke rrezikuar dhe fshatin e Dhërmiut. Në ndihmë të zjarrëfikësve të Vlorës kanë shkuar dhe ata të Himarës por nuk ka rezultuar e sukseshme pasi vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive. Deri më tani raportohet se janë djegur një sasi e konsiderueshme pyjesh dhe shkurresh ndërkohë që zjarri ende nuk është vënë nën kontroll.

Read More

E nesërmja do të jetë dita vendimtare në Maqedoninë e Veriut. Parlamenti do të mbajë seancën për miratimin e propozimit francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë dhe zhbllokimin e negociatave të anëtarësimit. Një fjalim do të mbajë edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der leyen. Me kërkesë të ligjvënësve, qeveria dorëzoi pasditen e së martën në kuvend, të gjithë dokumentacionin që ka të bëjë me propozimin e Francës. Burime diplomatike për Radion Evropa e Lirë thonë se nëse propozimi francez pranohet, në fillim të javës së ardhshme mundtë mbahet konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së veriut dhe…

Read More

Avokatët nesër do të mbajnë një protestë kundër hartës së re gjyqësore, por sot ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja do të jetë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku është i thirrur për dëgjesë publike. Ditën e martë, ai tha se janë në pritje të opinionit të Ministrisë së Financave në lidhje me kostot e hartës dhe vetëm pas kësaj ajo do të shkojë direkt në qeveri për miratim. I pyetur nga gazetarët nëse do të ndryshojë qasja e dikasterit që drejton apo ndonjë reflektim pas protestës së avokatëve, Manja u shpreh se sot do jetë në Komision në orën…

Read More

Twitter padit miliarderin Elon Musk, dhe kërkon ta detyrojë të blejë firmën. Musk njoftoi të premten se nuk do të bënte pagesën prej 44 miliardë dollarësh për të blerë kompaninë. Në padinë e Twitter-it thuhet se Musk refuzon të respektojë detyrimet ndaj Twitter dhe hisedarëve të kompanisë sepse marrëveshja që ai ka nënshkruar më nuk i shërben interesave të tij personale. “Pasi bëri një spektakël publik duke përdorur Twitter-in dhe propozuar që të ketë marrëveshje miqësore me shitësin, Musk duket se beson se ai ndryshe nga palët e tjera që janë subjekt i ligjit të kontratës së Delauerit, është i…

Read More

Gjatë një sulmi, Shtetet e Bashkuara kanë vrarë liderin e Shtetit Islamik në Siri, Maher al Aqal. Me të u vra edhe zëvendësi i tij. Të dy po udhëtonin me motoçikleta në momentin e sulmit me dron. Presidenti amerikan Joe Biden, thotë se vdekja e tij është një mesazh i fuqishëm për të gjithë terroristët që kërcënojnë atdheun tonë dhe interesat tona në mbarë botën. “Shtetet e Bashkuara do të jenë të pamëshirshme në përpjekjet e tyre për t’i sjellë ato para drejtësisë”. Akal ishte një nga katër liderët më me ndikim të organizatës terroriste në nivel global. Ky ishte…

Read More

Bimë kanabisi janë gjetur në fshatin Palç, ku si rezultat janë arrestuar dy persona, 53-vjeçari Ndue Ndoja dhe 19-vjeçari Amarildo Ndoja, babë e bir dhe banues në lagjen Kotec të këtij fshati. Babë e bir, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në territorin e fshatit Palç. Po ashtu nën hetim është vënë kryetar i fshatit, 33-vjeçari me iniciale S.P., për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit” si dhe 65-vjeçari me iniciale Gj. P., me detyrë inspektor i pyjeve dhe mjedisit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për…

Read More

Beogradi në Serbi dhe Tirana në Shqipëri janë dy kryeqytetet më të shtrenjta në rajon, sipas indeksit të mesviti të Numbeo, database më e madhe e kostove të jetesës. Beogradi ka një indeks prej 38.8 % dhe Tirana 38.37%. Ky indeks mat koston e jetesës në raport me qytetin e Nju Jorkut, që e ka këtë tregues 100%. Më e lira në rajon është Prishtina e Kosovës, me indeksin në vlerën 26.3% e kostos së jetesësnë Nju Jork, e ndjekur nga Shkupi, në Maqedoninë e Veriut (32.94%), Podgorica në Mal të Zi (34.52%), Sarajeva në Bosnjë Hercegovinë (35.34). Indeksi i…

Read More

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Manchester United nuk është aspak një dështim. Edhe pse u shpall golashënuesi më i mirë i sezonit, skuadra nuk arriti të siguronte zonën Champions League por me siguri mund konisderohet kampione e rrjeteve sociale falë Ronaldos. Sezonin e fundit, Manchester United e mbylli me rreth 2 miliardë komente, pëlqime dhe shpërndarje postimesh pavarësisht se skuadra ka vuajtur jo pak në fushën e lojës. Rrirja e ndjeshme e klikimeve e ka bërë Manchester United klubin më popullor në rrjetet sociale duke lënë pas edhe Realin e Madridit apo Barcelonën. Në këtë mënyrë, të ardhurat janë rritur…

Read More

Jemi mësuar të shohim burra në aktivitete kriminale, por duhet të njiheni me “mbretëreshën e kriptos”. Ruja Ignatova është në listën e 10 personave më të rëndësishëm, të shpallur në kërkim nga Byroja Federale e Hetimit (FBI) në SHBA. Për gjetjen e saj është vendosur edhe shpërblimi prej 100.000 dollarësh. Ajo akuzohet se përmes mashtrimit ka mundur t’u zhvasë miliarda dollarë investuesve mendjelehtë në të gjithë botën. Sipas FBI-së, “ajo kërkohet për pjesëmarrje në një skemë shumë të përhapur mashtrimi, nëpërmjet kriptovalutës së rreme. Muajin e kaluar, 42-vjeçarja u përfshi gjithashtu edhe në listën e personave më të kërkuar nga…

Read More

Në mes të trazirave, Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa është larguar nga vendi mëngjesin e kësaj të mërkure me një avion ushtarak, pasi populli dje ishte në aeroport dhe Rajapaksa kishte frikë të shkonte atje. Vendimi ka ardhur pas protestave masive popullore mbi krizën ekonomike, që e detyruan atë të japë dorëheqjen. 73 vjeçari ka mbërritur në Maldive me bashkëshorten e tij dhe dy zyrtare të lartë të sigurisë. Protestat për mbi 1 muaj i dhanë fund dinastisë së familjes presidenciale, që drejtoi Sri Lankën për dekada të tëra. Sipas mediave, Raxhapaksa nuk do të qëndrojë në Maldive dhe…

Read More