Ish-missi me origjinë nga Saranda kujton ngjarje e rëndë në fëmijëri, i ra betoni nga kati i 5-të i pallatit dhe shpëtoi mrekullisht Gjatë intervistës që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa, ish miss Alma Ajazi Bossuet ( vajza e notares se njohur Gjylso Ajazi dhe volejbollistes nga Saranda qe e njohim si Tuti) rrëfeu mes të tjerash dhe një ngjarje të rëndë që ka lënë gjurmë në jetën e saj. Kur ishte vetëm 6 vjeç, një pllakë betoni nga kati i pestë i një pallati bie mbi këmbën e saj. Teksa kujtoi këtë ngjarje të…
Author: tirana
Një gazetë në shtetin juglindor amerikan të Teksasit publikoi pamjet nga kamerat e sigurisë të sulmit me armë në një shkollë fillore në Uvalde të Teksasit dhe ndërhyrjen e policisë në masakrën e majit ku u vranë 19 fëmijë dhe dy mësues. Pamjet janë të redaktuara dhe të rënda për t’u parë. Në pamjet shqetëuese 90 minutëshe të publikuara të martën në faqen e gazetës “Austin American Statesman”, shihet sulmuesi 18 vjeçar, Salvador Ramos duke hyrë në shkollën fillore në Uvalde, para se të fillojë të qëllojë me armë zjarri në drejtim të fëmijëve. Policia futet në shkollë vetëm pak…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri u takua sot me Raporterin për Ballkanin Perëndimor në Komisionin për Politikën e Jashtme në Bundestagun Gjerman, Adis Ahmetovic.Dy bashkëbiseduesit diskutuam mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, bashkëpunimin e ngushtë të Partisë Socialiste me SPD gjermane dhe situatën që po përballet Europa si pasojë e luftës në Ukrainë.“Pata kënaqësinë të mirëpres në një takim Raporterin për Ballkanin Perëndimor në Komisionin për Politikën e Jashtme në Bundestagun Gjerman, Adis Ahmetovic ku diskutuam mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, bashkëpunimin e ngushtë të Partisë Socialiste me SPD gjermane dhe situatën…
Beniamin dhe Eduard Kondi, dy vëllezërit që u bënë protagonistë të ngjarjes kriminale në lokalin e plazhit Bora-Bora në Rradhimë, janë të njohur për policinë e qytetit të Vlorës. Gazetari Elton Qyno shkruan për Ora News se ata kanë një vëllezër të tretë, Arianit Kondi që është dënuar për vrasje. Bëhet fjalë për përplasjen me armë që ndodhi në një muzikë live në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ngjarje e ndodhur në vitin 2017, ku mbeti i vrarë Ergys Gjioveshaj. Eljaso Çela, Gani Tozaj dhe Aranit Kondi, u konfliktuan me Ergys Gjioveshajn, ndërkohë që po këndonte këngëtarja Blerina…
Autoritetet në Spanjë kanë goditur një grup kriminal që përbëhej nga shqiptarë, e që merrej me kultivimin dhe shpërndarjen e marijuanës në qytetet e Barcelonës, Tarragonës dhe Gironës. Në pranga kanë përfunduar 11 shqiptarë, të cilët po hetohen si të dyshuar për veprën penale të trafikut të drogës, veprimtarisë në grup kriminal dhe vjedhjes së energjisë elektrike. Hetimi filloi në fund të vitit 2021 dhe në janar të këtij viti u bë i mundur arrestimi i 2 personave përgjegjës për një plantacion në një shtëpi në Castellbisbal (Vallès Occidental). Asokohe, policia spanjolle zbuloi 1264 bimë. Më pas, në një shtëpi…
Nga Kreshnik Spahiu A janë shqiptarët njerëz të besës më shumë se gjermanët, suedezët, anglezët, francezët, kroatët, kinezët, japonezët apo indianët? Përpara se të jepni një përgjigje duhet të keni eksperienca jetësore apo profesionale me njerëz të kombësive të ndryshme që ti krahasoni. Nga filmat apo media nuk mund të zbuloni nivelin e besës të një kombi. Referuar qindra e qindra çështjesh juridike që kam asistuar në 30 vite eksperiencë brenda dhe jashtë Shqipërisë, mund t’ju them se shumë të huaj nuk janë më pak korrekt se shqiptarët në fjalën e dhënë në: biznesshoqëridashurimarrëdhënie punebesnikëri bashkëshortoreruajtje sekreti apo informacioni -marrëveshje…
Gëzim Racaku rezulton i humbur që prej datës 5 korrik të këtij viti i ikur nga shtëpia në lagjen ‘Partizani’, në fshehtësi. Ai jetonte bashkë me djalin dhe vajzën, që ditën kur bashkëshortja i la 18 vite më parë. Ky largim i papritur i gruas shkaktoi pasoja të rënda psikologjike tek Gëzimi, i cili prej kohësh kurohej nga depresioni. Mungesën e të atit e vuri re i pari djali. Në dollapin e rrobave mungojnë një bluzë gri, tuta të zeza dhe një palë shapka të zeza me të cilat ka dalë i veshur 50-vjeçari, momentin e largimit. Teksa i drejtohet…
Përfshihet nga flakët një kullotë në Memaliaj. Zjarri ka shkaktuar djegien e më shumë se 2 ha tokë bujqësore. Shërbimet zjarrfikëse në Memaliaj kanë ndërhyrë dhe kanë vendosur perimetrin në zonë, duke bërë të mundur ndaljen e avancimit të flakëve në drejtimin verior.
Moderatorja Bora Zemani ka ironizuar të gjithë ata që e akuzojnë për ndërhyrje kirurgjikale. Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin e saj social “Instagram” disa mesazhe që ka shkëmbyer me një nga shoqet e saj, përmes së cilave bëjnë ironi me kritikët e prezantueses. Mesazhet: Aulona: Pse nuk shkruajte- jo po filtra, jo po operacione, jo po photoshop. Bora: Ja e shkruajte ti. Aulona: Dikush duhet ta thoshte. Vetëm se unë s’ta them dot publikisht se s’më njeh njeri, s’jam vip. Bora: Ti je super vip mi. Të ka peshë fjala. Bricjap mo. Aulona: Faleminderit, nder i madh për neve.
Ditën e nesërme Komisioneri europian për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Várhelyi do të vizitojë Tiranën. Sipas informacioneve, diplomati do të zhvillojë një vizitë në Bypassin e Vlorës.Gjatë vizitës, pritet të ketë një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama. Kujtojmë se By-passi i Vlorës u hap për qarkullim më 7 korrik. Ndërsa para kryeministrisë mbahej protesta e opozitës, kryeministri i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Ballukua inspektuan punimet në aksin e sapo hapur. Ndërkohë, kujtojmë se kryeministri Edi Rama ndodhej sot në Bruksel ku është takuar me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg.
Dhoma e Avokatisë ka pezulluar nga detyra për tre muaj Nexhip Dautin, 1 nga 15 avokatët të cilët kanë thyer bojkotin dhe kanë marrë pjesë në seancat gjyqësore. Për 14 të tjerët po vijon shqyrtim. Ndërkohë ditën e nesërme në orën 11:00 është paralajmëruar protesta e avokatëve para Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore. Pak ditë më parë ishte Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokurori i Përgjithshëm dhanë pëlqimin e tyre për hartën e re gjyqësore ndërsa e argumentuan atë si më të përshtatshmen në situatën aktuale ku ndodhen gjykatat dhe prokuroritë. Pro hartës kanë dalë…
Moderatori Blendi Fevziu ka zbuluar për herë të parë amanetin që i ka lënë të bijës. Blendi theksoi se e vetmja gjë që i ka kërkuar është që të mos jetojë në Shqipëri. Këtë kërkesë Blendi ia ka bërë vajzës së madhe pasi për të voglën është ende herët për këtë. Ndërsa vetë ai u shpeh se do të jetojë gjithmonë në Shqipëri.